Vogëlushja që shihni në këtë foto, sot është një ndër moderatoret më të njohura sportive në ekran. Është fjala për Hygerta Sakon, e cila së fundmi ka hapur arkivat. Sako ka publikuar në rrjetet sociale një foto nga dita e parë e shkollës, kur ishte vetëm 6 vjeçe. Hygerta nuk ka hezituar të bëjë edhe përshkrimine fotos, ku flet me detaje për ‘trendin’ e atyre viteve. “Flokët sikur m’i kanë prerë me tas, fustani me copën që kishte tepruar nga perdet (edhe pse qendisur mjeshtërisht nga motra) dhe duke përqafuar lulen e duke buzëqeshur gjasme se kështu më tha xhaxhi…
Author: tirana
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi tha sot se Unaza e Re është vetëm një nga aferat e Edi Ramës, ku 40 milionë euro kërkon që ti vjedhë duke i çuar në të ashtuquajturin projekt, kur shumë mirë mund të shkonin për studentët, të cilët dhunohen nga policët. “Këta policë harrojnë se nesër do të kenë fëmijët e tyre dhe një tjetër polic do i rrahë ata”, u shpreh Kryemadhi në një dalje për mediat. Ajo i bëri thirrje ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj që të mos lejojë që të ngrihet dorë ndaj studentëve. Në vijim i bëri…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bazën ushtarake të Pashalimanit në Orikum ku janë vjedhur armë. Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur gjatë natës dhe në bazë janë marrë 3 armë të llojit automatike ndërsa ushtari që presupozohej të ruante municonet, nuk ishte në vendin e punës. Për këtë janë shoqëruar në polici edhe 5 ushtarakë të cilët kanë dhënë dëshmitë e tyre. Ende nuk dihet asgjë për autorët e vjedhjes së automatikëve por ndërkaq, ka nisur me shpejtësi një hetim që pritet të zbardhë gjithçka.
Sa më i madh kontakti me kafshët shtëpiake gjatë viteve të para të jetës, aq më të mbrojtur janë fëmijët nga alergjitë. Kjo është vërtetuar nga studime të kryera nga universitetet suedeze, të cilat janë publikuar në revistat prestigjoze shkencore Plus One dhe britanikja New Scientist. Janë analizuar të dhënat e 1029 fëmijëve të moshave 8-9 vjeç, të cilët nuk kishin pasur kafshë shtëpiake në vitin e parë të jetës së tyre. 49% e tyre vuanin nga alergjitë, ndërkohë që statistikat uleshin në 43% në fëmijët e grupit tjetër që kishin pasur një mace apo qen, dhe në rastin kur…
Nga Zef Mazi* Kryeministri Edi Rama caktoi per minister te jashtem nje djale te ri të moshës 28 vjecare dhe nga Prishtina, pas shtate muajsh angazhimi ne ministrine e jashtme si zv.ministër. Këto orë për të po thuhet se paska njohuri te admirueshme, pavaresisht nga mosha. Kjo tregon në fakt metrin e gjykimit dhe standartin e vlerësimit të të emëruarve në shtetin e sotëm shqiptar. Del e qartë kësisoj sesi u bëkan vleresimet dhe si arrihet në konkluzione mbi karrierat dhe nivelin profesional të të emëruarve, qe te habisin per mendjelehtesine që bartin! Kryeministri Rama ka hyrë në konflikt publik…
Rektorati i Universitetit të Tiranës i bën thirrje studentëve t’i japin fund protestës dhe t’i rikthehen procesit mësimor në fakultete. Në një njoftim të nxjerrë këtë të premte, Rektorati i UT kërkon nga studentët të ulen në auditore, ndërsa njofton shtyrjen e afatit për shlyerjen e tarifës së studimeve. Gjithashtu, Rektorati njofton edhe zëvendësimin e orëve mësimore të humbura për shkak të protestës.
Nëse jeni nga ata persona që çdo ditë përton të zgjohet nga shtrati, më poshtë u sjellim tri këshilla të cilat do të ndihmojnë edhe lehtësojnë zgjimin tuaj nga gjumi. Pini ujë Mënyra më e mirë për të përgatitur porcionin kundër-gjumë është të shtoni pak limon dhe një lugë çaji me mjaltë në ujin tuaj. Hani mëngjes të mirë Shmangni ushqimet dhe pijet me nivel të lartë sheqeri sepse provokojnë një efekt me “stomak të rëndë” dhe të bëjë që të ndjeheni të përgjumur. Nëse zgjoheni para alarmit, çohuni shpejt nga shtrati Nëse e keni vënë alarmin në orën 6…
Ndikimi i ujit në shëndetin e njeriut është tejet pozitiv sepse mundëson qarkullimin e duhur të vlerave ushqyese në trup. U sjellim disa nga rolet e mrekullueshme të ujit: Mund të ju ndihmojë të humbni peshë. Uji ka “magjinë” për t’ua hequr disa kilogramë nga trupi. Duke qëndruar të hidratuar, trupi ndjen më pak nevojë për ushqime. Përmirëson lëkurën dhe shkëlqen atë Nëse pini ujë sapo të zgjoheni, kjo do ta bëjë lëkurën tuaj më të ndritshme dhe më të shëndetshme. Po ashtu ndikon që lëkura ta kryejë rolin rregullues të temperaturës së trupit.
20-vjeçari shqiptar, Aleksandër Luca, do të përballet me të tjera akuza në Greqi, në gjykimin e tij për përdhunimin dhe vrasjen e një studentja greke të bërë në bashkëpunim. Luca është duke vuajtur masën e sigurisë në burgun e Grevanas në Greqi, por për të janë bërë akuza për abuzime të tjera seksuale. Mediat greke kanë shkruar sot se kanë qenë tre vajza të tjera të cilat kanë dëshmuar kundër tij dhe e akuzojnë për tentativa përdhunimi. Megjithatë, tre vajzat nuk kanë bërë denoncim formal në polici ndaj 20-vjeçarit shqiptar. Aleksandër Luca së bashku me shokun e tij grek akuzohen se…
Teksa i përgjigjej disa pyetjeve në Instastoryn e saj, modelja Afërdita Dreshaj i ka pikëlluar të gjithë kur ka rrëfyer publikisht si ka ndikuar mungesa e të atit në jetën e saj. E pyetur sa të vështirë e ka pasur të realizonte ëndrrat pa praninë e babait, Afërdita ka treguar se është munduar t’a çojë amanetin e tij deri në fund. “Ëndrra e babait tim ishte të isha një këngëtare. Kur unë isha 12 vjeç dhe ai ishte ende gjallë, ai më çoi për të regjistruar këngën e parë. Pas humbjes së tij ishte shumë e vështirë të vazhdoja të…
Nëse jeni duke pyetur veten se si mund të humbisni peshë në 7 ditë, e dini se tashmë është e mundur? Këtu është fruti juaj më i preferuar i sezonit. Është shija dhe zgjidhja që ju duhet. Mandarina është ndër frutat më të dëshiruar gjatë vjeshtës dhe dimrit. Është e shijshme, e ëmbël dhe e pasur me vitaminë C. Është një frut që kurrë nuk del nga tryeza dhe është e përsosur për t’u konsumuar çdo ditë falë pak kalorive të pranishme në të. Falë përfitimeve të shumta të saj, nga ky fryt ka lindur një dietë që duhet ndjekur…
Ish anëtarja e kryesisë dhe e dorëhequr nga lista e re e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD, Valbona Mezini, i ka bërë thirrje kryetarit të PD Lulzim Basha që të tregohet realist përsa i takon realitetit mediatik. Mezini evidenton në rrjetet sociale se Basha është jashtë realitetit me premtimet e tij për një revolucion në media, pasi kjo e fundit sipas saj ka probleme kardinale. Si ngërcet e mediave ajo rendit pagesën e korrespondentëve, mos derdhjen e siguracioneve, mungesën e rrogës së 13, të kodit të punës dhe etikës profesionale. “Luli tek tryeza për projektligjet e qeverisë per median…