Author: tirana

Rej Kurcveil, drejtor i inxhinierisë në Google, deklaroi kohët e fundit se rritja eksponenciale e teknologjisë dhe robotikës, do të mbërrijë kulmin me një platformë mbarëbotërore në sistemet tona ekonomike brenda 100 viteve të ardhshme, dhe ndoshta edhe më shpejt. Ai thotë se zhvillimet e shpejta të kohëve të fundit në fuqinë informatike, shpejtësia e internetit, shkëmbimi i informacionit dhe printimi 3D, kontribuojnë gjithnjë e më shumë në tregtinë me shpejtësi të robotëve. Nëse dikush sheh prirjet e hulumtuara nga Google dhe korporatat e tjera të teknologjisë së lartë, atëherë mund të shihni se deri në vitin 2025, robotët do…

Read More

Bafjtar Cidhnaku, u plagos nga burri i motrës së tij, ky i fundit ngeli viktimë e krimit në familje. Ngjarja ndodhi në Mallqellarë të Dibrës. Gazetari Baftjar Cidhnakut, Adriatik Jella (viktima) e plagosi me thikë dhe i preu veshët. Cidhnaku,ka të fashuar veshët, gushen, madje edhe shpatullën për shkak të plagëve të marra. Kujtojmë se pak pas ngjarjes në fjalë, episodi i dhunës nuk u ndal me kaq, pasi Jella, u nis për në fshatin e familjes së gruas së tij, Topojan. Jella, ka hyre në banesën e babait të bashkëshortores, me të cilin ishte ndarë prej gati 3 muajsh,…

Read More

SHBA eshte perfshire nga stuhi debore. Niveli i dëborës ka arritur në mbi 25 centimetra në shtete federale si Dakota e Veriut e Jugut, Kansas, Nebraska e Minnesota. Termometri atje shënon deri -20 gradë celcius. Përveçse në rrugë, ngricat kanë shkaktuar probleme në transportin ajror duke u bërë shkak për anulimin e mbi 800 fluturimeve dhe vonesa tek rreth 7 mijë të tjerë. Ne verilindje se Shtetve e Bashkuara kaos ne rruget e tij ,e cila gjatë orëve të fundit është goditur nga stuhi të mëdha bore. Nderkohe qe një motoçiklist humbi jetën në një aksident të shkaktuar nga ngricat…

Read More

Ekspertët në Universitetin Xhorxhtaun në SHBA, mendojnë se deri në vitin 2040, 90 për qind e automjeteve në rrugë do të jenë elektrike, dhe shumë shpejt pas kësaj, automjetet me naftë dhe benzinë nuk do të ekzistojnë më. Norvegjia ka deklaruar se do të ndalojë shitjet e makinave me karburantet fosile deri në vitin 2025, me Holandën, Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar që bëjnë të njëjtin premtim për vitin 2040. Gjermania dhe Kina, dy lideret në industrinë e makinave, kanë premtuar ide të ngjashme, pa një vendosur afate kohore. Ndërkohë studiuesit shtojnë se automjetet autonome do të dominojnë gjithashtu shoqërinë.…

Read More

Tragjedi në Faenza të Italisë, ku mbrëmjen e djeshme një maroken 40-vjeçar ka humbur jetën i intoksikuar nga gazi karbonik, ndërkohë që një tjetër maroken dhe një shqiptar janë shtruar në spital për shkak të thithjes së gazit helmues. 40-vjeçari kishte ndezur qymyr në një enë të vogël alumini për të bërë barbeky dhe karboni gradualisht mbushi ajrin në brendësi të banjos së vogël. Marokeni nuk kuptoi asgjë, deri sa humbi ndjenjat. Ai u gjet i shtrirë në banjo nga një tjetër maroken, i cili thirri menjëherë ndihmën e shpejtë. I pari që ndërhyri për ndihmë ishte një shqiptar, i…

Read More

Gerard Pique më 2 shkurt do të mbushë 32 vjeç, që do të thotë se ka nisur periudha përmbylljes së karrierës. Në fakt, mbrojtësi blaugrana, sipas El Mundo Deportivos ka në plan ta përshpejtojë procesin e varjes së këpucëve në gozhdë. Ai ka planifikuar të luajë në nivelet më të larta deri në fund të sezonit të ardhshëm, për të nisur një etapë të re në karrierën dhe jetën e tij, që do të vazhdojë të jetë e lidhur ngushtësisht me futbollit. Piqué planifikon që rreth tij të mbledhë ikonat e Barcelonës. Stolin dëshiron tia besojë dyshes virtuoze Xavi-Iniesta. I…

Read More

Një letër e shkruar nga shkencëtari, Albert Einstein, në të cilën ai shtjellon konceptin e tij për fenë, do të vendoset në një ankand të martën në Nju Jork. E ashtuquajtura “Letra e Zotit” është shkruar më 1954 dhe pritet të shitet për 1.5 milion dollarë. Fituesi i Çmimit Nobel, atëherë 74 vjeçar, i ka nisur një letër një faqe e gjysmë, filozofit gjerman, Eric Gutkind, në përgjigjje të punës së këtij të fundit. Kjo letër konsiderohet si deklaratë kyçe në debatin mes shkencës dhe fesë. “Kjo letër tejet e sinqertë dhe private është shkruar një vit para vdekjes së…

Read More

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama mandatoi Kryetarin e Komisionit parlamentar të Ekonomisë Erjon Braçe në detyrën e zv/ Kryeministrit. Një prej anëtarëve të këtij komisioni, deputetja socialiste Evis Kushi ka zgjedhur një mënyrë krejt të veçantë urimi për kolegun e saj që do t’i largohet. “Nuk e di me kë do bëj sherr këtej e tutje në Komisionin e Ekonomisë , por urimet më të përzemërta për Zv. Kryeministrin e ri Erjon Braçe”, shkruan Kushi. Braçe njihet në rrethin parlamentar si opozitari i përjetshëm pasi pavarësisht përkatësisë partiake, nuk hezitonte të shprehte hapur kritikat.

Read More

Në një deklaratë për mediat nga selia e LSI-së, pas ndryshimeve të prezantuara nga kryeministri Edi Rama në kabinetin e tij, Monika Kryemadhi tha se qeveria Rama ka rënë. Ajo nuk harroi t’i bëj edhe njëherë thirrje shqiptarëve t’i bashkohen protestës në orën 17:00 kundër qeverisë. Ajo tha se qeveria Rama ka rënë për shkak të situatës së rëndë ekonomike. “Dëgjojmë se ka hapur vende të reja pune, por nuk dëgjojmë se si degdisi rrugëve mbi 400 mijë emigrantë. Qeveria ra sepse ky asnjëherë nuk përmend se sa shumë taksa paguajnë shqiptarët por çdo ditë ulëret sikur ky ka bërë…

Read More

Vijon ndikimi i masave ajrore me origjinë verilindore duke bërë që pjesa me e madhe e territorit të dominohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta në zonat malore. Pasditja dhe mbrëmja mbeten me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes. Por mesdita ruan vlera konstante duke luhatur vlerat ditore nga -4 °C deri në 14°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Read More

Në qëndër të qytetit të Fierit, një automjet tip Renault ka marrë flakë në ecje. Ngjarja ka ndodhur në rrethrrotullimin e globit pranë bashkisë, në qendër të qytetit. Automjeti në pronësi të shtetasit Ismail Driza ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike në pjesën e motorrit. Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë nga makina pa pësuar dëmtime.

Read More

Ashtu si në të gjithë Republiken e Shqipërisë, edhe në qytetin Shkodrës ka nisur mbyllja e kazinove, pikave të basteve dhe garave sportive. Qytetarët shprehen mirenjohes per kete vendim te qeverise, por ka edhe skeptikë, të cilët e shohin të vështirë realizimin e kësaj nisme. Qytetarët thone se ” bixhozçinjte, do e gjejnje nje menyre per te luajtur.” Fillimi i vitit do të tregojë rezultatet dhe pasojat e mbylljes së pikave të llotove dhe lojrave të fatit edhe në qytetin e Shkodrës, dhe jo vetem, por ne te gjithe Shqiperine. 

Read More