Author: tirana

Kreu i Grupit Parlamentar, të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas ndryshimeve të 7 ministrave sot nga Edi Rama. Në një postim në Facebook, Balla shkruan se protesta e studentëve, i ka treguar drejtimin maxhorancës që duhet të ndjekë rrugën drejt Shqipërisë Evropiane. POSTIMI I PLOTË Protesta e studentëve (të vërtetë) na tregoi drejtimin që duhet të ndjekim drejt #ShqipëriaEuropiane. Ndryshimet e sotme në ekipin qeverisës erdhën si domosdoshmëri për të zgjeruar kapacitetetet tona.Vlerësim për rolin pozitiv të ministrave në largim #punapërShqipërinëqëDuam

Read More

Sinian Hoxha është një nga këngëtarët më të dashur, po ashtu edhe bashkëshortja e tij është aq bukuroshe dhe simpatike sa ka simpatinë e të gjithëve. Së fundi, çifti për festat e fundvitit po qëndron në qytetin e Nju Jorkut. Nga atje dyshja kanë sjellë një imazh ku shihen duke shkëmbyer puthje në mes të qytetit. Kjo foto e postuar në rrjetet sociale, ka tërhequr vëmëndjen e fansave. Edhe martesa e tyre vite më parë bëri bujë të madhe. Sinani do të performoj për festat e fundvitit për shqitarët e Nju Jorkut.V.D/Triananews/

Read More

Policia Rrugore e Tiranës ka shtuar masat pë të ndëshkuar të gjithë shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor. Në një njoftim për shtyp, kjo strukturë e bën të qartë se do të monitorojë lëvizjen e mjeteve në rrugë, për të shmangur aksidentet e mundshme, sepse shkelja e semaforëve mund të sjellë pasoja të rënda. Policia Rrugore publikoi një video, ku shfaqen shoferët, të cilët shkelin rregullat e qarkullimit. NJOFTIMI Policia Rrugore e Tiranës vijon të patrullojë dhe monitorojë me mjete të uniformuara dhe civile rrugët kryesore të kryeqytetit me qëllim ndërgjegjësimin, por edhe ndëshkimin e shkeljeve që janë rrezik potencial…

Read More

Banorët e zonës së “Astirit”, banesat e të cilëve preken nga projekti i Unazës së Re vijojnë protestën e tyre duke hyrë në ditën e 55 të saj. Banorët shprehen se projekti për ‘Unazën e Re’ është një aferë korruptive, ndërsa banesat i kanë ndërtuar duke punuar në emigracion. Të gjithë banorët njhërazi kërkojnë që banesat e tyre të mos shëmben, pasi aty është gjithë investimi I jetës së tyre. Ata bllokuan edhe sërish rrugën pranë banesave të tyre dhe më pas janë nisur në këmbë drejt Kryeministrisë për t’iu bashkuar protestës së emigrantëve. Këta të fundit kanë dalë në…

Read More

Një tjetër shqiptar ka humbur jetën në burgjet greke. Viktima është 33 vjeçari nga Vlora, Gëzim Shekaj, i cili ka ndërruar jetë në qeli. Edhe më i rëndë është fakti se ai mbahej në burg përtej afatit të përcaktuar nga gjykata greke. Ngjarja ndodhi ditën e mërkurë në burgun famëkeq “Koridalo” të Athinës, ndërkohë ende janë të paqarta rrethanat e vdekjes së të riut shqiptar. Ai kishte 20 ditë që kishte përfunduar kryerjen e dënimit, por nuk po nxirrej nga qelia. Një mik i 33 vjeçarit ka dyshime për vdekjen dhe shprehet se përgjatë 20 ditëve në mënyrë të jashtëligjshme…

Read More

Ministri i deritanishëm i Jashtëm i Shqipërisë, qartë ka kundërshtuar aventuarat politike të kryetarit të kosovës dhe rrjeshimisht ka goditur edhe shefin e tij në Tiranë. Tani me sa duket e pagoi çmimin e kritikës së duhur dhe të guximshme. Nga Enver ROBELLI Ishte një tallje e radhës e Edi Ramës. Kur njoftoi se nga posti i ministrit të Jashtëm do ta largonte Ditmir Bushatin, Rama tha se ka ardhur koha që Bushati t’i përkushtohet Shkodrës. Bushati me sa duket e parandiente se shefi i tij i deritanishëm do të tallej, andaj para se të merrte fermanin…

Read More

Policia italiane arrestoi një shqiptar, pasi atij iu gjet një sasi droge. Karabinierët gjatë një aksioni rutinë ndaluan shqiptarin, i cili po drejtonte një makinë luksoze dhe ata nisën kontrollin. Atij iu gjet e fshehur në një paketë cigaresh një sasi kokaine. Sipas mediave italiane, në pranga përfundoi një 50-vjeçar shqiptar që jetonte në Bastia. Veprimtaria e tij nuk ishte e panjohur më parë nga policia. Prej kohësh policia e kishte skeduar atë si person me rrezikshmëri dhe që ishte përdorues droge. Pas kontrolleve në makinë, policia shkoi edhe në shtëpinë e tij ku gjeti një peshore elektronike si dhe…

Read More

Gjermania është shumë para Shqipërisë në shumë aspekte, por ka një prej tyre ku vendi ynë del fitimtar. Kështu, sa i përket rrjetit për telefonat celularë 4G, referuar një studimi të kompanisë konsulente Aachen P3, i realizuar për llogari të grupit parlamentar të ekologjistëve, Gjermania në këtë drejtim vjen pas Shqipërisë. “Deutsche Welle” raporton se ekonomia më e fuqishme e Evropës është keq sa i takon furnizimit me valë 4G (LTE) krahasuar me shtetet e tjera evropiane. Rezulton se në këtë drejtim edhe vende si Polonia e Shqipëria kanë shërbime më të mira se në Gjermani, si në aspektin e…

Read More

Njëqindenjëzet Ditët e Sodomës u shkrua në vetëm 37 ditë në një rrotull letre 12 metra të gjatë nga fisniku francez Donatien Alfons Fransua, Markezi dë Sade. Ai u shkrua në vitin 1785, gjatë burgimit të Sade në Bastijë. Kur kjo e fundit u sulmua 4 vjet më vonë, vepra iu rrëmbye, dhe Sade shkroi më vonë se “derdhi lotë gjaku” për humbjen e dorëshkrimit. Ai jetoi pjesën e mbetur të jetës duke mos ditur se çfarë kishte ndodhur me librin, deri kur vdiq në vitin 1814. Vepra më në fund u gjet dhe botua në vitin 1905. Romani i…

Read More

Autoritetet gjermane konfiskuan gjatë vitit 2018 më shumë kokainë se ndonjëherë më parë. Rreth 9 tonë drogë u kapën brenda një dite prillin e këtij viti nëpër kontenierë në portin spanjoll të Algeciras. Vlera e saj në treg ishte gati gjysmë miliard euro. Sasia rekord u konsiderua tregues i një fenomeni të cilin hetuesit gjermanë e quajne “cunami nga Amerika Jugore”. Sipas një vlerësimi të Zyrës Federale të Kriminalistikës në Gjermani, këtë vit është rritur ndjeshëm sasia e konfiskuar e kokainës në Gjermani. 608 tonë u siguruan në vend deri në muajin nëntor. Arsyeja e një përmbytjeje të tillë me…

Read More

Para disa muajsh “Paramount Pictures” lajmëroj se ka gati edhe kapitullin e gjashtë të sagës “Terminator”,i cili do të dalë në kinematë amerikane më 26 korrik të vitit 2019. Në kastin e aktorëve do të jetë përsëri Linda Hamilton dhe Arnold Schëarzenegger, në rolet e Sarah Connor dhe cyborg-un e famshëm. Edhe pse të gjithë menduam se skenografia do të ishte përsëri nga David S. Goyer dhe Josh Friedman, regjisori Cameron dha lajmin se këtë herë do të jetë Billy Ray ai I cili do të merret personalisht me skenografin, ai gjithashtu ka qenë skenograf tek filmat të “Captain Phillips”…

Read More

Çdo vit, në vigjiljen e Vitit të Ri, mijëra njerëz në Stamboll vërshojnë për të provuar fatin e tyre me lotarinë e famshme “Nimet Abla”, të joshur nga premtimi i shndërrimit brenda natës në milioner. Për 90 vjet, kjo lotari ka tërhequr një numër të madh turqish, të tërhequr nga shpresa, por edhe fakti që organizatorët e saj kanë arritur të krijojnë bindjen se ofrojnë shanset më të mira për të fituar. Pritshmëria tek këta njerëz, arrin të triumfojë mbi korin e zërave që e konsiderojnë mëkat një veprim të tillë. Ata vazhdojnë t’i blejnë biletat edhe nëse përpjekjet e…

Read More