Të gjithë studentët që kanë mbaruar ekselentë do të kenë mundësi të punojnë në administratë. Ky është vendimi i marrë sëfundmi nga qeveria. Tirananews.al zbardh të plotë vendimin e qeverisë për punësimin e të rinjve, që synon jo vetëm t’i ndihmojë ata për t’u integruar në tregun e punës, por njëkohësisht edhe përthithjen e elementëve cilësorë për të qenë pjesë e administratës. Për vitin 2019, pozicionet vakante specialist dhe të barasvlefshëm në institucionet e administratës shtetërore jashtë shërbimit civil të plotësohen me prioritet nga studentët e ekselencës të diplomuar duke filluar nga viti 2017 e në vijim, nëpërmjet punësimit të…
Author: tirana
Bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Ajola Xoxa ditën e sotme ka zgjedhur të postoj një selfie në rrjetet sociale me misin e parë shqiptar, të cilën ajo në fakt e quan super miss. Në këtë foto ajo gjendet në zyrën e bashkëshortit së bashku me Valbona Selimllari dhe të voglën e saj. Krahas fotos Ajola ka shkruar: “Me nje super miss dhe me nje misske te vockel te bukur,”-përfundon Xoxa në rrjete sociale. Ajola në foto duket supër elegante dhe shumë e kuruar, ndërsa missi Selimllari duket natyrale dhe e shpenguar. V.D/ Tirananeës/
Presidenti Donald Trump ka vendosur që të ndryshojë politikën e SHBA-së nëpër botë. Sipas tij, Amerika “nuk mund të jenë më polici i botës”. Deklarata u bë në bazën ajrore amerikane Al-Asad në provincën perëndimore irakiane, Anbar. “Ne nuk duam më të shfrytëzohemi nga vende, që na përdorin ne dhe ushtrinë tonë të mrekullueshme për t’u mbrojtur. Ata nuk paguajnë për këtë. Nuk është e drejtë, që Shtetet e Bashkuara ta mbajnë këtë barrë të vetme. Ne jemi të shpërndarë në të gjithë botën. Jemi në vende, për emrin e të cilave shumica e njerëzve as që nuk kanë dëgjuar…
Jemi mësuar ta shikojmë shpesh teksa flet rreth angazhimit të saj në politikë. Por sot deputetja Elona Gjebrea e ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, foli për familjen dhe dy vajzat e saj binjake. Ajo po ashtu foli për lidhjen e saj të ngushtë me kushërinjtë, ku një ndër ta është edhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea. Deputetja rrëfeu se kur familjarët e saj bëheshin bashkë për festa, Arditi dhe nëna e tij, Meropi gjithnjë këndonin. “Me kushërinjtë kemi qenë shumë të lidhur. Ardit Gjebrean unë e kam djalë xhaxhai, jemi shumë të lidhur me njëri-tjetrin. Kur bëheshim bashkë…
Ditën e sotme është botuar në Fletoren Zyrtare vendimi i qeverisë për verifikimin e titujve akademikë. Sipas vendimit të marrë nga qeveria “Rama”, do të ngrihet komisioni i posaçëm për të realizuar këtë proces. “Krijimin e arkivit digjital të doktoraturave në Republikën e Shqipërisë, pranë Ministrisë Përgjegjëse për Arsimin. Institucionet e Arsimit të Lartë si dhe çdo institucion tjetër shtetëror që disponon kopje origjinale të disertacioneve kanë detyrimin që brenda 60 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, të depozitojnë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin kopje të njehsuar me origjinalin si dhe materialin në formë elektronike. Ministria përgjegjëse për…
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, dëshmoi në çështjen gjyqësore, “Syri i Popullit”, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura me kërkesë të kreut kosovar të shtetit, pasi sipas tij rrezikohej sekreti shtetëror. Thaçi ishte dëshmitari i fundit dhe pas përfundimit të seancës, avokati i Sadri Ramabajës, Ramiz Krasniqi e përsëriti se do të bëjë kallzim penal ndaj Kadri Veselit. Sipas tij, sjellja e kryeparlamentarit gjatë seancës së sotme, dëshmoi se gjykatat nuk janë të pavarura. “Sot ka ndodhur diçka e çuditshme, kryeparlamentari i Kosovës shkel me dy këmbët ligjin. Kryeparlamentari i Kosovës sulmon të akuzuarit. Kryeparlamentari i Kosovës fyen të…
Luana me emisionin e saj “ Shiko kush luan”, ka fashëorarin kryesor të mbrëmjes të së shtunës, por mesa duket këtij sezoni i ka ardhur fundit. Pas një mungese disa mujore Arbana Osmani ka njoftuar se shumë shpejt do të rikthehet në ekran. Para disa ditësh moderatorja kishte lajmëruar se do ta shihnim në janar me “Dua të të bëj të lumtur”, ndërsa sot ajo tregoi datën kur do të shfaqet sërish në ekran. Në një foto të postuar në Instagram Arbana ka treguar se në datë 5 janar rikthehet me “Dua të të bëj të lumtur”. Kjo datë…
Në grupin prej 125 të burgosurish të pëzgjedhur si më famëkeqët nga mediat britanike janë edhe 2 shqiptarë për vitin 2018. Të gjithë të burgosurit kanë qenë pjesë e një shkrimi, ku historitë e tyre janë përmbledhur dhe ku ata kanë marrë dënime për disa vepra penale në pjesën lindore të Anglisë, saktësisht në Cambridgeshire. Duket se rreth 120 të dënuar do të kalojnë shumë vite pas hekurave pasi veprat e tyre janë cilësuar si të rënda. Disa nga veprat për të cilët autorët janë dënuar kanë të bëjnë me vrasjet, abuzimi me fëmijët, shantazhi seksual, dhunë, kërcënim si dhe…
Zëri i Amerikës/ Në Shqipëri kryeministri Edi Rama njoftoi të premten ndryshime të thella në kabinetin e tij qeveritar. Gjysma e ministrave aktualë do ta largohen. Ndryshimet vijnë pas një tronditjeje që qeveria e zotit Rama ndjeu me protestën e studentëve. Ai vetë e pranoi se “kjo proteste na ka dhënë diçka që duhet ta ruajmë e ushqejmë. Frymën e reagimit me pakënaqësi të plotë ndaj vetes. Dhe ju ftoj të gjithëve, që dhe ndryshimin e qeverisë, ta shihni si pjesë të një refektimi dhe kapërcimi të domosdoshëm për ta kthyer këtë mandat, në atë të rezultateve që do na…
Qoftë një pemë që rrëzohet apo një ndryshim tektonik, diçka diku dhe atje ndryshon në mënyrë të pakthyeshme. Prandaj, nuk është e pazakontë të pyesim veten:Si do të jenë këto evolucione në fund të këtij shekulli? Ja cilat janë 5 gjërat që mendohet se do të ndodhin në tokë në 100 vitet e ardhshme. Qytetet nënujore Për 800 vjet, njerëzit kanë matur vazhdimisht nivelin e detit. Dhe dekadat e fundit, studiuesit kanë prashikuar një rritje të nivelit të detrave, ndryshe nga ato që janë parë deri tani. Arsyeja kryesore është shkrirja e akullit nëpër pole. Studimet e Panelit Ndërqeveritar për…
Nga Mero Baze Disa ditë më parë Edi Rama ka thirrur në një drekë ministrat e tij, për t’i përgatitur për ndryshimet dhe për t’u shpjeguar reflektimin e tij pesëvjeçar. Interesante është se ka pranuar dy gabime. I pari, që lidhet me Saimir Tahirin, dhe i dyti, që lidhet me Ilir Beqjan. Edi Rama ka pranuar se me Saimir Tahirin, ka gabuar që nuk e shkarkoi qysh në momentin e parë që u shfaq historia idiote e makinës. “Nëse do ta kisha bërë këtë, do ta kisha shpëtuar dhe sot do ishte mes nesh”, ka thënë…
Sikurse është bërë e zakonshme tashmë, edhe këtë pasdite kryeministri Edi Rama ka ironizuar kreun demokrat Lulzim Basha. Nisur edhe nga mbledhja e sotme e Asamblesë Kombëtare të PD-së ku u zëvendësuan një numër i konsiderueshëm ministrash, Rama i ka kushtuar një hapësirë edhe Bashës: “Se për pak harrova, shkarkohet edhe Lulzim Basha”.