Author: tirana

Ish ministrja e Kultures, Mirela Kumbaro, që u largua dje nga kryeministri Rama bashke me 6 anetarë të tjerë të kabinetit ka ndarë me miqte e saj në rrjetet sociale një lajm interesant në lidhje me nominimet për Çmimin Europian të Arkitekturës. Në një postim në faqen e saj në Facebook, Kumbaro shkroi se pjesë e nominimit janë 2 projekte të dy institucioneve të rëndësishme kombëtare të realizuara nga Ministria e Kulturës në këto dy vitet e fundit: – Muzeu Kombetar “Shtepia me Gjethe” nga Elisabetta Terragni dhe Daniele Ledda e Studio Terragni Architetti dhe Qendra e Artit Skenik #ArTurbina,…

Read More

I plagosuri nga sulmi me armë 3 ditë më parë në Laprakë, Erjon Benga, ka dhënë dëshminë e tij për oficerët e Policisë Gjyqësore, në ambientet e Spitalit të Traumës. 23-vjeçari mori plumba në qafë dhe shpatull, kurse Griselda Gjikola humbi jetën. Vetë I plagosuri mohoi që të ketë pasur lidhje dashurie me viktimën, duke thënë se e kishte njohur përmes një shoqes së tij dhe ishin ulur për të pirë kafe. Ndërsa shpjegoi se në momentin që është qëlluar me armë drejt makinës së tij, ai sapo kishte dalë nga kafja pranë vendit të ngjarjes dhe do të dërgonte…

Read More

Pas muajsh ndërtimi të themeleve dhe përgatitjes së terrenit, gjatë javëve të fundit ka pasur disa arritje të rëndësishme në procesin e vetingut të gjyqësorit në Shqipëri, që duhen shënjuar teksa i afrohemi fundit të vitit. Anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, të cilët shqyrtojnë rastet e vetingut në shkallë të parë, kanë arritur vendimin e tyre thuajse të 100-të në më pak se një vit që nga seanca e parë e vetingut. Në të njëjtën kohë, janë hedhur bazat për institucionet e reja që do të garantojnë vetëqeverisjen e pavarur të gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe…

Read More

Kryemisnitri Edi Rama ka kërkuar që kryesia e Partisë Socialiste të mblidhet sot në orën 09:00. Duket se kreu i ekzekutivit kërkon që të diskutojë dhe të marrë vendime me rëndësi për të ardhmen, ndërkohë që kjo mbledhje vjen vetëm një ditë pas zhvillimit të asamblesë kombëtare të Partisë Socialiste. Në asamblenë e djeshme, kryeministri i vendit informoi për vendimin e tij për të ndryshuar qeverinë, një nga ndryshimet më të mëdha gjatë detyrës së tij. Kryeministri Rama gjithashtu iu përgjigj kritikëve për ndryshimet e reja në ekzekutiv. Me anë të një postimi në Facebook, Rama tha se salinjtë e…

Read More

E shtuna është ditë zie në Kosovë, pë të nderuar policin e vrarë në detyrë Izet Demaj. Ky është vendimi i presidentit të Republikës, Hashim Thaçi, i cili nderon rënien heroike të 42 vjeçarit. Në Istog përveç policit Izet Demaj, i vdekur mbeti edhe grabitësi i bankës, Kamer Metaj, i cili i shkaktoi vdekjen Demajt. “Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas rënies heroike në mbrojtje të qytetarëve dhe në krye të detyrës të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Izet Demaj, ditën e shtunë më 29 dhjetor 2018, në shenjë nderimi shtetëror e ka shpallur ditë zie në Republikën…

Read More

Një shqiptar u dëbua nga Italia pasi një postim i tiji në Facebook kundër festës së Krishtlindjeve u gjykua si ekstremist. Për më tepër, pas hetimit të kryer nga policia, rezultoi se ai kishte lidhje me imamë të arrestuar në Kosovë për terrorizëm e nxitje të urrejtjes raciale. Shqiptari akuzohet për prirje antisemite dhe ekstremiste dhe u konsiderua i rrezikshëm për sigurinë kombëtare italiane. Ai u deportua në Shqipëri, për më tepër që iu ndalua hyrja në Itali për 10 vitet e ardhshme. Hetimet ndaj tij u kryen nga Antiterrorizmi italian i Policisë së Padovës në bashkëpunim me shërbimet e…

Read More

Shkaku i sulmit me armë ndaj dy të rinjve në Laprakë tri ditë më parë ka qenë një shuplakë. Robert P kërkohet nga policia sepse ai vrau me pistoletë 17-vjeçaren Griselda Gjikola dhe plagosi rëndë të dashurin e saj, Erion Bengo. Autori i krimit kërkohet për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Mbrëmjen e së mërkurës, Erion Bengo ka qenë në shoqërinë e dy vajzave (njëra prej të cilave viktima) kanë qenë në ambientet e një lokali te blloku “Gintash” në zonën e Laprakës. Po në të njëjtin lokal kanë qenë edhe dy të rinj të tjerë,…

Read More

Nga Alfred Peza Edi Rama për të gjithë ata që nuk e njohin nga afër, si çdo politikan i formatit të tij, ka patur tri ëndrra në formën e tri objektivave strategjikë për të arritur në politikë. Endrra që i ka çdo politikan aktiv i niveleve të larta. Të cilat prej tij pritej që ti realizonte pas trihapëshit të madh: ministër Kulture, Kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe më pas si kryetar i PS. E ato ëndrra me sa duket ishin: E para, që të bëhej Kryeministër i Shqipërisë! E dyta, për të qeverisur Shqipërinë si Kryeministër dhe lider i…

Read More

Ka qenë një surprizë mjaft speciale ajo e Policisë së Shtetit ndaj një fëmije në Bathore, i cili ka ëndërr që të jetë pjesë e kësaj strukture. Uniformat blu i kanë bërë një vizitë Kevinit dhe i kanë dhuruar atij disa dhurata, ndërkohë që nuk kanë munguar as mesazhet ndaj drejtuesve të mjeteve. Përmes një posti të shpërndarë në faqen zyrtare, Policia e Shtetit shprehet se tashmë drejtuesit e makinave duhet të bëjnë kujdes. Kevini do të ketë detyrë që të monitorojë rregullat e qarkullimit duke mos kursyer edhe gjobat për shkelësit e ligjit. Veç lodrave si makina policie, atij…

Read More

Në Kurbnesh, te shtëpia e Griseldës së vrarë në Laprakë, ishte krijuar qysh në mëngjes herët rreshti i burrave e i grave që i shkonin Ilirit, të atit të saj, për ngushëllim. Po po, atij Ilirit që fantazia e babëzitur e mediave online apo e policëve informatorë, e kishte bërë një baba që kishte braktisur fëmijët. Vihem në rresht edhe unë me burrat e tjerë. Na presin kushërinjtë e Ilirit të rreshtuar, sikur është zakon ndër këto anë tonat, e më pas takojmë edhe Ilirin. Dialogu është shumë i shkurtër: “A u mërzite?” “Po shumë” “Zoti të dhashtë forcë” “Zoti…

Read More

Policia e Hamburgut shkatërroi nëntë tonë drogë, me vlerë prej më shumë se gjysmë miliardë euro. “Droga është shoqëruar për djegie javën e kaluar në një operacion të fshehtë që përfshinte disa transportues të sigurt dhe forca të armatosura”, tha zëdhënësi i policisë. Llojet e drogave të shkatërruara ishin 2,4 tonë kokainë dhe 6,7 tonë APAAN, një kimikat i përdorur në prodhimin e metamfetaminës, të konfiskuar gjatë operacioneve në Gjermaninë Veriore në 2017 dhe 2018. Droga kishte një vlerë të kombinuar prej 520 milionë eurosh (592 milionë dollarë). Sipas zyrtarëve të policisë gjermane, disa milionë euro kokainë u konfiskuan në…

Read More

Egjipti është trondotur nga një sulm terrorist pas dy vitesh qetësi. Pas shpërthimit të një bombe, dy turistë vietnamezë humbën jetën dhe 12 të tjerë u plagosën. Ngjarja ndodhi afër piramidave të Gizës në Egjipt, njoftoi ministria e Brendshme egjiptiane. Turistët gjendeshin në autobus në momentin kur shpërtheu bomba e montuar në skajin e rrugës. Ky është sulmi i parë që shënjestroi turistët në dy vitet e fundit. Egjipti po i lufton grupet militante islamike prej vitesh, pa arritur t’i shuajë plotësisht. Sulmi ndodh ndërsa industria e turizmit të Egjiptit po tregon shenja të rimëkëmbjes pas disa vitesh për shkak…

Read More