Author: tirana

Një shpërthim ka ndodhur sot në një anije-cisternë në Qipro. Mësohet se Anija-cisternë “Athlos” ndodhej në det të hapur Larnaka, në zonën Zigiu, pak para se të nisej me destinacion portin Aspropirgo të Greqisë. Gazetarja Ira Londo raporton se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 10:00 të mëngjesit, duke shkaktuar zjarr të madh. Në bordin e anijes mësohet se ndodhej ekuipazhi i përbërë nga 34 persona. Mediat greke raportojnë se kapiteni i anijes nuk ka pranuar të braktisë timonin, pavarësisht thirrjeve të autoriteteve dhe rojës bregdetare të Qipros. Raportohet se nga shpërthimi në fjalë janë plagosur rëndë 2 anëtarë të ekuipazhit,…

Read More

Të pranishmit në koncertin e Iggy Azalea janë bërë dëshmitarë të një skenë të frikshme, kur një prej kërcimtareve të saj i bie të fikët në skenë. Ngjarja ka ndodhur të enjten gjatë performancës së këngëtares në stadiumin Maracanã në Rio de Janeiro në Brazil. Sipas Daily Mail u balerian u rrëzua pasi pësoi një krizë epilepsie. Në videon i cili po bën edhe xhiron e rrjetit mund të shikoni balerinën e cila bie në skenë dhe trupin që i lëviz vazhdimisht. Ndërkohë, Iggy pasi bën thirrje për një mjek, fillon të këndojë “Black Widow”, deri në momentin që mbaroi…

Read More

Këngëtarja e famshme Bebe Rexha nuk e ka aspak problem që të zbulojë mesazhet që i dërgojnë ndjekësit e saj, edhe pse janë të tipit ngacmues. Kështu ka ndodhur edhe së fundmi, ku këngëtarja shqiptare tregon mesazhet e një futbollisti të njohur që vazhdon ta ngacmojë pavarësisht se ka familje. Bebe ka publikuar në “Instastory” një mesazh të tij, duke i fshehur emrin, por duke i thënë që të mos e bezdisë më. “A keni patur ndonjëherë atë djalin që shkon dhe vjen në jetën tuaj. Ata janë tradhtarë dhe të harxhojnë kohën”, shkroi Bebe në postimin e parë.…

Read More

Gjendet i pajete drejtuesi i një kamioni në Tirane. Trupi i pajetë eshte gjetur mengjesin e sotem brenda mjetit tip kamion. “News 24” raporton se trupi i pajete u gjet ne parkimin e nje biznesi pranë kthesës se Kamzës. Nuk ka ende detaje rreth shkakut te vdekjes dhe as te dhena lidhur me identitetin e viktimes. Policia po heton per te zbardhur shkakun e vdekjes.

Read More

Nga Thomas Brey Para 15 vitesh 6 vende të Ballkanit morën me “premtimin e Selanikut” edhe perspektivën për një anëtarësim pa vonesa në BE. Por viti që po mbaron solli një sërë pengesash në këtë drejtim. Viti 2018 për Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi, Serbinë, Bosnje-Hercegovinën mund të quhet çdo gjë tjetër, por jo vit suksesi. Vërtet që Shqipëria dhe Maqedonia arritën si vende kandidate që Brukseli në qershor të vitit të ardhshëm të hapë negociatat e anëtarësimit. Por se si do të jenë forcat politike në Parlamentin Europian pas zgjedhjeve europiane, e nëse do të ketë një shumicë…

Read More

Kryeministri Edi Rama një ditë pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare, ku u bënë me dije edhe ndryshimet më të fundit në kabinetin qeveritar ‘Rama’, mblodhi sot në mëngjes kryesinë e Partisë Socialiste. Në mbledhjen e cila zgjati 60 minuta, u diskutua për çështje organizative për zgjedhjet e 30 qershorit. Po ashtu mësohet se PS po përgatit ndarje të reja të të deleguarve të kryesisë në qarqe. Në asamblenë e djeshme, kryeministri i vendit informoi për vendimin e tij për të ndryshuar qeverinë, një nga ndryshimet më të mëdha gjatë detyrës së tij. Kryeministri Rama gjithashtu iu përgjigj kritikëve dhe tha…

Read More

Një tjetër plagjaturë e një politikani me tituj akademikë e publikuar nga Taulant Muka. Ai pretendon se I përfshirë është  deputeti i LSI, Edmond Panariti, ish-ministër i Bujqësisë. Studiuesi Vladimir Kola ka analizuar plagjiaturën në artikullin shkencor me titull “Biotoxin levels in bivalve moluscs in Albania and the related health impacts”, i shkruar nga prof. Rigerta Sadikaj, prof. Edmond Panariti dhe dr. Dritan Arapi, dhe i publikuar në revistën “Macedonian Journal of Animal Science”. Reagimi i Taulant Mukës: Miremengjesi me Plagjiaturen e radhes te Edmond Panaritit zbuluar nga Vladimir Kola. Z. Panariti, po ky rast nuk quhet plagjiature? Vladimi Kola…

Read More

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PS, Rama ka marrë një sërë vendimesh të rëndësishme. Bie në sy zëvendësimi i kryetarit të Komisionit të Ekonomisë Erion Braçe nga ministri në ikje i Ekonomisë Arben Ahmetaj. Mbledhja e mbajtur në selinë e kësaj partie zgjati përreth 30 minuta dhe u diskutuan ndryshimet në qeveri të bëra një ditë më parë. Mësohet se temë tjetër e takimit ka qenë përgatitja për zgjedhjet vendore. Bëhet e ditur se nga janari Asambleja do të mblidhet çdo javë për të diskutuar axhendën politike janar-qershor për zgjedhjet lokale të 30 qershorit

Read More

Zvicra ka vendosur që të shpërblejë me 3000 franga të gjitha çiftet që lindin fëmijë. Kjo është iniciativa e pjesës italiane të Zvicrës. Kështu, duke filluar nga viti 2019, kantoni Ticino në Zvicrën jugore, do të ofrojë shpërblim për prindërit e fëmijëve të sapolindur ose të sapoadaptuar. Për të marrë këtë shpërblim, familja nuk duhet të tejkalojë 110 000 franga në vit. “Duke pasur fëmijë, duhet të jetë një gëzim, jo një barrë”, është shprehur Paolo Beltraminelli, drejtor i shëndetit dhe mirëqenies së Ticino-s, përcjell albinfo.ch. Në Ticino kishte më shumë vdekje, 3230, se sa lindje, 2774, në vitin 2017.…

Read More

Një palestinez humbi jetën dhe katër të tjerë u plagosën në përleshjet me ushtrinë izraelite ditën e djehsme në Gaza. Mijëra palestinezë protestuan në disa zona të ndryshme të kufirit të Gazës, si vazhdim i protestave të quajtura “Marshi i Rikthimit” dhe që zhvillohen rregullisht çdo të premte, që prej 30 Marsit. Një palestinez 26-vjeçar humbi jetën, kurse 4 të tjerë mbetën të plagosur në përplasjet përgjatë kufirit, raporton Ministria e Shëndetësisë palestineze. Ushtria izraelite tha në një deklaratë se disa palestinezë kishin hedhur mjete shpërthyese, granata, goma të djegura dhe gurë ndaj ushtarëve të saj në gardhin kufitar, ndonëse…

Read More

Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genovefa Ruiz Calavera, ka bërë një bilanc vjetor të procesit të vettingut. “Pas disa muajsh të ndërtimit të themeleve dhe përgatitjes së terrenit, gjatë javëve të  fundit ka pasur disa arritje të rëndësishme në procesin e verifikimit të gjyqësorit në Shqipëri, i cili duhet të shënohet para mbarimit të vitit. Anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimeve, të cilët procesojnë shqyrtimin e rasteve në shkallë të parë, gati kanë arritur vendimin e tyre të 100-të në më pak se një vit nga seanca e parë e verifikimit”, thotë Calavera. Ajo thkeson se bazat për…

Read More

Gjermania miratoi të premten projektin e ndërtimit të një hekurudhe dhe tuneli rrugor prej 8 miliardë dollarësh, që lidh Danimarkën me Gjermaninë. Por ky porjekt ka sjellë debate, pasi dëmtohet mjedisi. Linja 19 kilometra e gjatë e Fehmarnbelt, që lidh ishullin danez të Lollandit në ishullin e Fehmarn në anën gjermane, është planifikuar të përfundojë në vitin 2024, por është vonuar nga protestat mjedisore në Gjermani. Fehmarn tashmë është lidhur me rrugë në kontinentin gjerman dhe lidhja e re do të përshpejtojë shumë rrugët dhe lidhjet hekurudhore nga qytetet gjermane të Hamburgut, Bremenit dhe Hanoverit në kryeqytetin danez, Kopenhagen dhe…

Read More