Author: tirana

Veliaj, dhurate per Vitin e Ri, ka nisur punimet tek stadiumi “Arena Kombëtare”, Bashkia e Tiranës ka nisur rehabilitimin e hapësirës pas tij, e cila do të shndërrohet në një kënd lojrash dhe mjedis çlodhës. Kjo “dhurate” sigurisht, bëhet në vigjilje të hapjes së stadiumit në pranverën apo verën e vitit tjetër dhe sipas tij cdo gje po shkon me premtimin tonë për të rikuperuar çdo hapësirë publike”, deklaroi Veliaj. Ndërsa hapësira përballë stadiumit do të shndërrohet në pedonale. Ky projekt i bashkisë parashikon sistemimin e ambienteve çlodhëse për moshën e tretë, ndërtimin e një shatërvani, shtrimin e rrugicave me…

Read More

Këngëtarja Dua Lipa dhe modelja e njohur Emina Cunmulaj janë takuar, madje kanë kaluar edhe kohë me pjestarët e tjerë të familjes Lipa. Së fundi, Emina ka publikuar një fotografi në “Instagram” ku shihet me Dua Lipën dhe prindërit e saj. “Familja e bukur Lipa. Dua ti je e mrekullueshme dhe energjia jote është shumë më e mrekullueshme” ka shkruar Dua. Dy shqiptaret e famshme në botë duket se janë mikesha speciale./Tirana Neës/

Read More

Në orët e para të mëngjesit në Tiranë, një nga banorët e “Myslym Shyrit” është befasuar kur në tel nuk ka gjetur rrobat që kishte nderë. Ai ka postuar një video marrë nga kamerat e sigurisë, ku duket hajduti që vete qetë qetë e i merr xhupat nga teli, madje merr edhe kapëset e largohet. ‘Ndodh në Tiranë/ “Përshëndetje JOQ! Babagjyshi vitit te ri erdhi edhe te shpia ime, po ket rradhe nuk solli gjo po mori. Sot n6 te mengjesit ne Myslym Shyr, me moren 2 xhupa bashke me kapset e telit. Gëzuar!”- shkruan banori bashke me videon e postuar.

Read More

Nga Lorenc Vangjeli Nëse basti i Edi Ramës ishte që të habiste gjithkënd me befasinë e ndryshimit të qeverisë, padyshim që këtë bast e fitoi kundër të gjithëve. Gjithkush në Tiranë u habit me kriterin që zgjodhi për largimin e ministrave që i hoqi duke i lëvduar dhe askush nuk gjeti ndonjë kriter që do të bënte bashkë në tryezën e Edi Ramës, zëvendëskryeministrin Erion Braçe me ministren e arsimit Besa Shahini. Edi Rama e pati shumë të vështirë të largonte dy superministrat, qoftë Damianin, qoftë Arbenin. Me të parin, minimalisht zgjodhi të përmendë stabilizimin e sektorit energjitik, një revolucion…

Read More

Temperatura rekord janë regjistruar në Australi, duke bërë që pjesë të vendit të jenë në alarm për shkak të rrezikut nga zjarret. “Marble Bar” në Australinë veriperëndimore theu rekordin e të gjithë kohërave, të enjten, duke shënuar 49.3 gradë Celsius. Në North Victoria u shënuan temperatura prej 44 gradë Celsius, ndërsa në New South Wales, mërkuri u ngrit në 45 gradë. Buroja e Meteorologjisë, të premten parashikoi vijimin e këtyre temperaturave, ndërkohë që rajoni i Sidneit nuk do të përjetojë temperatura nën 30 gradë Celsius, të paktën deri në mesin e javës së ardhshme. “Rekordi i mëparshëm i dhjetorit është…

Read More

Lidhur me ndyshimet në qeveri ka reaguar edhe Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Nga Korça ku ishte i pranishëm me rastin e 28 vjetorit të themelimit të degës lokale të PD në këtë qytet, Salianji, e cilësoi këtë vendim një lajm të mire. Ai tha se kjo është një fitore jo vetëm e PD-së por e të gjithë shqipërisë, pasi u larguan shtatë ministra të korruptuar. Ndërkohë që ai the se betejat për largimin e qeverisë sapo kanë nisur. “Për Korçën është një lajm i mirë ndërprerja e projektit personal të Niko Peleshit, për të kontrolluar qytetin bashke…

Read More

Një ditë pas Asamblesë ku ndryshoi më shumë se gjysmën e qeverisë, Kryeministri Rama ende nuk ia kishte dërguar për dekretim emrat e rinj kreut të shtetit. Këtë e konfirmojnë burime nga të dyja institucionet, ndërsa nga qeveria shpjegojnë se nuk ka arsye për nxitim, pasi edhe nëse ministrat dekretohen brenda ditës nga Presidenti Meta, për miratimin e tyre në Parlament duhet të pritet nisja e sesionit të ri Parlamentar më 21 janar. Ndërkohë mëngjesin e të shtunës Kryeministri mblodhi Kryesinë e Partisë Socialiste, e cila konfirmoi vendimet e marra një ditë më parë në Asamble. U la porosi që…

Read More

Viti 2018 ka qenë mjaft i suksesshëm për shërbimin e kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë. Referuar të dhënave, bluzat e bardha kanë kryer 865 operacione në zemër, ndërsa shkalla e vdekshmërisë ka qenë në dy përqind. Ky numër i madh operacionesh konsiderohet si rekord nga mjekët e kësaj qendre. “Sherbimi i kardiokirurgjise QSUT ne kete fund vit ne date 28 dhjetor 2018 me numrin rekord te arritur per here te pare prej 865 intervente kardokirurgjikale me nje vdekshmeri prej 2%. Nje pune e jashtezakonshme e te gjithe ekipit, kolegeve mjeke dhe infermiere. Urime te gjithe stafit dhe atyre…

Read More

Prokuroria e Krimeve të Rënda për herë të tretë në 8 vjet po kontrollon pasuritë e biznesmenit të shumëpërfolur Mond Bega. Ai është dënuar një dekadë më parë në Itali për krim të organizuar dhe trafik lëndësh narkotike. Tre muaj më parë, Prokuroria për Krime të Rënda njoftoi se do të fillonte një hetim pasuror të bazuar në ligjin anti-mafia ndaj biznesmenit Mond Bega, i njohur gjithashtu me emrat Edmond Bego dhe Manoli Bega. Bega ka qenë gjatë muajve të fundit ne qendër të akuzave nga Partia Demokratike, e cila shprehet se biznesmeni, dikur i dënuar për trafik lëndësh narkotike…

Read More

Presidenti, Ilir Meta ka komentuar situatën, ka analizuar dhe ka ka folur rreth ambicies së tij, për të qenë kandidat për Kryeministër i vendit, pas mbarimit të mandatit si Kryetar i Shtetit. Meta ka thënë se ka besim tek e ardhmja dhe se ai do t’i qëndrojë angazhimit të marrë më 24 korrik në një intervistë për gazetën “Mapo”. “Për mua nuk është e rëndësishme se çdo të ndodhë me mua një ditë pasi të përfundoj mandatin si President i Republikës së Shqipërisë. Unë kam besim tek e ardhmja dhe disa prej temave të cilat diskutuam sot, disa prej të…

Read More

Gazeta më e lexuar zvicerane “Blick” e ka përfshirë presidentin e Kosovës Hashim Thaçi si një nga 9 liderët më të fuqishëm të botës. Në të njëjntë listë me të janë edhe presidentin amerikan Donald Trump, ai francez Emmanuel Macron, Angela Merkel, Nancy Pelosi, Vladimir Putin, Mohammed bin Salman, Theresa May e Viorica Dancila. “Blick” ka arritur në këtë përfundim, duke analizuar ndodhitë në Kosovë dhe formimin e Ushtrisë, pavarësisht kundërshtimeve të Beogradit. Gjithashtu, gazeta më e lexuar zvicerane e ka vlerësuar edhe fjalimin e Thaçit në Këshillin e Sigurimit. “Blick” shkroi se Presidenti i Kosovës synon të parandalojë një…

Read More

Pas padisë për shpifje, Lulzim Basha është paditur nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për shpërdorim të detyrës duke i dhënë vetes leje për ndërtim të një kati shtesë në kundërshtim të hapur me ligjin për konfliktin e interesit. Bashkia e Tiranës kërkon prej gjykatës konstatimin e pavlefshmërisë absolute të aktit administrativ, Vendimit nr. 9305/9, datë 01.08.2014 të Kryetarit të Bashkisë Tiranë dhe konstatimin e pavlefshmërisë absolute të Lejes së Ndërtimit nr. 9305/12, datë 25.08.2014 për strukturën “Shtesë 1 kat mbi strukturën ekzistuese 1 kat”, në rrugën “Skerdilajd Llagami” për pronën e regjistruar me nr. 6/121+2-29, ZK 8160,…

Read More