Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Salianji: Largimi i 7 ministrave beteja e parë e fituar

15:17 / December 29, 20183 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Salianji
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lidhur me ndyshimet në qeveri ka reaguar edhe Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Nga Korça ku ishte i pranishëm me rastin e 28 vjetorit të themelimit të degës lokale të PD në këtë qytet, Salianji, e cilësoi këtë vendim një lajm të mire.

Ai tha se kjo është një fitore jo vetëm e PD-së por e të gjithë shqipërisë, pasi u larguan shtatë ministra të korruptuar. Ndërkohë që ai the se betejat për largimin e qeverisë sapo kanë nisur.

 

“Për Korçën është një lajm i mirë ndërprerja e projektit personal të Niko Peleshit, për të kontrolluar qytetin bashke me një grup biznesmenësh afër tij. Për Shqipërinë, pa diskutim është një lajm i mirë, që largohen gjithë ministrat e akuzuar nga opozita, që kanë pasur afera të rënda korruptive. Ky është hapi i parë i fitores së betejave opozitare për të larguar qeverinë. Hapi tjetër, duket që e ka ndërmarrë vetë Rama, për të kaluar në një qeveri tranzitore, deri në dorëzimin përfundimtar të pushtetit. Lajmi i keq për Shqipërinë është, që edhe në këto muaj do të qeveriset nga një qeveri tërësisht familjare qeveri e familjes së Ramës, bashkëshortes apo ish bashkëshortes se Rames dhe duket qe ne mënyrë të turpshme edhe në 2018, nuk është tejkaluar një fazë, që u mbyll në 2005, që ministrat, që vijnë në periudhën e fundit te pushtetit, për te vjedhur dhe plaçkitur çfarë ka mbetur. Është e sigurt, qe asnjë nga ministrat e larguar, përfshi edhe Niko Peleshin, nuk do t’i shpëtoje drejtësisë dhe SPAK-ut, por edhe me amendimet kushtetuese dhe ligjin antimafia qe ka propozuar PD. Dy ministrat e tjere, Spiropali dhe Shalsi, nuk asnjë përfaqësimi ne qytetin e Korçës. Njeri është kapur duke thënë ‘vjedhim me lezet’, ndërsa tjetra, e di gjithë Kolonja, se si shkon bashkëshorti i saj, me çantë ne Erseke, për te marre pagesat një herë në muaj. Ata nuk janë aty për ndonjë projekt politik, por për t’i shërbyer Edi Ramës”, tha Salianji

 

LISTA

  1. Besa Shahini në vend të Lindita Nikollës
  2. Anila Denaj në vend të Arben Ahmetaj

 

  1. Genti Cakaj në vend të Ditmir Bushatit

 

  1. Bledi Çuçi në vend të Niko Peleshit
  2. Elva Margariti në vend të Mirela Kumbaros
  3. Eduard Shalsi në vend të Sonila Qatos
  4. Elisa Spiropali, Ministre për Marrëdhënie me Parlamentin
  5. Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë në vend të Damian Gjiknurit
  6. Erion Braçe zv/kryeministër i ri në vend te Senida Mesit/ Tirananews/

ministrat Salianji
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.