Author: tirana

Partia Socialiste nuk do të vonohet më shumë se sa muaji mars për të zgjedhur kandidatët për kryebashkiakë, të cilët do të garojnë për zgjedhjet e 30 qershorit. Një nga diskutimet në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste, sot ishte se një pjesë e emrave për kryetarë të bashkive do të mësohen në Kongresin Zgjedhor të partisë, i cili pritet të mbahet më 23 mars 2019. Ndërkohë ka një tjetër çështje që duhet zgjidhur sepse me ndryshimet e reja në qeveri, të njoftuara nga kryeministri Rama një ditë më parë, mbeten vakant postet drejtuese në dy komisione parlamentare, përkatësisht, Komisionit…

Read More

Elisa Spiropali është ministrja e re për Marrëdhëniet me Parlamentin. Në emisionin “JAVA” në RTSH, ajo tregoi përshtypjet pas vendimit të kryeministrit Rama për ta bërë atë pjesë të kabinetit qeveritar. Spiropali u shpreh se emërimi i saj ishte surprizë, ndërsa sa i takon përzgjedhjes së ministrave gjatë ditës së djeshme, ajo tha se Rama është konsultuar paraprakisht, por vendimi ka qenë plotësisht i tij. “Nuk e dija as unë, as persona të tjerë besoj. Mund të quhet një diskrecion i kryeministrit, pasi është konsultuar me shumë, por emrat i vendosi Rama. Kur ju më telefonuat unë isha në makinë…

Read More

Viti 2019 do të sjellë ndryshime sa i përket komunikimit telefonik në Kosovë. Kështu, në nisje të vitit të ri Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), informoi se do të ndalojnë të gjitha kodeve të huaja telefonike dhe do të përdorin vetëm kodin telefonik të Kosovës +383. Ndonëse ishte parashikuar që në qershor të vitit 2018 t’i jepet fund operimit të kodeve të huaja telefonike dhe të përdoret vetëm kodi +383 i Kosovës, kjo nuk arriti të realizohej. Sfidë për fillimin e zbatimit në tërësi të kodit telefonik të Kosovës +383, sipas operatorëve të telefonisë mobile Vala dhe…

Read More

Shqiptarët zgjedhin Greqinë për të bërë pazar për festa. Autoritetet doganore shqiptare njoftojnë se rreth 44 mijë shtetas shqiptarë kanë mbërritur në Shqipëri nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës që prej datës 19 dhjetor. Rreth 20 mijë shtetas më pak kanë hyrë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Një fluks më i lartë se vitin e kaluar vihet re në dalje nga Shqipëria. Sipas ritmit ditor, mesatarisht rreth 2600 shtetas regjistrohen çdo ditë në dalje. Që prej datës 19 dhjetor gati 20 mijë vetë kanë hyrë në Greqi prej Kakavijës raporton Top Channel. Fluksi në hyrje pritet të…

Read More

Për udhëtime pranë fshatit të tyre në Poloninë Perëndimore, Jacek Balcer dhe gruaja e tij lëviznin me makinën e tyre elektrike. Por kur ata duan të udhëtojnë në vende më të largëta, zgjedhin të lëvizin me furgonin e tyre me naftë, sepse e dinë që në një pjesë të rrugës apo në një tjetër ata mund të mbeten pa e karikuar makinën e tyre. Edhe në ditët e sotme, nëse ju vendosni që të udhëtoni në distanca të largëta nga njëra-tjetra në Poloni, ju mund të mbeteni pa e karikuar makinën tuaj, sepse mungojnë stacionet elektrike, thotë Jacek, shkruan Reuters.…

Read More

Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ditën e parë si qytetar i thjeshtë e ka kaluar në qytetin e tij, në Shkodër, mes të moshuarve të shtëpisë së pushimit. Një ditë pasi vendin e tij e zuri Genc Caka, Bushati ka ndarë me miqtë dhe ndjekësit e tij në rrjetet sociale disa foto nga takimi dhe koha e kaluar me të moshuarit në Shkodër. Postimi i Bushatit Një ditë të këndshme festive në shtëpinë e pushimit të moshuarve në #Shkodër. Ju urova festat e fundvitit duke shprehur mirënjohjen e pafund për këtë brez të shoqërisë, që na japin shembullin e…

Read More

Dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Kosovë në aksin rrugor Prishtinë – Ferizaj. Katër personat ishin në makinë, por drejtuesi I mjetit humbi kontrollin dhe përfundoi jashtë rruge. Pasagjerët ndërruan jetë ndërsa shoferi e një tjetër pasagjer pësuan lëndime të rënda trupore. Ata po udhëtonin më një makinë të tipit “Pasat”, por ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje tragjike. Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti. Komunikata e plotë: Sot rreth ores 02:00 ne rrugen Prishtine -Ferizaj ka ndodhur nje…

Read More

Angelina Jolie është një nga aktoret më të famshme në botë, por e ndien se mund të kontribuojë edhe në politikën e SHBA-ve. Gjatë një interviste, aktorja popullore la të kuptohet se një lëvizje e tillë mund të ndodhte. “Nëse do të më kishit pyetur 20 vjet më parë, do të qeshja, por tani them se do të shkoj aty ku nevojitem”, është shprehur ajo. Jolie është e dërguar e speciale e agjensisë së OKB-së për refugjatët dhe një aktiviste e zellshme për një sërë çështjesh që përfshijnë refugjatët, dhunën seksuale dhe mbrojtjen e natyrës. Në një intervistë për BBC,…

Read More

Ndryshe nga sa ndodh me profilet e tjera mjekësore, provimet për licencimin e infermierëve të rinj do të zhvillohen për nëntë ditë me radhë. Kjo për shkak të numrit të madh të kandidatëve që janë në pritje të marrjes së lejes për ushtrimin e profesionit në këtë specialitet. Qendra e Shërbimeve të Arsimit ka zbardhur tashmë edhe listën 1318 infermierëve të kualifikuar për të hyrë në provimin e shtetit, rezultatet pozitive të të cilit janë vendimtare për të siguruar lejen e ushtrimit të profesionit. Infermierët që kalojnë në këtë testim dhe sigurojnë licencën përkatëse, kanë të drejtë të konkurojnë në…

Read More

Ballkani Perëndimor kërkon që të afrohet edhe më shumë. Për këtë arsye, mes shteteve ballkanike kanë nisur diskutimet për arritjen e një marrëveshjeje, e cila do të mundësonte procedura të përbashkëta dhe më të shkurtra për njohjen e kualifikimeve profesionale për mjekët e mjekësisë, stomatologëve, arkitektëve dhe inxhinierëve civilë. Ekipet negociatore të emëruara nga ekonomitë e BB-së diskutuan projekt-marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve profesionale në takimin e mbajtur nën kujdesin e Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit (RÇ) në Podgoricë më 20-21 dhjetor 2018. Rezultati i pritshëm i negociatave është të përfundojë një Marrëveshje të Njohjes së Ndërsjellë (MRA), e cila do…

Read More

Banka e Shqipërisë publikoi statistika ku tregohet se kursimet e individëve, bizneseve e institucioneve shtetërore në fund të muajit nëntor arritën në 979 miliardë lekë. Duhet thënë se në krahasim me tetorin, depozitat ranë me 4 miliardë lekë, ose 0.4%, si rrjedhojë e rënies së kursimeve të bizneseve dhe individëve si në lekë ashtu dhe në valutë. Duhet thënë se ky është muaji i dytë që depozitat shënojnë rënie, pasi ato ishin rimëkëmbur lehtë në periudhën e verës, të ndikuara kryesisht nga valuta që sjellin emigrantët në verë. Dy vitet e fundit, tendenca e kursimeve ka qenë në rënie, duke…

Read More