Të dhënat e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës, tregojnë se shuma e remitancave të dërguara, ka shënuar rritje. Deri në muajin shtator të këtij viti, remitancat kanë arritur vlerën e 587 milionë eurove, një rritje me 6.1 për qind, krahasuar me 1 vit më parë. Remitancat e dërguara, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, vijnë kryesisht nga Gjermania pasuar nga Zvicra, SHBA-ja, Italia, Austria, Franca dhe shtete të tjera, raporton “Radio Evropa e Lirë”. Përgjatë viteve kjo ka pasur një rol të rëndësishëm në ekonominë e vendit, duke nxitur rritjen ekonomike dhe duke siguruar të ardhura shtesë…
Author: tirana
Deputeti i PS, Erjon Braçe përmes një postimi në rrjetet sociale ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur ndër vite dhe e kanë uruar pas emërimit në postin e zv/ kryeministrit.
Një person u ndalua nga policia pas sulmit me armë të ndodhur dy ditë më parë në Laprakë, ku humbi jetën një adoleshente dhe u plagos i dashuri i saj. 17-vjeçarja Griselda Gjikola mori plumba në kokë, kurse i dashuri i saj Erjon Benga në qafë dhe shpatull. Në pranga u vu Roland M. dhe sipas hetuesve ai ka ndihmuar autorin 19-vjeçar që qëlloi me armë. Urdhër arresti për Roland P. është lëshuar bazuar në akuzën e përkrahjes së autorit të krimit dhe është bërë me vendim të Prokurorisë Tiranë që po heton për krimin e rëndë. I arrestuari mbahet…
Partia Socialiste mblodhi këtë të premte Asamblenë Kombëtare, ku kryefjale e diskutimeve ishin ndryshimet në qeveri dhe analiza e punës së deritanishme të Qeverisë. Kryeministri Edi Rama ka qenë shumë i ashpër duke paralajmëruar edhe disa ministra të tjerë. Tirananews.al ju sjell disa nga fotot pikante nga punimet e Asamblesë të realizuara nga fotografi Agim Rama.
Shtypi grek ka pasqyruar gjerësisht ndryshimet e fundit që Kryeministri Rama ka bërë në qeverinë e tij. Ajo çka theksojnë gazetat dhe portalet greke është se ikin ministra që kishin pothuajse 5 vjet në qeverinë “Rama” dhe vijnë figura të reja që nuk njihen pothuajse fare nga publiku. Por nuk ka lënë pa tërhequr vëmendjen edhe emërimi në qeveri i dy ministrave me origjinë nga Kosova. Agjencia e Lajmeve In.gr shkruan: “Ndryshime -fshesë nga Rama. Dy Kosovarë në qeveri”. Gazeta “Proto Thema” shkruan: Ndryshime të thella nga Edi Rama- Ikin 6 Ministra ndërmjet tyre edhe Ministri i Jashtëm Bushati”. Gazeta…
Motra e Encës,është kthyer tashmë ndër vajzat më të komentuara në media e rrjete sociale dhe çdo foto e saj tërheq vëmendjen herë për shkak të pozave provokuese e herë për shkak të deklaratave. Për Krishtlindje, Uindi tërhoqi vëmendjen me një foto nga shtrati ku në sy binin të pasmet e saj. Mirëpo makeup artistes nuk i kanë munguar kritikat e për këtë ajo ka shpërthyer sot në Instagram me një postim ku shkruan se këto komente e inspirojnë më shumë. “Sa me pelqen kur injorantet me komentojn “lop” ne foto. Me inspiron te hedh akoma me shume foto me trupin.…
Frika nga mësymja turke ka detyruar milicinë kurde që t’i kërkojë ushtrisë siriane që të rifutet në qytetin verior të Manbijit. Turqia i konsideron forcat kurde si pjesë të një grupi terrorist dhe zhvendosi një numër të madh të njësiteve ushtarake në kufirin sirian me qëllim për t’u futur e për të shkatërruar siaps saj terroristët. Kërkesa e kurdëve, u mbështet nga SHBA. Ajo pasoi lajmërimin e papritur se Amerika do të tërheqë të gjitha trupat nga Siria. Presidenti Donald Trump foli për tërheqjen e rreth 2.000 trupave javën e shkuar, duke deklaruar se grupi i Shtetit Islamik ishte mundur.…
Një vjedhje e pazakontë është regjistruar ditën e sotme në një pallat në zonën e Astirit. Dy persona kanë vjedhur një lavatriçe, e cila ndodhej jashtë një apartamenti në katin e shtatë. Ka qenë vetë pronari i apartamentit, i cili ka denoncuar rastin te JOQ Albania. Ai është shprehur se lavatriçen e kishte nxjerrë tek dera, pasi priste dikë për ta rregulluar. E gjithë skena e vjedhjes është filmuar nga kamerat, të cilat ishin të vendosura në pallat. Ai shkruan: “Lavatriçja ishte imja. E nxora te dera për ta rregulluar. Prisja dikë, erdhën naçot dhe e përlan. Kjo është e gjitha”.
Instituti i statistikave raporton se ekonomia e Shqipërisë ka pësuar një rritje me 4,35 % nga janari në shtator të 2018-s, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017. Sipas INSTAT-it, kontributin kryesor në rritjen ekonomike e ka dhënë tregtia, industria përpunuese e sektori energjitik, si edhe grupi i aktiviteteve hotele restorante dhe transporti. Dega kryesore që ka udhëhequr këtë zgjerimin ekonomik për tremujorin e tretë të vitit 2018, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2017 është Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit, që pati një rritje me 1,48 %. Thuhet se një ndër sektorët që ka patur një…
Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur me një status të shkurtër reagimeve të opozitës dhe analistëve pranë saj, pas ndryshimeve të sotme në qeveri. “Oh sa e bukur radha e salinjve e kadrinjve që gjuajnë qeverinë e re, pa e fshehur dot gishtin e mbetur në gojë (edhe njëherë si përherë)S’kanë faj jo, sepse kemi hedhur një hap të madh sot drejt fitores së qershorit tjetër #Qentëlehinmëfortkurkarvaniecënmëshpejt #KrenarpërPS”, shkruan Rama.
Të ngatërrosh moshën dhe emrin e personazheve të njohur është një prej gjërave që ndodh më shpesh, madje jo vetëm në Shqipëri, por kudo në botë. Nuk janë të rralla edhe rastet kur vetë personazhet janë prezantuar me emra të tjerë në publik, ndërkohë që të tjerë kanë në pasaportë.Ju, me siguri, e mbani mend rastin e Aurela Gaçes, që në pasaportë mbiemrin e ka Gaçaj. Askush nuk e kishte ditur më parë derisa vetë këngëtarja e zbuloi kur ishte e ftuar në “Xing me Ermalin”. Edhe Jonida Maliqi, ashtu siç e kemi njohur të gjithë, nuk paska këtë mbiemër…
Një person humbi jetën si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, në kryqëzimin e Patokut. Policia ende nuk e ka zbuluar identitetin e viktimës. I ndjeri është i gjinisë mashkullore dhe humbi jetën menjëherë nga përplasja. Madje, trupi i tij mori dëmtime të mëdha si pasojë e përplasjes së fortë. Sipas dëshmitarëve, makina menjëherë pas aksidentit u largua nga vendngjarja. Policia shkoi në vendngjarje dhe ka nisur nga puna për zbulimin e identitetit të autorit të këtij aksidenti dhe të viktimës. Postoblloqe të shumta janë ngritur në hyrjet dhe daljet e akseve kryesore të zonës, në përpjekje…