Mbrojtësi kuqezi, Mërgim Mavraj është bërë lajmi i ditës tek Kombëtarja shqiptare pasi ai ka refuzuar të veshë bluzën e Kombëtares që mbante mbishkrimin e birrës Peja. Këtë gjeste mbrojtësi kosovar e ka bërë pasi është besimtar i devotshëm mysliman. Siç duket nga foto Mavraj ka veshur një bluzë tjetër ku nuk ishte i shkruar emri i birrës.
Author: tirana
Trajneri portugez, José Mourinho është shumë pranë zyrtarizimit tek Manchester United, mungojnë vetëm disa detaje të marrëveshjes. Gjatë ditës së sotme ‘Special one’ është takuar me zëvendës presidentin e United ku po negocion për pagën dhe për kohëzgjatjen e kontratës, raporton e përditshmja spanjolle ‘AS’, shkruan Syri.net. Mourinho është fotografuar në Londër ku ka zhvilluar edhe takimin me krerët e lartë të ‘Djajve të kuq’. Një problem i këtij nënshkrimi është se Mourinho është imazhi i markës së makinave ‘Jaguar’ ndërsa Manchester United ka sponsor kryesor ‘Chevrolet’ e cila është edhe në fanellat e kuqe./ Syri.net
Pajtim Kasami i ka shënuar skuadrës serbe Crvena Zvezda. Futbollisti i Olympiacosit, Pajtim Kasami ka shënuar gol të bukur kundër skuadrës serbe, Crvena Zvezda. Skuadra e tij dhe Zvezda kanë luajtur një ndeshje miqësore, para se Olympiacos të luaj në finale të Kupës së Greqisë kundër AEK-ut. Kasami shënoi golin e dytë në barazimin 2-2 me Zvezdën. Lojtari nga Struga njihet për festimet e tij me shqiponjë, por kësaj radhe hezitoi ta bëjë këtë.
Iva Aliko ka treguar mbrëmë se është në lidhje me një deputet të Partisë Demokratike të Kosovës. Tha se deputeti i PDK’së është rreth moshës 45 vjeçare dhe është baba i katër fëmijëve. Agim Aliu u lind më 10 qershor 1971. Muajin e ardhshëm mbush 45 vjet. Bekim Haxhiu, Kamishi është 45 vjeç dhe në muajin tetor të këtij viti feston ditëlindjen e 46. Përshkrimit të moshës së Alikos i përshtatet edhe Besim Beqaj, i cili më 1 qershor të këtij viti mbush 46 vjet. Ndërkohë deputeti tjetër i PDK-së Fadil Demaku është 48 vjeç. Ndërkohë ish-deputeti Rrustem Mustafa,…
Në videoklipin e ri që po xhiron, këngëtarja Ingrit Gjoni do të shfaqet si asnjëherë më parë. Ajo ka postuar një foto në rrjetet sociale në të cilën ka njoftuar për projektin e saj të ri. Me flokë shumë të zinj me gërsheta dhe me ngjyrën e lëkurës shumë të errët do të shfaqet këngëtarja në këtë videoklip.
Pak ditë më parë, një portal publikoi një foto ku reperi i njohur, Getoar Selimi, shfaqej në shoqërinë e një vajze. Meqë bëhej fjalë për një foto të vjetër, thuhej që aty ishte Geti me Elvana Gjatën, pasi sipas tyre, vite më parë ata kanë qenë të dashur. Kaq ka mjaftuar dhe të gjitha portalet dhe mediat online u mbushën me këtë lajm. Duhej thënë se amplifikimi mund të jetë bërë edhe i qëllimshëm, duke mos e besuar as ata vetë, pasi dihet, titulli i lajmit shkaktonte kuriozitet dhe si pasojë edhe shumë klikime. Pra, nëse dikush mund të ketë…