Pajtim Kasami i ka shënuar skuadrës serbe Crvena Zvezda.
Futbollisti i Olympiacosit, Pajtim Kasami ka shënuar gol të bukur kundër skuadrës serbe, Crvena Zvezda.
Skuadra e tij dhe Zvezda kanë luajtur një ndeshje miqësore, para se Olympiacos të luaj në finale të Kupës së Greqisë kundër AEK-ut.
Kasami shënoi golin e dytë në barazimin 2-2 me Zvezdën.
Lojtari nga Struga njihet për festimet e tij me shqiponjë, por kësaj radhe hezitoi ta bëjë këtë.