Author: tirana

Pas përfundimit të seancës së sotme plenare, kryedemokrati Sali Berisha iu bashkua protestuesve të thirrur para Parlamentit, e më pas shkoi në selinë blu. Nga ambientet e jashtme të selisë, Berisha njoftoi se protesta e ardhshme e opozitës është më 22 mars. “Me 22 mars, e gjithë Shqipëria në Tiranë. E gjithë Tirana në rrugë. Të vazhdojmë kryengritjen tonë paqësore gjer në fitoren përfundimtare. Fitore, fitore, fitore!“, u shpreh ai për gazetarët, pa iu përgjigjur asnjë prej pyetjeve të tyre. Sakaq, nga fjalimi i mbajtur para protestuesve nga Parlamenti, Berisha u shpreh se “Rama shënoi fundin e tij politik”.

Read More

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar këtë të enjte emërimin e dy ambasadorëve të rinj të Shqipërisë në misione të rëndësishme diplomatik. Jeta Kreka është emëruar Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Katar, dhe Bardhyl Kollçaku në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës se Shqipërisë në NATO. “Presidenti i Republikës Bajram Begaj, me Dekret nr. 138, datë 12.3.2026, dekretoi sot emërimin e znj. Jeta Kreka në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës se Shqipërisë në Shtetin e Katarit, rezident. Presidenti i Republikës Bajram Begaj, me Dekret nr. 139, datë…

Read More

Në seancën paraprake ndaj Ilir Metës dhe katër të tjerëve, ish-presidenti nën akuzë nga SPAK, ka folur për shpenzimet e tij duke këmbëngulur se nuk ka fshehur pasuri. Raportohet se Meta ka deklaruar se “kam bërë jetë të thjeshtë dhe jo jetë luksi, nuk kam pirë verën as 33 mijë euro dhe as kam lëvizur me Çarter”. Seanca paraprake vazhdon ndërsa më herët para mediave ish-deputetja Monika Kryemadhi u shpreh se sot ka zhvillime.

Read More

Nga Genc Kojdheli Prej kohëve të lashta shqiptarët, dhe jo vetëm ata, ruanin mënjanë ushqime të përgatitura për të mbijetuar për një kohë të gjatë, me synimin për t’u konsumuar gjatë dimrit, kur prodhimet e freskëta mungonin. Tradita lindte nga nevoja për t’u përgatitur për dimrat e gjatë dhe shpesh të ashpër, sidomos në zonat malore ku komunitetet mbeteshin të izoluara dhe natyra nuk ofronte mundësi prodhimtarie. Përmes tharjes, kriposjes e fermentimit, familjet krijonin e ruanin pastërmanë, petkat e roshnicat, turshinë e trahananë, reçelërat e glikotë, të ngjashme a të ndryshme nga njëra zonë e vendit në tjetrën. Një shprehje…

Read More

Ulsi Manja, si anëtarë i PS në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve, la lexuar raportin e socialistëve ku shprehen kundër kërkesës së SPAK për dhënie autorizimi për arrestimin e Belinda Ballukut.Nga foltorja e Kuvendit Manja u shpreh se socialistët kanë propozuar rrëzimin e kësaj kërkese. “Ne kemi propozuar rrëzimin e kërkesës së SPAK për dhënien e autorizimin për arrestimin e zonjës Balluku”, tha Manja në nisje të leximit të këtij raporti.“Në emër të anëtarëve të shumicës në këtë Këshill, në momentin që ne paraqitëm raportin, ka ndodhur një realitet i ri faktik dhe institucional që ndryshon natyrën e vlerësimit dhe…

Read More

Ka ardhur reagimi i policisë në lidhje me një konflikt për pronën në fshatin Bershi të Klosit. Uniformat blu sqarojnë se shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë me qëllim parandalimin e një konflikti fizik të mundshëm mes shtetasit G. A. (së bashku me pjesëtarët e familjes së tij) dhe shtetasve Z. A. dhe V. Sh, që po konfliktoheshin me fjalë, ndërsa thekson se në asnjë moment shërbimet e Policisë nuk kanë ushtruar dhunë. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Klos referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasit G. A., 62 vjeç, banues…

Read More

Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi ka miratuar disa ndryshime në Komisionet Parlamentare dhe Grupet e Miqësisë, të cilat janë raportuar edhe ditën e djeshme. Peleshi bëri me dije se Pirro Vengu ish-ministër i Mbrojtjes, dhe Elisa Spiropali ish-ministre e Jashtme, janë caktuar si anëtarë dhe kryetarë të disa grupeve të miqësive me disa vende të botës. “Me shkresën numër 1083 të kryetarit të Grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Deputeti Pirro Vengu caktohet kryetar në grupin e miqësisë Shqipëri-Francë dhe anëtar në grupet e Miqësisë Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëri-Zvicër. Deputetja Elisa Spiropali, caktohet anëtare në grupin e miqësisë…

Read More

Një total prej 13 anijesh janë sulmuar në dhe përreth Gjirit Arabik, Ngushticës së Hormuzit dhe Gjirit të Omanit midis 28 shkurtit dhe 11 marsit, kanë raportuar të mërkurën Operacionet e Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO). Natën e së mërkurës, në brigjet e Irakut, dy anije të tjera janë goditur pranë portit të Umm Qasr, pranë qytetit të Basrës. Sulmi ka vrarë një person dhe ka plagosur 38 të tjerë, ka thënë kreu i Kompanisë së Përgjithshme për portet irakiane. Ndërkohë të enjten, UKMTO ka njoftuar një incident tjetër në veri të Jebel Ali, Emiratet e Bashkuara Arabe,…

Read More

Përdorimi i tepruar i inteligjencës artificiale në vendin e punës mund të ketë pasoja të papritura për shëndetin mendor të punonjësve. Studiues nga Harvard University paralajmërojnë për një fenomen që e kanë quajtur “djegie e trurit nga IA”, një gjendje lodhjeje mendore që shfaqet pas përdorimit intensiv të sistemeve të inteligjencës artificiale Sipas studimit, i cili përfshiu më shumë se 1,400 punonjës amerikanë me kohë të plotë në kompani të mëdha, rreth 14% e pjesëmarrësve raportuan simptoma të të ashtuquajturës “mjegull truri” pas ndërveprimit të shpeshtë me mjetet e inteligjencës artificiale. Simptomat më të zakonshme përfshijnë vështirësi në përqendrim, vendimmarrje…

Read More

Zonat e mbrojtura në vend po tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë të apasionuar pas natyrës dhe ekoturizmit. Ecjet në shtigje malore, vëzhgimi i shpendëve apo shijimi i peizazheve të lagunave dhe liqeneve janë disa nga përvojat që po nxisin interesin e turistëve për këto destinacione natyrore. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Sofjan Jaupaj, bëri të ditur se gjatë dy muajve të parë të këtij viti mbi 400 mijë vizitorë kanë eksploruar zonat e mbrojtura në Shqipëri. Sipas tij, kjo shifër përfaqëson rreth 42 mijë vizitorë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke konfirmuar rritjen…

Read More

Një draft-raport vjetor i Parlamentit Evropian (PE) për Kosovën vlerëson se viti 2025 ishte një “vit i humbur” për vendin, për shkak të krizës së vazhdueshme politike gjatë gjithë 12 muajve. Draft-raporti, autor i të cilit është raportuesi për Kosovën në PE, Riho Terras, përshëndet formimin e Kuvendit dhe Qeverisë së re të Kosovës pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, por shpreh keqardhje për dështimin e Kuvendit për ta zgjedhur një president të ri brenda afatit kushtetues, duke e shtyrë vendin drejt zgjedhjeve të reja. Kosova kishte Kuvend jofunksional dhe Qeveri në detyrë gjatë vitit të kaluar, pasi zgjedhjet parlamentare të…

Read More