Author: tirana

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj më në fund do të mund të njihet me të gjitha aktet hetimore. Veliajt i janë dërguar dje pasdite në 10 mars me furgon të gjitha materialet në burgun e Durrësit, me rreth 28 mijë faqe. Kujtojmë se më datë 9 mars, trupa legjitimoi avokaten kryesisht Valentina Teodoresku, që të pandehurit Erion Veliaj t’i vihen në dispozicion të gjitha aktet hetimore. Gjykata, siç rezulton nga proces-verbalet paraprake, tha se i pandehuri Veliaj duhet të njihej me aktet e dosjes hetimore. Trupa gjykuese vlerësoi se duhet t’i vërë në dispozicion të pandehurit të gjithë fashikujt e…

Read More

Sikurse është bërë traditë, Tirana do të mirëpresë edhe këtë vit festimet për Ditën e Verës. Bashkia e Tiranës njofton se devijimi i trafikut do të nisë prej orës 12:00 të datës 13 mars, deri në orët e para të datës 15 mars. Po ashtu, Bashkia e Tiranës bën me dije se janë planifikuar një sërë aktivitetesh festive për të gjitha grup moshat, të cilat do të nisin që në orët e para të ditës dhe do të përfundojnë vonë pas mesnate. Me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së këtyre aktiviteteve dhe për t’u dhënë mundësi qytetarëve që të festojnë qetësisht,…

Read More

Mbyllet sot afati 7 ditor për aplikim për garën e postit të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Deri më tani mësohet se janë paraqitur 2 aplikime, bëhet fjalë për drejtorin e Policisë së Vlorës, Elidon Çela dhe drejtori për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në DPPSH, Pëllumb Seferi. Në orët në vijim pritet të dorëzojnë aplikim edhe emra të tjerë, përfshirë drejtorin e Policisë së Fierit, Skënder Hitaj, i Durrësit, Afrim Tafa, drejtori i Policisë Kriminale, Neritan Nallbati, ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj. Në garë pritet të jenë edhe drejtues të tjerë. Pas përfundimit të afatit të aplikimeve, Ministria…

Read More

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, mbajti një fjalim në Senatin e Italisë gjatë komunikimeve të saj para mbledhjes së ardhshme të Këshilli i Bashkimit Evropian, ku trajtoi disa çështje të rëndësishme, përfshirë krizën në Lindjen e Mesme dhe politikën e emigracionit. Në fjalimin e saj, ajo u ndal edhe tek marrëveshja për transferimin e emigrantëve drejt Shqipërisë dhe debatet që janë krijuar rreth kësaj nisme. Meloni theksoi se qeveria italiane nuk është as “bashkëfajtore dhe as e izoluar” në politikat e saj për emigracionin, duke shtuar se Italia ka të drejtë të zbatojë masa për të kontrolluar flukset migratore dhe…

Read More

Aktiviteti i regjistrimit të bizneseve dhe aplikimeve në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) ka shënuar një rritje të ndjeshme gjatë muajit shkurt 2026 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke reflektuar një intensifikim të kërkesës për shërbimet e regjistrimit dhe autorizimeve administrative. Sipas të dhënave zyrtare, në shkurt 2026 janë regjistruar gjithsej 13,324 aplikime në tre regjistrat kryesorë të administruar nga QKB, ndërsa në shkurt 2025 numri total i aplikimeve ishte 11,397. Kjo përkthehet në një rritje prej rreth 17% të volumit të aplikimeve. Rritja e kërkesave lidhet kryesisht me aktivitetin në Regjistrin Tregtar, i cili…

Read More

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Austri, ku drejtësia ka vendosur të sekuestrojë një avion të kompanisë ajrore Ryanair për shkak të një borxhi relativisht të vogël prej 890 eurosh ndaj një pasagjereje. Rasti është raportuar nga televizioni publik austriak ORF dhe ka tërhequr shumë vëmendje për mënyrën e pazakontë sesi u zbatua vendimi i gjykatës. Ngjarja fillon në korrik të vitit 2024. Një grua kishte planifikuar të udhëtonte me dy persona të tjerë drejt Palma de Mallorca. Por fluturimi i saj me kompaninë Ryanair u vonua më shumë se 13 orë. Pas shumë orësh pritjeje në aeroport, pasagjerja…

Read More

Blogerët rusë në Telegram festojnë duke thënë se “Vladimir Putin udhëhiqet nga Zoti”, ndërsa çmimi i fuçisë së naftës ka kaluar 100 dollarë, një rekord që nga viti 2022. Mediat pro-Kremlinit shpërndajnë parashikime të Wall Street Journal për çmime deri në 215 dollarë, dhe Politico Europe e përshkruan Putinin si “fituesin kryesor të tensioneve në Lindjen e Mesme”. Kirill Dmitriev paralajmëron se “tsunami i tronditjes së naftës sapo ka filluar”, ndërsa zëdhënësi Dmitry Peskov kujton se Rusia “ishte dhe mbetet furnizues i besueshëm energjie”, duke i siguruar qytetarët europianë për vazhdimësinë e furnizimeve, shkruan La Stampa. Rritja e çmimeve i…

Read More

Ministri i Financave, Petrit Malaj, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, Ilir Binaj, dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Besmir Beja, ku u dakordësua plani operacional për ngritjen e një Task Force të përbashkët mes dy institucioneve. Kjo Task Forcë do të ketë në fokus rritjen e kontrollit dhe efikasitetit tatimor dhe doganor në sektorin e hidrokarbureve, si në tregtimin me shumicë ashtu edhe në atë me pakicë, në mënyrë që të shmangen rritjet abuzive të çmimit të tregtimit të karburanteve dhe duke mbrojtur kështu qytetarët shqiptarë. Malaj theksoi se ky plan operacional vjen edhe në kontekstin…

Read More

Bazat amerikane në Irak kanë qenë në shënjestër të një sulmi me dron sipas BBC. Dyshohet se pas sulmit qëndron Irani, ndërsa nuk raportohet për njerëz të lënduar. Dyshohet se pas sulmit qëndron Irani, ndërsa nuk raportohet për njerëz të lënduar. Droni goditi Qendrën e Mbështetjes Diplomatike, pranë aeroportit të Bagdadit, duke rënë afër një kulle roje. Sipas raportimeve, gjithsej gjashtë dronë u nisën drejt kompleksit dhe pesë u rrëzuan para se të arrinin objektivin. Sulmi dyshohet të ketë ardhur nga grupet që operojnë nën koalicionin Rezistenca Islamike në Irak (IRI), të cilat kanë intensifikuar sulmet pas fillimit të operacioneve…

Read More

Agjencia Shtetërore e Kadastrës njofton se në drejtoritë vendore të Tiranës, si edhe në Kamëz-Vorë, rezultojnë ende pa u tërhequr 3449 vendime legalizimi nga përfituesit përkatës. Për të lehtësuar qytetarët dhe për të përshpejtuar përfundimin e procesit, ASHK ka publikuar listat e përfituesve në rubrikën “Publikime” në faqen zyrtare të institucionit. (Në këtë link, sipas drejtorive përkatëse, do të gjeni listën me emrat e përfituesve ( https://www.ashk.gov.al/publikime/) Nëpërmjet këtij publikimi, çdo qytetar mund të verifikojë nëse është pjesë e listës së përfituesve. Qytetarët që gjejnë emrin e tyre të publikuar ftohen të paraqiten pranë Drejtorive Vendore të ASHK në rrugën…

Read More

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro ndau sot pamje nga shkolla e re “Pjetër Budi” në Tirana do të jetë gati për të pritur nxënësit në nisje të vitit të ri shkollor, duke ofruar kushte moderne dhe hapësira të përshtatura për zhvillimin arsimor dhe social të fëmijëve. Sipas ministres, objekti i ri arsimor po merr formën e një shkolle bashkëkohore, e pajisur me klasa të reja mësimore, sallë multifunksionale, palestër dhe ambiente të tjera mbështetëse për procesin edukativ. Në projekt është parashikuar gjithashtu krijimi i hapësirave të dedikuara për fëmijët me aftësi ndryshe, me qëllim garantimin e një mjedisi gjithëpërfshirës dhe…

Read More