Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në Shqipëri arriti në 86,984 lekë në tremujorin e katërt të vitit 2025. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), paga mesatare është rritur me 4,3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 dhe me 4,4% krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2025. Të dhënat tregojnë se aktivitetet ekonomike me pagën mesatare më të lartë se mesatarja kombëtare janë aktivitetet financiare dhe të sigurimit, me një pagë mesatare prej 173, 283 lekësh, si dhe informacioni dhe komunikacioni, me një pagë mesatare prej 131,165 lekësh. Sa…
Author: tirana
Punësimi në Shqipëri ka shënuar rritje në tremujorin e katërt të vitit 2025, ndërsa sektori i shërbimeve vijon të mbetet kontribuesi kryesor në këtë rritje. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), shkalla e punësimit për popullsinë 15 vjeç e lart arriti në 58,5% në tremujorin e katërt të vitit 2025. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues është rritur me 0,9 pikë përqindje, ndërsa në raport me tremujorin e mëparshëm ka shënuar një ulje të lehtë prej 0,3 pikë përqindje. Të dhënat tregojnë gjithashtu se shkalla e pjesëmarrjes në forcat e…
Konfindustria i ka bërë thirrje qeverisë që të nisë sa më shpejt projektin për ndërtimin e impiantit të përpunimit të naftës shqiptare si mënyra më efektive për të përballuar pasojat ekonomike që vijnë nga tensionet dhe sulmet që vijojnë prej disa ditësh në Lindjen e Mesme. Në një deklaratë zyrtare, Konfindustria paralajmëron se çmimi i naftës mund të tejkalojë kufirin e 250 lekëve për litër, duke shtuar se shteti duhet të ndryshojë buxhetin e vitit 2026, dhe të përfshijë sa më shpejt ndërtimin e impiantit për përpunimin e naftës shqiptare në vend. “Çmimi i naftës në tregun shqiptar po arrin…
Agjencia për Media dhe Informim (MIA), bën me dije se gjatë vitit të kaluar, rreth 13 mijë e 308 gra janë punësuar vetëm në një vit në Shqipëri. Përmes programeve që mbështesin punësimin dhe formimin profesional të grave dhe vajzave, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA) bën me dije se 7.296 gra kanë ndjekur kurse formimi profesional, ndërsa 2.825 gra janë punësuar përmes programeve të subvencionuara. Sipas AKPA-së, 177 gra kanë hapur bizneset e tyre duke sjellë një numër në rritje të grave aktive në ekonominë e vendit.
Tentuan të vrisnin për hakmarrje shtetasin A.H, dënohen me kërkesë të Prokurorisë Fier 20 vjet burgim shtetasit A.G. dhe V.D Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier u shpallën fajtorë dhe dënuan me 20 vjet burg secili të pandehurit V.D alias L dhe A.G. për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga nenet 78/2, 22, 25 dhe 278/1 të Kodit Penal. Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr. 1795 viti…
Sot po mbahet një konferencë për mediet sa i takon reformës dhe hetimin e krimeve zgjedhore. Sipas kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, Reforma Zgjedhore duhet të synojë përmirësimin e problematikave të evidentuara në zgjedhjet e mëparshme, parlamentare, lokale apo të pjesshme. “Të forcohet integriteti i procesit zgjedhor”, theksoi kryekomisioneri, duke shtuar se Kodi Penal ka një kapitull të veçantë sa i takon shkeljeve në zgjedhje. Dispozita, tha ai, që mjaftojnë për të krijuar një bazë të mirë ligjore. Reforma Zgjedhore, nënvizoi më tej, duhet të përfundojë deri në qershor të këtij viti. Kujtojmë se ekspertët e KQZ-së…
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka paralajmëruar sërish Iranin se shkeljet e hapësirës ajrore turke “nuk mund të justifikohen”, duke theksuar se sulmet ndaj vendeve të rajonit nuk ndihmojnë askënd. Gjatë një bisede telefonike me Presidentin iranian, Masoud Pezeshkian, Erdogan tha se Turqia po përpiqet të hapë derën e diplomacisë për të ndihmuar në përfundimin e luftës. “Pavarësisht paralajmërimeve tona të sinqerta, po vazhdojnë të merren hapa jashtëzakonisht të gabuar dhe provokativë, që do të rrezikojnë miqësinë e Turqisë”, tha Erdogan më një mbledhje të kabinetit të zhvilluar të hënën në mbrëmje. Komentet vijnë pasi mbrojtja ajrore e NATO-s rrëzoi…
Një sasi lënde plasëse iu vendos gjatë natës automjetit në pronësi të Oltjon Klosit në Tiranë. Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale, ndërsa gazetarja Dorjana Bezat raporton se Oltjan Klosi jeton mes Shqipërisë dhe Spanjës. Dyshohet se aktiviteti i tij në Spanjë ishte shkaku për vendosjen e tritolit. Klosi figuron me precendent penal për konflikte në Shqipëri dhe armëmbajtje pa leje. Autori është fiksuar në momentin që vendos tritolin. Ai ka ardhur me biçikletë dhe më pas largohet po me biçikletë pasi vendos tritolin te automjeti.
Gjyqtarja Atalanta Zeqiraj ka rrëzuar kërkesën për përjashtimin e Irena Gjokës nga gjykimi i dosjes “Gërdeci”, ku ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, akuzohet për shpërdorim detyre. Këtë të martë në GJKKO ka vijuar gjykimi i dosjes Gërdeci, ku Fatmir Mediu ështe marrë i pandehur për veprën penale të shpërdorimit të detyrës . Përballë gjyqtares Irena Gjoka dhe prokurorit Arben Kraja, avokati mbrojtjes Henrik Ligori relatoi mbi disa parashtrimet e prokurorisë.|Ministria e mbrojtjes eshte nje strukture me dy krer nje pjese politike dhe pjesa tjeter shtabi i pergjithshem.Njerzit qe kane pasur pergjegjesi per Gerdecin kane marre pergjegjesi.Sa i takon akuzes per…
Berat Me automjetin që drejtonte, përplasi biçikletën me të cilën lëvizte një 42-vjeçar, dhe u largua, identifikohet dhe kapet 19-vjeçari. Gjendet dhe sekuestrohet automjeti tip “Fiat”, me të cilin 19-vjeçari përplasi biçikletën. Si rezultat i hetimeve të kryera me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të aksidentit rrugor të ndodhur më datë 08.03.2026, në aksin “Dimal–Berat”, ku u përplas me automjet, biçikleta me të cilën lëvizte shtetasi R. T., 42 vjeç, shërbimet e Policisë Rrugore identifikuan, lokalizuan dhe vunë në pranga autorin e dyshuar të rastit, shtetasin H. M., 19 vjeç, banues në fshatin Vërtop, Poliçan. 19-vjeçari, pasi ka përplasur…
Është zbardhur ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Shkodër, ku një person qëlloi me armë zjarri teksa policia tentoi ta ndalonte. Bëhet fjalë për 40-vjeçarin Barush Bregu, pjesë e fisit të njohur të Ibrahim Licit. Ditën e djeshme, rreth orës 15:10, në lagjen “Guerrile”, u arrestuan Ervis Baba, 43 vjeç dhe një 17-vjeçar, të dy banues në lagjen “Guerrile”. Gjithashtu, u shpall në kërkim 40-vjeçari Bregu, banues në lagjen “Guerrile”, me precedent për armëmbajtje pa leje, prodhim/shitje narkotikësh dhe vjedhje. Dje, gjatë patrullimit në këtë zonë, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi, automjetit që nga hetimet rezultoi se…
Ministria Turke e Mbrojtjes Kombëtare njoftoi sot vendosjen e një sistemi mbrojtës ajror Patriot në qytetin Malatya, ku ndodhet edhe baza e radarit Küreçik, si pjesë e forcimit të masave të mbrojtjes ajrore të NATO-s në rajon për shkak të zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme.“Forcat e Armatosura Turke janë plotësisht të përkushtuara për të siguruar sigurinë e vendit tonë dhe të qytetarëve tanë. Në dritën e zhvillimeve të fundit në rajonin tonë, po merren masat e nevojshme për sigurinë e kufijve dhe hapësirës ajrore tonë dhe po zhvillohen konsultime me NATO-n dhe aleatët tanë,” thuhet në deklaratën e…