Ministri grek i Mbrojtjes Nikos Dendias do të vizitojë sot Tiranën, në një kohë kur Athina zyrtare po rrit përpjekjet për të ringjallur negociatat me Shqipërinë mbi përcaktimin e kufirit detar. Gjatë vizitës së tij, Dendias pritet të takohet me ministrin e Mbrojtjes të Shqipërisë, Ermal Nufi, dhe kryeministrin Edi Rama. Bisedimet e nivelit të lartë synojnë rifillimin e një procesi që ka mbetur i bllokuar prej vitesh. Objektivi kryesor i vizitës është të rifillojë një iniciativë dypalëshe të rënë dakord për herë të parë në tetor 2020, kur të dy vendet njoftuan qëllimin e tyre për t’ia referuar mosmarrëveshjen…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale në kuadër të 180-vjetorit të lindjes së Naim Frashëri, duke e lidhur figurën e rilindësit me rrugëtimin europian të Shqipërisë. Në postimin e tij në Facebook, Rama e cilësoi si një “mister të gëzueshëm” faktin që çelja e fazës mbyllëse të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian përkon me përvjetorin e lindjes së Naim Frashërit. Kreu i qeverisë e quajti poetin “Shqipëribërësin” e madh dhe udhërrëfyes të aspiratës shekullore të shqiptarëve drejt Europës, duke përmendur shprehjen e njohur të tij: “Dielli që lind andej nga perëndon”. Rama theksoi se Shqipëria…
Momente paniku janë regjistruar mbrëmjen e së dielës në zonën e Ali Demit, pasi një zjarr ka rënë në një prej pallateve të një kompleksi banimi. Sipas dyshimeve paraprake, flakët mund të jenë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Për pasojë, ambientet e brendshme janë mbushur me tym të dendur, duke krijuar rrezik për jetën e banorëve. Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa priten verifikimet për të përcaktuar shkakun e saktë të zjarrit.
Kjo e hënë do të karakterizohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme në vend. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, të cilat do të shtohen kryesisht nga orët e mesditës deri në pasdite, veçanërisht në zonat malore. Sipas parashikimit, reshjet e shiut do të jenë të dobëta dhe lokale, kryesisht në jug dhe lindje të vendit, përgjatë relieveve malore. Pas orëve të pasdites, reshjet pritet të ndërpriten në të gjithë territorin. Ndërkohë, era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje, me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s, ndërsa në vijën bregdetare dhe zonat luginore mund të arrijë deri në…
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka bërë me dije se gjatë kontrolleve të ushtruara këtë të shtunë në IEVP Peqin janë gjetur dhe sekuestruar sende të ndaluara në disa qeli. Sipas njoftimit, në qelinë e të dënuarit të sigurisë së lartë Gazmend Braka, i njohur si “Gaxhai”, u gjetën një shishe raki, dy shishe whiskey, një shishe verë dhe dy karikues telefoni. Më herët, atij i janë gjetur edhe telefona celularë, ndërsa gjykata i kishte shtuar një vit dënim, edhe pse ai është i dënuar me burgim të përjetshëm. Në qelinë e të dënuarit me inicialet P.V. u sekuestruan një…
Kampion basketbolli, skulptor, profesor në Akademinë e Arteve të Bukura. Dhe tani edhe një entuziast i verës. Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, ëndërron dhe planifikon një rilindje të verës për vendin e tij, shkruan sot gazeta më e madhe italiane ”Corriere della Sera” (CdS). ”Ai mbështetet në rrushin vendas dhe vreshtat me rrënjë antike, të lëna pas dore gjatë viteve të regjimit komunist të Enver Hoxhës deri në vitin 1991. Po fillojmë nga e para; Shqipëria e anijeve është një kujtim. Turistët janë pijedashës potencialë. Modeli i Ramës është Italia e verës. Për këtë arsye, Kryeministri, i cili flet dhe…
Departamenti amerikan i Shtetit publikoi një raport të ri ku e paraqet Ballkanin Perëndimor si rajon me rëndësi të drejtpërdrejtë për sigurinë dhe ekonominë amerikane, duke theksuar se stabiliteti i tij e bën SHBA-në “më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë”. Dokumenti shënon një ndryshim të qartë qasjeje: Raporti thotë se stabiliteti që përpjekjet amerikane kanë ndihmuar të krijohet në Ballkanin Perëndimor ka hapur rrugën për “një lloj tjetër angazhimi” të SHBA-së në rajon. Sipas dokumentit, “epoka e ndërtimit të shteteve nën udhëheqjen amerikane ka kaluar”, ndërsa politika amerikane në Ballkanin Perëndimor “nuk ka të bëjë me…
Universitetet shqiptare po përballen me një rënie të ndjeshme të numrit të studentëve. Të dhënat për vitin akademik 2025-2026 të publikuara nga INSTAT, tregojnë se në arsimin e lartë janë regjistruar mbi 115 mijë studentë. Krahasuar me vitin paraardhës, ku numëroheshin 122.613 studentë, ulja është afro 7 mijë studentë më pak në auditorë brenda një viti, ose një rënie me 5.5 %. Por, alarmi i vërtetë ireduktimit të studentëve bie në ciklin Bachelor. Ky cikël ka pësuar një goditje të dyfishtë. Brenda një viti, numri i studentëve që nisin studimet e ciklit të parë, ka rënë me 11%, duke u…
Policisë së Shtetit iu dorëzuan pajisje, mjete logjistike bashkëkohore dhe automjete, në kuadër të projektit “Mbështetja e BE-së për Forcimin e Luftës kundër Kontrabandës së Migrantëve dhe Trafikimit të Qenieve Njerëzore në Ballkanin Perëndimor – EU4FAST”. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast morën pjesë përfaqësues të Policisë së Shtetit, të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, të Ambasadës Franceze, ambasadave partnere të projektit, si dhe përfaqësues të organizatave dhe strukturave të përfshira në zbatimin e tij. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian për Policinë e Shtetit, duke…
Republikanët kanë anuluar votimin për kufizimin e përdorimit të ushtrisë amerikane në Iran, nga frika se nuk do të mund ta rrëzonin iniciativën, raportojnë mediat amerikane. Deputetët e Partia Republikane në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan ndaluan votimin për kufizimin e përdorimit të ushtrisë së Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Iran, ndërsa analistët në SHBA vlerësojnë se republikanët kishin frikë se nuk do të arrinin ta bllokonin këtë iniciativë. Votimi ishte paraparë të zhvillohej pasi Senati amerikan kishte miratuar një iniciativë sipas së cilës presidenti amerikan, Donald Trump do të duhej të tërhiqte ushtrinë amerikane nga konflikti me…
Historia e zgjedhjeve në Partinë Demokratike është një udhëtim mes pushtetit dhe dominimit të Sali Berishës. Një parti, që nisi nga energjia rinore e studentëve të Dhjetorit ’90, me Azem Hajdarin, por që mbeti në 35 vite ekzistencë, nën ndikimin e drejtpërdrejtë të Berishës, me procese zgjedhore thuajse formale, pa supriza, dhe që mbytën çdo tentativë, qoftë dhe të zbehtë, për t’iu kundërvënë lidershipit. *** Më 11 dhjetor 1990, një grup studentësh dhe intelektualësh shqiptarë u mblodhën në një dhomë të vogël për të shkruar një kapitull të ri në historinë e vendit. Ishte themelimi i Partisë Demokratike të Shqipërisë,…
Ministri i Europës dhe i Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha është takuar në Pragë me të dërguarin e posaçëm të BE për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, në margjinat e Forumit GLOBSEC. Hoxha vlerësoi mbështetjen e Bashkimit Evropian për Kosovën në procesin e reformave dhe integrimit evropian, duke theksuar se Kosova është e orientuar qartë drejt BE-së dhe përputhet me politikat e saj të jashtme. Ai u shpreh se Kosova duhet të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian, si një sinjal i rëndësishëm politik për qytetarët dhe rajonin. Shumë i kënaqur që u takova në Pragë me Përfaqësuesin…