Infeksionet seksualisht të transmetueshme përfshirë gonorrenë dhe sifilizin, kanë arritur nivele rekord në Europë, sipas një artikulli të BBC. Infeksionet seksualisht të transmetueshme (IST) janë sëmundje që përhapen kryesisht përmes kontakteve seksuale të pambrojtura dhe vazhdojnë të mbeten një shqetësim i rëndësishëm për shëndetin publik. Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) njofton se të dyja sëmundjet kanë shënuar nivelin më të lartë në mbi 10 vitet e fundit gjatë vitit 2024. Gonorrea ka arritur në 106,331 raste, një rritje prej 303% që nga viti 2015, ndërsa sifilizi është më shumë se dyfishuar në të njëjtën periudhë, duke…
Author: tirana
Pronari i kompanisë “Edal-Vlora Construction” Eduart Alikaj, i cili është i paraburgosur në burgun e Vlorës pasi akuzohet se ka vjedhur disa makineri në Itali, është dhunuar barbarisht në qeli. Mësohet se konflikti ka ndodhur rreth orës 15:35 të ditës së djeshme, në katin e dytë të paraburgimit, ku Alikaj ka pësuar dëmtime të rënda. Raportohet se në katin e dytë të “Godinës A” ka ndodhur një përplasje mes të paraburgosurve Ardit Koçi, Amarildo Toshkollari, Marsido Alushi dhe Beqir Selami, të cilët janë futur në dhomën nr. 11, ku ndodhej i paraburgosuri Eduard Alikaj, dhe kanë filluar ta godasin fizikisht.…
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka mbyllur turin e tij 4-ditor në Korenë e Jugut dhe Japoni. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ai ndan momente nga vizita në Tokio dhe shpreh mirënjohje për mikpritjen e veçantë që iu rezervua delegacionit shqiptar. “Mirëmëngjes, dhe me mirënjohjen për mikpritjen e veçantë me ceremoninë e lartë shtetërore në Tokyo, shenjë respekti për Shqipërinë e ndryshuar tërësisht në sytë e botës, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë. Vizita e kryeministrit në dy vendet aziatike përfshiu disa takime dhe aktivitete zyrtare. Fokusi kryesor ishte forcimi i marrëdhënieve ekonomike,…
Partia Demokratike zhvillon sot zgjedhjet për kreun e saj. Procesi i votimit nisi në orën 08:00 dhe do të mbyllet në orën 18:00. Sali Berisha është kandidati i vetëm në garë. Ai ka cilësuar këtë proces si një “referendum” për drejtimin e partisë. Ndryshe nga zgjedhjet e fundit, votat do të numërohen direkt në degë dhe jo në selinë qendrore. Kujtojmë se përballë Berishës nuk u pranua asnjë kandidat, ndërsa ai u legjitimua si emri i vetëm në zgjedhjet për drejtuesin e ri të partisë për 4 vitet e ardhshme.
Ndërsa Shqipëria synon t’i bashkohet Bashkimit Evropian brenda më pak se tre vitesh, lind pyetja se çfarë ofron kryeqyteti shqiptar për turistët,shkruan Martin Banks, në një artikull të botuar në “Travel Tomorrow”. Një histori e shkurtër Tirana u zhvillua nga një vendbanim i vogël tregtar në kryeqytetin e Shqipërisë në vitin 1920, falë pozicionit të saj qendror. Qyteti u transformua nga një qendër osmane në një kryeqytet me arkitekturë të ndikuar nga stili italian, por më pas përjetoi një diktaturë të ashpër komuniste nga viti 1944 deri në vitin 1992. Diktatori stalinist, Enver Hoxha udhëhoqi një regjim izolues dhe represiv,…
Një shpërthim i fuqishëm gazi në një minierë qymyri në veri të Kinë ka shkaktuar një tragjedi të rëndë, duke lënë të paktën 82 të vdekur, sipas mediave shtetërore kineze. Ngjarja ndodhi në minierën e qymyrit Liushenyu, në qytetin Changzhi të provincës Shanxi, një nga zonat kryesore të industrisë së qymyrit në vend. Sipas televizionit shtetëror CCTV, operacionet e shpëtimit vijojnë ende, ndërsa autoritetet po përpiqen të përcaktojnë numrin e saktë të viktimave dhe të personave që mund të kenë mbetur të bllokuar nën tokë. Agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua raportoi se nivelet e monoksidit të karbonit brenda minierës kishin…
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirat, të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura. Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në juglindje të vendit, në orët e mesditës deri pasdite reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente në pjesën më të madhe të vendit, lokalisht shtrëngata afatshkurtra. Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi…
Ditën e sotme, pas një operacioni kërkimi nga forcat e zjarrfikëses së Bashkisë Devoll, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Devoll, është bërë e mundur gjetja e një të moshuari i cili prej dy ditësh kishte humbur kontaktet me familjarët. I moshuari, me iniciale N.B., vuante nga probleme shëndetësore (demencë) dhe ishte larguar nga banesa e tij. Menjëherë pas njoftimit për humbjen e tij, forcat zjarrfikëse dhe policia kanë organizuar një operacion të gjerë kërkimi në zonë. Pas disa orësh kërkimesh, i moshuari është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore. Fatmirësisht, ai nuk ka pësuar dëmtime serioze gjatë kohës që…
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi deklaroi sot se qeveria do të vijojë mbështetjen për sektorin e transportit, ndërsa paralajmëroi takime të reja me shoqatat për të vlerësuar ecurinë e çmimeve të karburanteve dhe nevojën për masa të mëtejshme. Në konferencën e sotme për shtyp duke folur për kërkesat e Shoqatave të Transportit, Karakaçi tha se Këshilli i Ministrave miratoi dy javë më parë subvencionimin me 50 lekë për litër. “Ky subvencionim erdhi edhe si rrjedhojë e bisedimeve me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, por edhe ministrit të Financave, Petrit Malaj me Shoqatat e Transportit lidhur me…
Gjatë një konference për mediat, këtë të premte, ministri për Infrastrukturën dhe Energjinë Enea Karakaçi u ndal tek projekti i hekurudhës Tiranë-Durrës, ku sipas tij shinat kryesore kanë përfunduar. Karakaçi pranoi se ka pasur vonesa, sepse kur është marrë kredia e parë projekti ka qenë i paplotë, megjithatë shtoi se në vitin 2027 do të kemi vijën e parë funksionale hekurudhore në vend. “Hekurudha Shqiptare, pasi e ka maturuar projektin me bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, tashmë ka nisur procedurën për mbylljen e katër kilometrave të fundit, për ta sjellë hekurudhën në pikën e vet ku ka qenë gjithmonë te Stacioni…
Ministri i Infrastrukturës dhe i Energjisë, Enea Karakaçi po zhvillon këtë të premte, më 22 maj, një konferencë për shtyp me gazetarët, ku ka adresuar bllokimin e punës për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. “Ministria e Infrastrukturës dhe e Energjisë ka ndjekur çdo fazë të procesit të ndërtimit të aeroportit të Vlorës me vëmendje të plotë dhe rigorozitet, në përputhje me kushtet e koncesionit dhe kuadrin ligjor shqiptar dhe ndërkombëtar. Të drejtat e të gjitha palëve janë respektuar. Sjellja e deritanishme e palëve zhvilluese, bllokimi i kantierit, konfliktet gjyqësore dhe shkeljet kontraktore kanë shkaktuar vonesa kritike dhe dëm reputacional ndaj…
Deklaratat e përsëritura të presidentit amerikan Donald Trump lidhur me situatën mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit kanë krijuar një klimë të fortë pasigurie në tregjet ndërkombëtare financiare e energjetike, sidomos në tregun e naftës. Sipas analizave të mediave ndërkombëtare, përfshirë The Neë York Times, lëvizjet e tregjeve janë bërë gjithnjë e më të ndjeshme ndaj çdo deklarate politike që vjen nga Shtëpia e Bardhë. Trump ka alternuar mesazhet, mes atyre optimiste për negociata dhe deklaratave të forta për përshkallëzim ushtarak. Në disa dalje publike, ai ka theksuar se SHBA-të po “negocion me Iranin” dhe se ekziston mundësia e një…