Author: tirana

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në zbatim të planit të masave për kontrollin dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri ose i mbajnë ato pa leje në banesë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, finalizuan operacionin policor të koduar “No Guns 2”. Në kuadër të këtij operacioni u kap dhe u arrestua një shtetas 43 vjeçar, banues në fshatin Levan, Fier. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri tip kallashnikov, si dhe municion luftarak, të…

Read More

Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme ka arritur në 8,2 miliardë lekë, ose rreth 85 milionë euro, pas derdhjes së kontributeve vjetore të bankave tregtare për vitin 2026. Banka e Shqipërisë bëri të ditur se ky fond, i krijuar në vitin 2018, synon shpëtimin nga falimentimi të bankave që mund të përballen me vështirësi financiare në të ardhmen, pa pasur nevojë për përdorimin e parave të taksapaguesve. Sipas Bankës së Shqipërisë, në zbatim të ligjit “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka, në Republikën e Shqipërisë”, fondi duhet të arrijë nivelin e synuar prej 0,5% të totalit të detyrimeve të…

Read More

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij zyrtare në Tokio, ka zhvilluar një takim me Ligën Parlamentare të Miqësisë Japoni–Shqipëri, të kryesuar nga Minoru Kiuchi, Ministër për Strategjinë e Rritjes së Japonisë. Ndërsa ndan në rrjetet sociale disa foto nga ky takim, Rama shprehet se me mbështetjen e pakursyer të ministrit Kiuchi “po punojmë me sukses për rritjen e kontakteve dhe shkëmbimeve mes dy vendeve”. Sjellim ndërmend se Rama mbërriti mbrëmë në Tokio, ku simbolet kuqezi ishin të pranishme në rrugët kryesore të qytetit, të cilat ishin dekoruar me flamuj të Shqipërisë dhe Japonisë, duke krijuar një atmosferë të veçantë…

Read More

Policia Rrugore përgatitet për kontrolle më të shpeshta ndaj drejtuesve që qarkullojnë nën efektin e alkoolit, duke kërkuar 279 mijë gojëza për alkool-testuesit. Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka hapur procedurën e tenderit për blerjen e aksesorëve për aparatet alkool-testues të Policisë Rrugore, për vitet 2026, 2027 dhe 2028. Kjo procedurë tregon se kontrollet për alkoolin në timon pritet të mbeten një nga prioritetet e Policisë Rrugore në 3 vitet e ardhshme. Fondi limit i procedurës është 26.9 milionë lekë pa TVSH, ose rreth 280 mijë euro, sipas kursit të këmbimit të përdorur në dokumentet e tenderit. Blerja do të…

Read More

Burime diplomatike për Klan News bëjnë me dije se ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë këtë të hënë, më 25 maj. Gjatë qëndrimit në kryeqytet, Dendias pritet të zhvillojë takime me kryeministrin Edi Rama, si edhe me ministrin shqiptar të Mbrojtjes, Ermal Nufi. Lajmi për vizitën e tij u raportua edhe nga mediat greke një ditë më parë, të cilat shkruanin se Dendias do të udhëtonte drejt Tiranës javën e ardhshme në kuadër të diskutimeve për çështjen e kufirit detar mes dy vendeve. Sipas një artikulli të publikuar nga media greke “To Vima”, Athina synon…

Read More

Një rekord prej 274 alpinistësh arritën majën e Malit Everest brenda një dite përmes anës jugore të Nepalit, duke shënuar numrin më të lartë të ngjitjeve të realizuara ndonjëherë në një ditë të vetme. Sipas autoriteteve nepaleze, kushtet e favorshme të motit u dhanë mundësi qindra alpinistëve të nisnin ngjitjen që në orët e para të mëngjesit dhe të vazhdonin për rreth 11 orë. Rekordi i ri tejkalon atë të vitit 2019, kur 223 persona kishin arritur majën nga e njëjta rrugë. Ekspertët kanë paralajmëruar për mbipopullim dhe rreziqe sigurie, sidomos në të ashtuquajturën “zona e vdekjes”, mbi 8 mijë…

Read More

Më 11 korrik, Tirana do të mirëpresë një nga artistët më të njohur dhe më me influencë në botën artistike, reperin Kanye West. E në Kashar, ka nisur tashmë puna për sheshin ku do të instalohet një stadium provizor për këtë shfaqje, e cila pritet të sjellë një “bum vizitorësh” në kryeqytet. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe i Sportit, Blendi Gonxhja ka publikuar në rrjetet sociale pamjet nga këto punime dhe shkruan: ”Ka nisur puna në Kashar për sheshin ku do të instalohet stadiumi provizor për super spektaklin e Kanye West në Shqipëri, një produksion i përmasave dhe standardeve globale që pritet ta…

Read More

Presidenti Donald Trump deklaroi së fundmi se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 5000 trupa shtesë në Poloni, një vendim që vjen pas lëvizjeve të fundit nga administrata e tij për të zvogëluar numrin e trupave amerikane në Evropë. Njoftimi vjen një javë pasi Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ndaloi vendosjen e planifikuar të një ekipi luftarak që pritej të kalonte me rotacion nëpër Poloni, një vendim që departamenti i tij tha se bazohej në zhgënjimin me kombet evropiane që “nuk kanë ndërhyrë kur Amerika kishte nevojë për to”. Kjo vjen gjithashtu pas një njoftimi të Trump në fillim të…

Read More

Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur që të ndajë nga 100 euro për disa kategori dhe të rrisë shtesat për gratë lehona, vetëm disa ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, prezantoi Pakon për përballje me inflacion 2.0, e cila tha se u pamundësua që të miratohej më herët nga Kuvendi, tashmë i shpërndarë, për shkak të, “bllokimit nga blloku opozitar”. Kurti tha se pakoja përfshin mbështetje të njëhershme prej 100 eurosh për pensionistët, fëmijët, punëtorët e sektorit privat dhe studentët aktivë. Pensionistët dhe fëmijët do të mund t’i marrin këto para nga java…

Read More

Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha në një reagim në rrjetet sociale sot në 22 maj, ka reaguar për shqiptarin Baki Goxhaj, që ndodhej në flotiljen “Global Sumud” e u ndalua nga Izraeli. Hoxha shprehet se shqiptari Goxhaj tashmë është rrugë për në atdhe. Në reagim, ministri shprehet se strukturat e Shërbimit të Jashtëm, në bashkërendim edhe me instuticione të tjera, kanë ndjekur çështjen pa ndërprerje, duke qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet e Izraelit. Ministri nënvizon se Shërbimi i Jashtëm demonstroi dhe njëherë se gjendet pranë shtetasve të saj në çdo kohë e rrethanë. Ministri për Evropën dhe Punët…

Read More

Evi Kokalari ka njoftuar se ka dorëzuar kallëzim penal në SPAK kundër Sali Berishës, Shkëlzen Berishës, Argita Malltezit, Albana Vokshit dhe disa personave të tjerë, të cilët i akuzon për “marrjen peng” të Partisë Demokratike dhe përdorimin e saj për interesa personale. Në një postim në rrjetet sociale, Kokalari thotë se ka shpjeguar në detaje mënyrën se si, sipas saj, PD u kontrollua pas Kuvendit të 30 prillit 2022, ndërsa paralelisht ka ndërmarrë edhe hapa ligjorë e politikë në gjykatë, pranë SPAK-ut, DASH-it dhe zyrtarëve të Partisë Popullore Europiane. Postimi i plotë i Evi Kokalarit: Sot në mëngjes kam bërë…

Read More

Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin e koduar “Perimetri 2”, i zhvilluar për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit në qytetin e Laçit. Si rezultat i operacionit, janë arrestuar 7 shtetas, ndërsa janë sekuestruar lëndë narkotike Cannabis Sativa, 6 automjete, telefona celularë dhe 7 pajisje elektronike që përdoreshin për lojëra fati. Sipas Policisë, hetimet kanë zgjatur disa muaj dhe janë kryer me metoda speciale hetimore, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për persona që ushtronin aktivitet kriminal në shpërndarjen e drogës në doza të vogla në zona të…

Read More