Author: tirana

Një ndërhyrje kirurgjikale e jashtëzakonshme e realizuar në Itali ka shënuar një arritje të rëndësishme në mjekësinë moderne, sipas “Il Messaggero”. Një pacient 50-vjeçar është shëruar nga diabeti dhe është çliruar plotësisht nga dializa falë një transplanti të dyfishtë të veshkës dhe pankreasit, i kryer tërësisht me ndihmën e një roboti kirurgjik në spitalin Niguarda të Milanos. Ndërhyrja konsiderohet historike, pasi për herë të parë në Itali të dy organet – veshka dhe pankreasi – janë implantuar duke përdorur ekskluzivisht një sistem robotik kirurgjik. Kjo metodë moderne sjell një sërë përfitimesh për pacientët, duke përfshirë prerje shumë të vogla prej…

Read More

Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion (SPAK) ka lëshuar këtë të shtunë, 7 mars, shtatë urdhër-arreste për krime të rënda. Pikërisht për këtë forcat RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) kanë zbarkuar që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm te “Uji i Ftohtë” në Vlorë. Operacioni i befasishëm po monitorohet me dronë nga ajri. Paraprakisht mësohet se është zbardhur vrasja e Gentian Qarrit, ngjarje e ndodhur më 6 shkurt 2021. Rreth orës 18:16 të asaj dite, që për ironi ishte po e shtunë, në lagjen “29 Nëntori”, në afërsi të Bibliotekës të qytetit, 40 vjeçarit iu bë atentat…

Read More

Banka Qendrore e Kazakistanit ka ndarë një buxhet prej rreth 350 milionë eurosh për të investuar në kriptovaluta, ka bërë të ditur guvernatori Timur Suleimanov të premten. “Aktualisht po zhvillojmë një listë instrumentesh ku do të investojmë. Kjo nuk i përfshin vetëm kriptovalutat”, ka thënë Suleimanov në një konferencë për media, tek ka shtuar se investimet do të bëhen në kompani teknologjike që lidhen me kriptovaluta dhe asete digjitale financiare. Këto investime pritet të nisin në periudhën prill-maj. Deri më 1 shkurt, rezervat e kësaj banke ishin 69.4 miliardë dollarë. Asetet e fondit kombëtar të Kazakistanit janë 65.23 miliardë dollarë.

Read More

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, uroi sot të gjithë mësuesit dhe pedagogët shqiptarë me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, duke vlerësuar kontributin e tyre të çmuar në arsimimin dhe edukimin e brezave të rinj. Kryetari Peleshi përcolli një reflektim të pedagoges së Departamentit të Letërsisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Belfjore Qose, mbi rolin dhe përkushtimin e mësimdhënësve në shoqëri. Dita e Mësuesit është një simbol mirënjohjeje për përkushtimin, profesionalizmin dhe sakrificat e mësuesve, të cilët çdo ditë përcjellin dije, formësojnë vlera dhe frymëzojnë vajzat dhe djemtë e Shqipërisë për të ndërtuar themelet e së ardhmes.

Read More

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka publikuar disa foto me fëmijët shqiptarë nga Manastiri i Maqedonisë së Veriut, që kanë qenë të pranishëm në kryeministri. Rama theksoi se gjuha shqipe mbetet një nga lidhjet më të forta që bashkon shqiptarët, pavarësisht kufijve. “Mirëmëngjes dhe me energjinë e fëmijëve nga Manastiri, që na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës, ju uroj Gëzuar 7 Marsin dhe fundjavë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama në mesazhin e tij.

Read More

Në Vlorë po zhvillohet një aksion policie në lagjen e Ujit të Ftohtë për goditjen e një grupi të rrezikshëm kriminal. 10 autoblindë të forcave RENEA, Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë rrethuar një pallat. RENEA ka bllokuar Unazën e Vlorës, rrugën paralele me lungomaren. Prej orëve të para të mëngjesit, RENEA ka qenë në monitorim të zonës me dron. Rreth 40 efektivë janë ende në terren.

Read More

Sot festohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit, një ditë simbolike kushtuar nderimit dhe vlerësimit të mësuesve për kontributin e tyre në arsimimin dhe formimin e brezave të rinj. Kjo festë shënohet në të gjitha shkollat dhe universitetet me aktivitete, koncerte dhe programe festive. Zanafilla e kësaj dite lidhet me hapjen e Mësonjëtores së parë shqipe më 7 mars 1887 në Korçë, në një kohë kur gjuha shqipe mësohej shpesh në fshehtësi për shkak të kufizimeve gjatë sundimit të Perandoria Osmane. Drejtori i parë i kësaj shkolle ishte Pandeli Sotiri, ndërsa në veprimtarinë e saj kontribuuan edhe figura të njohura të…

Read More

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare përgjatë relieveve malore të vendit dhe zonën e jugut. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s. Valëzimi forcës në det do të jetë 1-2 ballë.

Read More

Nga: Gjon NDREJAJ A është shtypi shqiptar vërtet i lirë dhe i pavarur ? Apo liria e tij mbaron, aty ku fillojnë interesat e fuqishme të financuesve të tij dhe grupeve të caktuara të interesit? Kjo është pyetja qështroj unë, ani pse jam i sigurtë se përgjigjen e saj e dinëshumica e lexuesve. Ashtu si edhe për disa gjëra të tjera edhe për shtypin, më ka gënjyer mendja se tashmë në një sistem demokratik, liria e shprehjes si e drejtë themelore e njeriut, është përmbushur dhejo vetëm pse është e garantuar me Kushtetutë. Kjo përshtypje tëkrijohet sapo dëgjon në mëngjes pasqyrën e shypit në TV, ku gazetat janë të mbushura me kritika ekstreme për qeverinë dheqeveritarët e të gjitha niveleve. Dhe në fakt koncepti bazë i lirisësë shtypit është që ai t’i shërbejë demokracisë dhe interesit publik duke vepruar në mënyrë të pavarur…

Read More

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila ditën e sotme i dorëzoi stafetën ministrit të ri të kësaj ministrie, Enea Karakaçi, ka folur për herë të parë publikisht për hetimet që SPAK po kryen ndaj saj. Balluku: Kam vendosur të mos analizoj, të mos shaj dhe të jem konsistente në qëndrimin tim për sa i përket drejtësisë. Nuk do gjeni kurrë asnjë deklaratë timen që të kundërshtojë tjetrën. Drejtësia duhet të jetë e lirë edhe e pavarur. Drejtësia e re si produkt i reformës në drejtësi, si produket i një Shqipërie evropiane duhet të vazhdojë të jetë frymëzimi i…

Read More

Nga Gjon Ndrejaj Profesori im i lëndës “Qarkullimi monetar dhe krediti” në fakultetin e Ekonomisë, na shpjegonte se banka është më së pari institucion besimi. Ti, i beson asaj paratë e tua, ndërsa ajo të beson  ty se do t’ja kthesh paratë, kur t’i jep dhe ti ke nevojë për to. Njerëzit që punojnë në bankë janë njerëz me integritet të lartë. Madje ai na tregonte një ngjarje që sipas tij kishte ndodhur vërtet. Një i huaj kishte ardhur asokohe në Shqipëri bëhet fjalë 50 vjet më parë dhe për nevoja të veta do të thyente një çek në bankë.…

Read More

Prokurorët italianë kanë konfirmuar se gazetari Francesco Cancellato dhe dy aktivistë për imigracionin, Giuseppe Caccia dhe Luca Casarini, u hakuan në të njëjtën kohë në fund të vitit 2024. Sipas hetimit të tre ishin pjesë e të njëjtës “fushatë infektimi”. Sulmet, të zbuluara në telefonat Android të viktimave, datojnë nga 14 dhjetori 2024. Prokurorët thanë se ende nuk kanë gjetur prova që shërbimet sekrete italiane të jenë përfshirë, por hetimi vazhdon për të identifikuar autorët. Cancellato, i cili drejton një media hetuese që ka publikuar kritika ndaj partisë Vëllezërit e Italisë të Giorgia Melonit, tha: Tani e di me siguri…

Read More