Gjykata Europiane e Drejtësisë vendosi se shtetet e BE-së mund të kërkojnë që të huajt nga vendet jashtë Bashkimi Europian të kenë leje afatgjatë qëndrimi në mënyrë që të përfitojnë ndihma sociale të cilat nuk lidhen me punësimin. Ky vendim vlen veçanërisht për përfitimet sociale të financuara nga fondet shtetërore, si shtesa për pensionistët me të ardhura të ulëta, dhe jo për ndihmat e lidhura me kontributet e punës. Vendimi u mor pas padisë së një gruaje shqiptare që jetonte ligjërisht në Itali për dhjetë vjet me djalin e saj, thotë DW. Ajo kishte leje qëndrimi dyvjeçare dhe leje pune,…
Author: tirana
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arbërie Nagavaci ka thënë sot se shpërndarja e Kuvendit nga ana e presidentes Vjosa Osmani paraqet akt të paprecedent që bie ndesh me rendin dhe që rastin do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese. “Nuk kishte pse të ndodhte një akt i tillë sot në mëngjes”, ka deklaruar ajo në një konferencë për media. Sipas saj, LVV-ja, në përputhje me rezultatin e saj zgjedhor, në vazhdimësi i ka ofruar alternativat për shmangien e zgjedhjeve. “Barrikadimi me jo-në e vazhdueshme, është i padobishëm dhe i panevojshëm”, ka thënë ajo. LVV-ja i ka fituar mbi…
Mozaiku i Tiranës është një nga thesaret e arkeologjisë shqiptare dhe ruan copëza të historisë sonë të antikitetit. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, tha sot se në këtë monument do të ekspozohen për publikun mozaikët e mbyllur të periudhës së antikitetit dhe të antikitetit të vonë të cilat gjenden në sitet tona më të rëndësishme arkeologjike. “Aktualisht në laboratorët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore po punohet për pastrimin, konservimin dhe përgatitjen e materialeve e gjetjeve gjatë sondazheve të vitit 2021, për ekspozimin e tyre, që do të sjellin më pranë publikut dëshmi të çmuara të trashëgimisë…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga aksioni në terren për prishjen e ndërtimeve pa leje. Në një videon të publikuar nga Rama, shihen ndërhyrjet intensive të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në lirimin e hapësirave publike. “Vijojmë kudo”, shkroi Rama në postimin e tij.
Nxënës të gjimnazit “Sulejman Delvina” kanë protestuar sot përpara ambienteve të Komisariatit të Policisë në Delvinë, pas një incidenti të rëndë të ndodhur në shkollën e tyre.Protesta vjen pas një përplasjeje mes dy nxënësve që përfundoi me përdorimin e një thike, ku një prej tyre është goditur në shpatull. Sipas nxënësve, situata problematike në shkollë është denoncuar disa herë më parë në drejtori, por pa u marrë masa konkrete për ta parandaluar përshkallëzimin e saj. Edhe pse është pranuar se një nga nxënësit kishte sjellje problematike, ata thonë se nuk është ndërhyrë në kohë për të shmangur incidentin. Ngjarja ka…
Dy ditë pas ngjarjes së rëndë ku humbi jetën një 72-vjeçare, policia ka njoftuar këtë të premte se ka proceduar penalisht drejtoreshën dhe kryekujdestaren e Shtëpisë së të Moshuarve në Gjirokastër. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprat penale ‘Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’, për shtetaset: D. D., 50 vjeçe, banuese në Gjirokastër, me detyrë Drejtoreshë e Shtëpisë së të Moshuarëve Gjirokastër dhe Dh. Zh., 52 vjeçe, banuese në Gjirokastër, me detyrë kryekujdestare në këtë institucion.”, bëjnë me dije uniformat blu. Procedimi…
Policia e Tiranës ka vënë në pranga edhe dy persona të tjerë të shpallur në kërkim për ngjarjen e datës 14 shkurt, ku në një hotel në Sauk, u vetëplagos një 18-vjeçare. Ata kërkoheshin për veprat penale “moskallëzim krimi” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Policia njoftoi se pas konsultimit me prokurorin u vendos që të dy ata të hetohen në gjendje të lirë. Kujtojmë se për këtë ngjarje, Gjykata e Tiranës ka lënë në arrest me burg të dashurin e të resë. Togat e zeza vendosën se arrestimi i tij ishte i ligjshëm dhe lanë në fuqi…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të mbledhë në takim liderët e partive nga ora 13:00. Ky takim vjen pas dekretit të saj për shpërndarjen e Kuvendit, të cilin e bëri të ditur gjatë konferencës për media këtë mëngjes. Osmani tha se qëllimi i takimit është konsultimi formal me partitë për caktimin e datës së zgjedhjeve të reja. “Sot do të ftohen liderët e partive për datën e zgjedhjeve, sepse është obligim që të konsultohen paraprakisht. Kjo është pasojë e nevojshme menjëherë pas shpërndarjes së Kuvendit, që të shpallen edhe zgjedhjet e reja. Pas këtij konsultimi do të caktohet data,”…
Greqia do të ndihmojë edhe Bullgarinë në mbrojtjen antibalistike ndaj një kërcënimi të mundshëm nga Irani. Njoftimin e ka bërë ministri grek i Mbrojtjes, pas një bisede telefonike me homologun bullgar Atanas Zapryanov. Sipas vendimit të qeverisë greke, një bateri raketash Patriot do të zhvendoset në Greqinë veriore për të ofruar mbrojtje antibalistike për Bullgarinë. Gjithashtu, dy avionë luftarakë F-16 do të vendosen në një bazë ajrore në veri të vendit për të forcuar mbrojtjen ajrore të rajonit. Dy oficerë të lartë të Forcave Ajrore greke do të dërgohen në qendrën operative të ushtrisë bullgare në Sofje, ndërsa Dendias pritet…
Detaje të tjera janë zbuluar nga grabitja e pikës së këmbimit valutor në zonën e “5 Majit” në Tiranë, ngjarje që ndodhi mëngjesin e 5 marsit. Autori, L.M., fillimisht i ka mohuar akuzat para policisë dhe ka deklaruar se nuk ishte ai autori i grabitjes së 300 mijë lekëve. Por, efektivët e Komisariatit nr. 4 gjetën rrobat që përdori në grabitje, brenda në lavatriçe, prova të rëndësishme për dokumentimin e ngjarjes, përveç pamjeve të kamerave të sigurisë. Më pas, ai pranoi se ishte autor i grabitjes dhe tregoi arsyen dhe planin. “Kisha planifikuar që grabitjen ta bëja që më përpara.…
Ish-presidenti Ilir Meta është tërhequr nga kërkesa për ndryshim të masës së sigurimit. Shkak është bërë shtyrja e seancës ditën e djeshme, duke mos marrë një vendim nëse çështja kalon ose jo për gjykim. Seanca paraprake ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi dhe tre pandehurve të tjerë u shty për më 12 mars. Shkak u bë mungesa e avokatëve të Pirro Xhixhos. Kujtojmë se më 29 gusht, Prokuroria e Posaçme ka çuar në gjyq ish-presidentin e vendit, Ilir Meta dhe Kryemadhin, ndaj të cilëve rëndojnë tre akuza, atë të korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë.…
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në vijim të komunikimeve të mëparshme, u bën thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë të shmangin udhëtimet në rajonin e Lindjes së Mesme deri në një njoftim të dytë. MEPJ thekson se, situata në këtë rajon vijon të mbetet e paparashikueshme dhe e paqëndrueshme. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën të ditur se po ndjek me vëmendje zhvillimet dhe do të vijojë të informojë publikun në mënyrë të vazhdueshme.