Author: tirana

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në konferencën e 5-të ndërkombëtare ministrore “No Money for Terror”, e cila u mbajt në Paris, Francë, nën kujdesin e veçantë të ministrit për Ekonominë, Financat dhe Sovranitetin Industrial, Energjetik e Dixhital të Francës, Roland Lescure. Konferenca u zhvillua në kuadër të presidencës franceze të G7 për vitin 2026, ndërsa i pranishëm ishte dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Gjatë një deklarate pas punimeve të konferencës, ministri Malaj shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare për të qenë një partnere aktive në përpjekjet globale në luftën kundër financimit të terrorizmit dhe mbrojtjen e integritetit të…

Read More

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj kërkoi shfuqizim të masës së sigurisë ‘arrest në burg’ në Gjykatën Kushtetuese. Gazetarja Anila Hoxha raporton se seanca në Kushtetuese ka përfunduar, por sot nuk ka një vendimmarrje nga gjykata. Gjykimi u bë me prova shkresore, pra ishin vetëm gjykatësit, pa prezencën e vetë kryebashkiakut apo SPAK. Më herët të dyja palët kanë depozituar prapësimet e tyre, Veliaj përmes avokatit ku argumenton se përse duhet shfuqizuar masa dhe SPAK ka depozituar qëndrimet e vetë.

Read More

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, njoftoi se janë ndërmarrë hapat e parë drejt themelimit të Xhandarmërisë së Kosovës. Ekspertët e sigurisë e shohin si vendim strategjik themelimin e një strukture të tillë sigurie, që do të mund të kishte kompetenca në ruajtjen e kufirit me Serbinë. Sveçla shkroi në rrjetet sociale se ka nënshkruar themelimin e grupit punues, që sipas tij, do të bëjë analizimin dhe propozimin e modaliteteteve për funksionimin e Xhandarmërisë, si Agjencion i MPB-së. “Xhandarmëria përfaqëson një hap të rëndësishëm në konsolidimin e arkitekturës sonë të sigurisë, me mision të qartë…

Read More

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka reaguar pas disa pretendimeve në median online, ku artikulohej se Ambasadori i Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Denion Mejdani, ishte shkarkuar nga detyra pasi i doli në mbështetje studentëve që protestuan më herët në Shkup. Përmes zëdhënësit Alteo Hysi, MEPJ thekson se “komentet dhe pasqyrimet në media nuk pasqyrojnë realitetin, aq më pak procesin institucional që ndiqet në raste të tilla.” Këto procese sipas Hysit, “mbështeten mbi analiza profesionale dhe institucionale, duke pasur si objektiv përdorimin sa më efikas të burimeve njerëzore, në përputhje me prioritetet e politikës së jashtme…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë të gjatë për median estoneze “Postimees”, ku ka kritikuar strategjinë e Bashkimit Europian në çështjet e jashtme dhe sigurimit të interesave globale. Ai thekson se ishte një gabim që Evropa i la Shteteve të Bashkuara drejtimin e negociatave me Rusinë dhe argumenton se Shqipëria mund të përshpejtojë anëtarësimin e saj në BE duke hequr dorë nga e drejta e vetos, duke kontribuar kështu në një Evropë më funksionale dhe me vendimmarrje më të shpejtë. Rama shton se, megjithë sfidat e ngadalësisë së proceseve europiane, Shqipëria mbetet e vendosur të bëhet anëtare e BE-së…

Read More

COELA nuk doli dje me një vendim për Raportin e IBAR për Shqipërinë, konfirmojnë burime diplomatike nga Brukseli për A2 CNN. Pritet që kjo çështje të jetë sërish në rend dite në mbledhjen e të enjtes. Po sipas këtyre burimeve, kanë mbetur ende disa shtete që nuk e kanë dhënë dritën jeshile për draftin. Një ditë më parë Këshilli i BE në një reagim bëri me dije se: “Teksti i fundit duket i stabilizuar, por është plotësisht në dorën e presidencës të vendosë nëse nevojiten ndryshime shtesë për të kënaqur të gjitha shtetet anëtare dhe për të arritur unanimitetin në mbledhje”.

Read More

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari bëri të ditur sot se janë intensifikuar masat për parandalimin e ndërtimeve pa leje në territor, ku vetëm muajin e fundit janë vendosur 67 masa administrative. Gjatë një konference për shtyp, Lamallari u ndal te masat e shtuara për kontrollin e territorit, ndërsa theksoi se masat e administrative të vendosura gjatë këtij muaji arrijnë në shifrën e 122 milionë lekëve. Lamallari iu referua dhe goditjes së një rasti të dyshuar të paligjshmërisë në Sarandë, ku punonjës të Policisë u bënë palë me krimin duke neglizhuar kryerjen e detyrës dhe duke cenuar interesat kombëtare.…

Read More

Presidenti rus, Vladimir Putin tha të mërkurën se marrëdhëniet midis Rusisë dhe Kinës kanë arritur “një nivel të paparë të lartë”, ndërsa tregtia dypalëshe është rritur më shumë se tridhjetëfish gjatë 25 viteve të fundit. Duke folur në një takim me homologun e tij kinez në Pekin, Putin e përshkroi Presidentin kinez, Xi Jinping si një “mik të dashur”, duke kujtuar një proverb kineze që “nëse miqtë nuk e kanë parë njëri-tjetrin për një ditë, ndihet sikur kanë kaluar tre vjeshta”. “Mbaj mend me nostalgji pjesëmarrjen së bashku vitin e kaluar në festimet që shënuan 80-vjetorin e fitores në Luftën…

Read More

Një 20-vjeçar është arrestuar këtë të mërkurë, 20 maj, për veprën penale “Shkelja e rregullave e qarkullimit rrugor”. Sipas njoftimit të uniformave blu, mbrëmjen e së martës (19 maj), 20-vjeçari ka përplasur me automjetin e tij, makinën që drejtohej nga një 56-vjeçar, i cili si pasojë ky i fundit ka humbur jetën. Gjithashtu mbetën të lënduar dhe tre persona të tjerë. “Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin O. P., 20 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Rreth orës 23:30, të datës 19.05.2026, në aksin rrugor Thumanë–Laç, automjeti që drejtonte 20-vjeçari është…

Read More

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, në konferencë për mediat këtë të mërkurë, 20 maj. Ai po flet lidhur me atë që ka ndodhur me komisariatin e Sarandës, ku janë arrestuar disa efektivë, përfshirë edhe kreun e Komisariatit. ”Bregdeti, nga veriu në jug, mbrojtja e territorit është pasuri kombëtare, u përket shqiptarëve”, theksoi ministri, duke bërë apel për hetim të thelluar mbi përgjegjësinë e kujtdo që është përfshirë në rastet e shkeljes së ligjit. Sa i takon ndërtimeve pa leje, tha se ka pasur shumë masa administrative, gjatë muajit prill. “Nga IKMT janë marrë 67 gjoba, në një vlerë prej 122…

Read More

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se shtatë persona të nacionalitetit serb në Graçanicë janë arrestuar nga autoritetet, nën dyshimet për “kërcënime, presion dhe shantazh” ndaj vullnetit të lirë të votuesve. Më herët, Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte njoftuar se pesë persona ishin ndaluar për “cenim të vullnetit të lirë të votuesve në Graçanicë”, komunë me shumicë serbe në Kosovë. Arrestimet u kryen pasi ministri në detyrë në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, akuzoi Listën Serbe për “presion” dhe “frikësim” ndaj mbështetësve të tij, duke i bërë thirrje institucioneve kompetente të…

Read More