Author: tirana

Në emisionin “Trialog” tema e diskutimit ishte raporti i fundit i Avokatit të Popullit mbi sistemin penitenciar të vuajtjes së dënimit. Raporti ka ngritur alarme të forta për gjendjen e burgjeve në vend, duke shkuar deri në apel për mbylljen e pesë institucioneve. E ftuar në studio ishte Ndihmës Komisionere pranë Avokatit të Popullit, Nertila Qafzezi, e cila theksoi se inspektimet kryhen në mënyrë periodike përmes mekanizmit për parandalimin e torturës. Ajo u shpreh se raporti i fundit është i detajuar, me të dhëna, fakte dhe shifra që sipas saj janë shqetësuese për opinionin publik. Ndihmës Komisionerja shtoi se, në…

Read More

Kryeministri Edi Rama është takuar këtë të mërkurë, më 20 maj, me homologun e Koresë së Jugut, Kim Min-seok, gjatë vizitës së tij në Seul, ku po merr pjesë në një konferencë ndërkombëtare. Sipas zyrës së kryeministrit koreano-jugor, dy liderët diskutuan mbi forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Koresë së Jugut, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të rëndësishme si tregtia, investimet dhe inteligjenca artificiale. Korean Times raporton vlerësoi interesin e Shqipërisë për teknologjitë e avancuara dhe theksoi se të dy vendet i kushtojnë rëndësi zhvillimit të inteligjencës artificiale. Ai përmendi gjithashtu faktin se Shqipëria ka emëruar atë që konsiderohet…

Read More

Sot, në orën 10:00 në Gjykatën Kushtetuese, do të nisë seanca për kryetarin e bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili kërkon shfuqizim të masës së sigurisë ‘arrest në burg’. Gjykimi është me prova shkencore, që do të thotë se do jenë vetëm gjykatësit, pa prezencën e vetë kryebashkiakut apo SPAK. Të dyja palët kanë depozituar prapësimet e tyre, Veliaj përmes avokatit ku argumenton se përse duhet shfuqizuar masa dhe SPAK ka depozituar qëndrimet e vetë. Midis pretendimeve të Veliaj, siç mëson gazetarja Anila Hoxha, është depozituar nga avokatët edhe vendimi i shkurtuar i Gjykatës së Lartë që flet dhe orienton…

Read More

Presidenti Donald Trump dhe Departamenti i Drejtësisë kanë arritur një marrëveshje për të rrëzuar një padi prej 10 miliardë dollarësh që ai ngriti kundër IRS-së për rrjedhjen e deklaratave të tij tatimore nga një kontraktor qeveritar, sipas një dokumenti gjyqësor të dorëzuar të hënën. Zëdhënësit e ekipit ligjor të Trump dhe Departamentit të Drejtësisë nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për komente mbi kushtet e marrëveshjes, por avokatët e Trump paraqitën një njoftim të hënën në një gjykatë federale në Miami duke rrëzuar vullnetarisht padinë që ai ngriti në janar. Veprimi gjyqësor erdhi pasi gjyqtarja e distriktit amerikan Kathleen Williams, e…

Read More

Nga 2 shkurti deri më 27 prill 2026, për procesin e rivlerësimit të pronave kanë aplikuar gjithsej 9,532 qytetarë. Sipas të dhënave të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, nga ky proces në buxhetin e shtetit janë arkëtuar rreth 1.6 miliardë lekë, ose afro 16 milionë euro, vetëm nga pagesa e tatimit 5%. Në total, për periudhën shkurt-prill, ASHK ka përllogaritur arkëtime prej rreth 3.2 miliardë lekësh, ose afërsisht 34 milionë euro. Megjithatë, tatimi për rivlerësimin është paguar deri tani vetëm nga 22% e aplikuesve, konkretisht nga 2,114 qytetarë. Vlera e tatimit të transferuar në administratën tatimore nga këto pagesa arrin në…

Read More

Bordi i Paqes, i krijuar për të mbikëqyrur armëpushimin në Gaza, do t’i kërkojë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të ushtrojë presion mbi Hamasin që të çarmatoset, sipas AP. Sipas një raporti që pritet të diskutohet në Këshillin e Sigurimit, refuzimi i Hamasit për të dorëzuar armët mbetet pengesa kryesore për zbatimin e plotë të marrëveshjes së armëpushimit. Raporti thekson se rindërtimi i Gazës nuk mund të nisë pa çarmatosjen e grupeve të armatosura. Dokumenti argumenton se dorëzimi i armëve është kusht thelbësor për tërheqjen graduale të forcave izraelite, krijimin e një administrate civile palestineze dhe avancimin e…

Read More

Një shqiptare ka humbur jetën në Manhattan të New York-ut, pasi ka rënë një një pusetë. Siç raportojnë mediat amerikane, bëhet fjalë për 56 vje­çaren Donika Gocaj. Mësohet se ngjarja ka ndodhur të hënën, 18 maj, teksa gruaja po kalonte pranë kryqëzimit të Rrugës 52 me Fifth Avenue, m’u në ‘zemër’ të lagjes së famshme. Deri më tani, policia thotë se gjithçka rezulton aksidentale. Mësohet se 56 vjeçarja kishte parkuar makinën e saj tip “Mercedes-Benz SUV” dhe sapo kishte zbritur, kishte rënë direkt në pusetë. Dyshohet se avulli i nxehtë brenda pusetës, rreth 3 metra të thellë, i shkaktoi arrest kardiak. Një…

Read More

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet e alternime vranësirash dhe intervale kthjellimesh. Reshjet e shiut me intensitet të ulët të karakterit lokal (pika shiu) në orët e para të mëngjesit në jug të vendit. Në orët e mesditës deri pasdite reshjet e shiut me intensitet të ulët të karakterit lokal parashikohen të jenë prezente në qendër dhe jug të vendit. Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kudrati i jugut me shpejtësi mesatare 7m/s, e cila hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 14m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-3 ballë.

Read More

Rruga “Pjetër Budi”, një aks që lidh Njësinë Administrative nr.2 me zonën e Liqenit të Farkës po i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë. Punimet u inspektuan sot nga Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, e cila theksoi nevojën e kësaj ndërhyrje pasi infrastruktura ekzistuese ishte e amortizuar dhe jashtë standardeve urbane. “Kur themi rruga “Budi” mendojmë qendrën e Tiranës, por në fakt ky është një zgjatim i rrugës që kalon jo vetëm nga Qyteti Studenti, por deri te Liqeni i Farkës, duke krijuar një hyrje shumë të mirë në hapësirë të gjelbër të Tiranës, përveç parkut të liqenit,…

Read More

Kandidati i përjashtuar nga gara në PD Ervin Salianji i drejtohet me një letër grupimit të Partive Popullore Europiane, ku shpreh shqetësimin për bllokimin e garës për kryetar, mosrespektimin e statutit të partisë dhe përjashtimet arbitrare të kandidatëve. Salianji thotë se në PD po asgjësohen standardet demokratike dhe pluralizmi i brendshëm. Salianji thekson se: “Çështja nuk është një kandidim individual, por mbrojtja e standardeve demokratike, pluralizmit të brendshëm dhe kredibilitetit institucional të partisë më të madhe opozitare në Shqipëri.” Në komunikimin drejtuar PPE-së dhe liderëve të partive simotra europiane, ai nënvizon se Partia Demokratike, si pjesë e familjes politike europiane,…

Read More

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviç, po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë, ku theksoi se Shqipëria dhe vendi i tij janë të lidhur nga miqësia dhe vizioni i përbashkët evropian. Gjatë konferencës së përbashkët me homologun shqiptar, Ferit Hoxha, Ibrahimoviç theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë bazuar në përgjegjësi të përbashkët për stabilitetin, sigurinë dhe paqen në rajon. Ai nënvizoi se Shqipëria dhe Mali i Zi, si vende kandidate për integrimin në Bashkimin Europian, janë në përputhje të plotë me objektivat e BE-së lidhur me politikën e jashtme dhe atë të sigurisë. “Kam diskutuar me…

Read More

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, gjatë një konference për shtyp, paraqiti sot prioritetet kryesore të Ministrisë së Drejtësisë në një moment të rëndësishëm për procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe për fazën aktuale të reformës në drejtësi. Në deklaratën e tij, Gogu theksoi se sistemi i drejtësisë ka hyrë tashmë në “fazën e performancës”, ku qytetarët presin jo vetëm institucione të pavarura, por rezultate konkrete në jetën e tyre të përditshme. “Pas një dekade ndërtimi institucional, drejtësia duhet të ndihet nga qytetari: te vendimi i arsyetuar në kohë, te aksesi në ndihmë juridike, te kontrata e ekzekutuar dhe te…

Read More