Author: tirana

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha nënvizoi sot rëndësinë e avancimit të projekteve ndërkufitare me Malin e Zi, si projekti i urës mbi lumin Buna si dhe hekurudhën Podgoricë-Hani i Hotit. Në një deklaratë të përbashkët për shtyp, pas takimit në Tiranë me zv/kryeministrin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, Ervin Ibrahimović, kryediplomati shqiptar vlerësoi bashkëpunimin me vendin fqinj si vende partnere dhe aleatë në NATO. “Mendojmë të riaktivizojmë një mekanizëm të rëndësishëm, siç është takimi ndërqeveritar. Natyrisht në momentin e duhur kur të kemi edhe elementet e nevojshëm për të shkuar…

Read More

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi se Shqipëria nuk mund të bëhet pjesë e Bashkimit Europian pa garantuar të drejtat e qytetarëve dhe funksionimin në kohë të sistemit të drejtësisë. Në një konferencë për mediat, ai theksoi se procesi i integrimit europian kërkon angazhim të pandërprerë nga i gjithë sistemi institucional, duke bërë të ditur se 70 institucione, 190 ekspertë dhe mbi 8 mijë faqe dokumentacion janë përfshirë në raportimet pranë Komisionit Europian. Gogu u ndal edhe te raporti i vlerësimit të piketave të ndërmjetme, IBAR, të cilin e cilësoi si një proces teknik që tashmë ka kaluar nga grupi…

Read More

Tre personat e ndaluar pas përplasjeve fizike gjatë protestës së studentëve në Shkup, janë lënë të lirë nga policia shkruajnë mediat në Maqedoninë e Veriut. Të rinjtë u liruan pas identifikimit dhe marrjes së deklaratave, por duket nuk kanë shpëtuar nga masat për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Incidenti ndodhi pak para se protestuesit studentë të mbërrinin përpara Ministrisë së Drejtësisë. Dyshohet se përplasja nisi pas një provokimi nga ana e një të riu maqedonas, çka solli reagimin e dy të rinjve shqiptarë. Ndërkohë, njëri nga organizatorët e protestës, Mevlan Ademi, bëri thirrje për zbatimin e plotë të Ligjit…

Read More

Avokati i Popullit ka publikuar raportin vjetor mbi gjendjen e respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut, për 2025-ën, ku ka kritikuar gjendjen në sistemin penitenciar shqiptar. Në raport, Avokati i Popullit ka kërkuar mbylljen e pesë burgjeve që, sipas institucionit, cenojnë dinjitetin njerëzor dhe afrohen me standardin e trajtimit degradues. Bëhet fjalë për institucionet e vuajtjes së dënimit në Burrel, Kosovë-Lushnjë, Kukës, si dhe burgjet “Mine Peza” (302) dhe “Jordan Misja” (313). Gjetjet bazohen në inspektimet e kryera në 18 IEVP gjatë vitit 2025, si edhe në 115 ankesa të trajtuara nga të burgosur dhe familjarët…

Read More

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq një subjekt privat, si dhe të administratorit të saj shtetasit B. A. nën akuzë për kryerjen e veprës penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”, parashikuar nga neni 202/b i Kodit Penal. Nga hetimet u provua kryerja e veprimtarisë të paligjshme, e cila konsistonte në marrjen, nxjerrjen, përpunimin dhe transportimin e inerteve përgjatë lumit Vjosë, veprime këto që kishin sjellë si pasojë dëmtimin e habitatit natyror të zonës së mbrojtur mjedisore me status të veçantë “Park Natyror”. Zona ku janë…

Read More

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi, ka bërë publike kushtet kryesore të propozimit të fundit iranian për paqe drejtuar Shteteve të Bashkuara, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA. Sipas tij, propozimi iranian parashikon: heqjen e sanksioneve ndaj Teheranit; zhbllokimin e fondeve të ngrira iraniane; përfundimin e bllokadës detare ndaj Iranit; ndërmjetësim të përshpejtuar nga Pakistani, teksa një ministër pakistanez po zhvillon vizitë në Teheran; ndalimin e luftës në të gjitha frontet, përfshirë Libanin; tërheqjen e forcave amerikane nga zonat pranë Iranit; kompensim për dëmet e shkaktuara nga lufta. Sipas një burimi pakistanez të cituar nga Reuters, Pakistani ia ka…

Read More

Finalizohen gjatë 24 orëve të fundit, 2 operacione për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje dhe të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Arrestohen në flagrancë 7 shtetas. Sekuestrohen 2 armë zjarri, 6 celularë dhe 900 000 lekë të përfituara nga lojërat e fatit. Si rezultat i punës intensive hetimore dhe kontrolleve në subjekte të ndryshme, me qëllim evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, strukturat e DVP Tiranë finalizuan gjatë 24 orëve të fundit, 2 operacione, gjatë të cilëve u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga 7 shtetas. -në kuadër të operacionit “Fair Play” Specialistët…

Read More

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njoftoi sot se në segmentin rrugor të rrugëve lidhëse me Tunelin e Llogorasë kanë nisur punimet për realizimin e shtresave asfaltike në kilometrin e parë. Sipas ARRSH-s progresi fizik i projektit ka arritur në rreth 80%. ARRSH thekson se investimi pritet të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin dhe aksesin drejt jugut të vendit. Përfundimi i këtij projekti, sipas ARRSH-së, “do të mundësojë lëvizje më të shpejtë dhe më të sigurt” për qytetarët dhe turistët, duke lehtësuar trafikun në zonën bregdetare dhe duke rritur aksesin drejt rivierës shqiptare. Punimet janë pjesë e segmentit rrugor të rrugëve lidhëse me tunelin…

Read More

Agjencia për zbatim të ligjit e Bashkimit Evropian ka shënjestruar propagandën online të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) në një operacion të koordinuar kundër përmbajtjes terroriste online. IRGC-ja është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, BE-ja, dhe vende të tjera, përfshirë edhe Kosova. Agjencia evropiane policore, EUROPOL, njoftoi se në këtë operacion janë shënjestruar 14.200 postime të lidhura me Gardën Revolucionare. Aksioni u përqendrua në identifikimin dhe pengimin e pranisë online të grupit, që “përdorej për të përhapur propagandë, për të rekrutuar mbështetës dhe për të mbledhur fonde”, u tha në njoftim. EUROPOL tha se 19…

Read More

“Do bëjmë publik emrin e trajnerit të ri të ekipit kombëtar, Roland Maran. Mbyllim një cikël, mund të themi me ish trajnerin e kombëtares, Sylvinho, dua ta falenderoj në emër të FSHF, tifozëve, për kontributin që kanë dhënë. Bashkë kemi kaluar një periudhë vërtet të rëndësishme me shumë emocione. Është pjesë e historisë së futbollit shqiptar. Në respekt të plotë, kemi rënë në konsensus që ky cikël të mbyllet dhe të fillojë një i ri, me një trajneri jo të ri në moshë, por me shumë eksperiencë, siç është zoti Rolando Maran. Objektivi mbetet vendi i parë në Uefa Nations…

Read More

Zhvillime të reja në lidhje me gjyqin që po zhvillohet ndaj ish-presidentit Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, njëkohësisht ish-deputetes Monika Kryemadhi. Ditën e sotme është caktuar trupa e gjyqtarëve që do të shqyrtojë çështjen e tyre, tashmë e ndarë nga pjesa tjetër e të pandehurve, pasi këtyre të fundit iu pranua gjykimi i shkurtuar. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se Erjon Bani, Rudina Palloj dhe Marinela Osmani do të jenë gjyqtarët që do të japin vendimin për Metën dhe Kryemadhin.

Read More