Ka nisur zyrtarisht kampionati i ndeshjeve për edicionin e IV të projektit “Ekipet Sportive në Shkolla”, një nismë që synon nxitjen e aktivitetit fizik dhe promovimin e sportit në sistemin arsimor parauniversitar. Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar bën të ditur se, faza e parë përfshin ndeshjet brenda qarkut për disiplinat volejboll dhe basketboll, të organizuara në dy cikle arsimore: 9-vjeçar dhe të mesëm. Ekipet pjesëmarrëse po garojnë për të siguruar përfaqësimin e qarkut të tyre në fazën e dytë, atë të kampionatit rajonal. Në total, në këtë edicion marrin pjesë 608 ekipe nga e gjithë vendi. Në ciklin 9-vjeçar, në basketboll…
Author: tirana
Policia e Durrësit ka arrestuar shtetasin G. K., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap në lagjen nr.14, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Po ashtu specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës: -referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin B. S. alias B. Z., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij. Punohet për kapjen e tij; -referuan materialet në Prokurori, pasi ka kallëzuar shtetasi E. T., se më datë 17.02.2026, bashkëshortja e tij, shtetasja Xh. T., 30 vjeçe, është larguar nga banesa dhe…
Tre muaj pas hyrjes në fuqi të ndalimit të rrjeteve sociale për adoleshentët në Australi, rezultatet janë ende të paqarta dhe ndikimet ndryshojnë shumë nga një familje në tjetrën. Sipas Caroline Thain, këshilltare kombëtare klinike pranë organizatës për shëndetin mendor Headspace, rreth një në dhjetë adoleshentë që vizitojnë qendrat e tyre kanë përmendur ndalimin si arsye për të kërkuar mbështetje. Kryeministri Anthony Albanese ka përmendur si sukses fshirjen e 4.7 milionë llogarive australiane në platformat kryesore si TikTok, Instagram, Facebook, YouTube dhe Twitch, por ekspertët theksojnë se ky është vetëm një tregues teknik, jo një pasqyrë e plotë e ndikimit…
Dy automjete kanë dalë jashtë rruge në autostradën Fier–Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Benz i ka prerë rrugën një automjeti tjetër tip Passat, duke bërë që të dy mjetet të humbasin kontrollin dhe të dalin jashtë korsisë. Si pasojë e aksidentit janë shënuar dëme të lehta, ndërsa personat e përfshirë janë dërguar në spitalin e Vlorës për kontroll mjekësor. Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Dhuna ndaj grave në vendet e Bashkimit Evropian vazhdon të jetë e përhapur, po merr gjithnjë e më shumë forma digjitale dhe shpesh neglizhohet nga institucionet përgjegjëse për parandalimin dhe luftimin e saj.Kështu thuhet në një sondazh të publikuar të martën nga Agjencia për të Drejtat Themelore të BE-së (FRA) dhe Instituti Evropian për Barazi Gjinore (EIGE). Sipas të dhënave, gati një në tre gra (30.7%) në BE kanë përjetuar dhunë fizike (përfshirë kërcënimet) dhe/ose seksuale gjatë jetës së tyre, që nga mosha 15 vjeçare.Edhe fëmijët preken ndjeshëm: 32.9% e vajzave kanë përjetuar dhunë fizike ose psikologjike nga prindërit.Studimi tregon…
Dy policë të forcave shqiponja mbeten të plagosur gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim. Dyshohet se oficeri i policisë Gentjan Meda ka rënë nga një lartësi gjatë kapje së një të kërkuari, duke pësuar goditje në kokë dhe është transportuar me helikopter drejt ‘Traumës’ në Tiranë. Sakaq kolegu i tij, shtetasi me iniciale B.Gj ka thyer këmbën.
Tregjet financiare globale pësuan rënie të mëtejshme të mërkurën, pavarësisht ofertës së presidentit amerikan Donald Trump për të angazhuar Marinën e SHBA-ve në shoqërimin e cisternave përmes Ngushticës së Hormuzit dhe deklaratës së ushtrisë amerikane se “nuk ka asnjë anije iraniane në lëvizje” në këtë rrugë ujore strategjike. Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme ka paralizuar qarkullimin në Ngushticën e Hormuzit, e cila në praktikë u mbyll nga Irani pas sulmeve të ndërmarra nga SHBA-të dhe Izraeli gjatë fundjavës. Zhvillimet kanë shtuar frikën për një krizë të zgjatur të furnizimit me energji, me pasoja të ndjeshme në mbarë botën.…
Sot në orën 12:00 Do të mblidhet Komisioni i Etikës për të shqyrtuar kërkesën e grupit parlamentar të PS-së për të përjashtuar me 20 ditë nga seanca kreun e partisë “Mundësia”, deputetin Agron Shehaj. Sipas grupit të PS, Shehaj ka përdorur fjalë fyese në seancën e shkuar dhe ka penguar zhvillimin e saj. Kështu, grupi i PS ka kërkuar masë disiplinore për Shehajn, për ta përjashtuar 20 ditë nga seancat parlamentare.
Spanja tha se SHBA-të duhet të zbatojnë ligjin ndërkombëtar dhe marrëveshjet tregtare me BE-në, duke iu përgjigjur Donald Trump, i cili tha se do të ndërpresë të gjithë tregtinë me Spanjën pasi refuzoi të lejonte ushtrinë amerikane të përdorte bazat e saj për misione që lidhen me sulmet ndaj Iranit. Qeveria spanjolle theksoi se është një “anëtar kyç i NATO-s” dhe “një fuqi eksportuese e BE-së”, sipas El Pais. “Spanja respekton angazhimet e saj është një partner tregtar i besueshëm për 195 vende në botë, përfshirë SHBA-në, me të cilat ne mbajmë një marrëdhënie tregtare historike dhe reciprokisht të dobishme.…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh optimist për sezonin turistik, duke vënë në pah atmosferën e gjallë që ka përfshirë qytetin e Gjirokastër. Sipas kryeministrit, fluksi i hershëm i turistëve këtë vit sinjalizon një sezon premtues për ekonominë lokale, duke përfshirë hotelerinë, gastronominë dhe bizneset e vogla që operojnë në qytetin historik. “MIRËMËNGJES 😊 dhe me rrezet e diellit mbi sokakët e Gjirokastrës, ku vizitorët nga e gjithë bota kanë nisur ta gjallërojnë më herët se çdo vit, duke premtuar një tjetër rekord për turizmin dhe gjithë zinxhirin e ekonomisë lokale në qytetin e gurtë, me mikpritjen e ngrohtë,…
Një zyrtar i lartë amerikan tha të martën se gati 2,000 objektiva janë goditur nga forcat amerikane që nga fillimi i luftës kundër Iranit të shtunën, duke vënë në dukje se intensiteti i operacioneve ishte i lartë që nga orët e para. Admirali Brad Cooper, kreu i Komandës Qendrore të SHBA-së për Lindjen e Mesme (CENTCOM), tha se forcat amerikane kanë goditur tashmë gati 2,000 objektiva në më pak se 100 orë. Ai tha në një video të publikuar në platformën X se në sulme u përdorën më shumë se 2,000 municione. “Tani kemi më pak se 100 orë në…
Përshkallëzimi i konfliktit mes Izrael dhe Iran po reflektohet drejtpërdrejt edhe në tregun shqiptar të turizmit. Ndryshe nga anulimet masive që raportohen në disa vende europiane, në Shqipëri fenomeni është më i heshtur por po aq i ndjeshëm. Operatorët turistikë raportojnë se rezervimet e reja për Turqinë janë ngrirë. Agjencitë turistike raportojnë se, megjithëse deri në fund të marsit ishin aktive ofertat “early booking” për sezonin veror, ritmi i prenotimeve ka rënë ndjeshëm ditët e fundit. Paketat janë ende në shitje, çmimet promocionale nuk janë tërhequr, por klientët hezitojnë të konfirmojnë. “Nuk kemi valë anulimesh, por nuk kemi as rezervime të…