Author: tirana

Zbardhet dinamika e ngjarjes që ndodhi pak pas mesnate në Shkozë, ku u plagos në këmbë një efektiv policie, jashtë shërbimit. Policia ka bërë me dije se dy vëllezër kanë tentuar të vrasin me armë zjarri një 31-vjeçar pranë banesës së tij, i cili shoqërohej nga efektivi dhe një person tjetër. Nga të shtënat me armë ëshmbeti i plagosur në këmbë efektivi A. K. 30-vjeç. Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasit A. L., 33 vjeç dhe A. L., 22 vjeç, të dy vëllezër, si autorë të dyshuar të ngjarjes. Në vijim të veprimeve hetimore, policia arrestoi shtetasin K.…

Read More

Një nga personalitetet e drejtësisë në Shqipëri, Njazi Jaho, ka folur në një intervistë lidhur me çështjen e kafazit në sallat e gjyqit, për të cilin shprehet se cenon dinjitetin, është trajtim çnjerëzor, cënim i prezumimit të pafajësisë si dhe pengon komunikimin e lirë me avokatin, duke cituar 3 raste konkrete. Ai hedh poshtë edhe pretendimin se vendosja në kafaz e të pandehurve të paraburgosur është në kompetencën e Drejtorisë së Përgjithshmë të Burgjeve. Sipas tij, në Kodin e Procedurës Penale nuk flitet asnjë fjalë për rastet kur i paraburgosuri, me vendim të Gjykatës, mund të vendoset në kafaz. “Jo,…

Read More

Bashkimi Europian pritet të rishqyrtojë ditën e martë raportin e ndërmjetëm për Shqipërinë (IBAR), i cili ka të bëjë me kapitujt themelorë të shtetit të së drejtës dhe demokracisë. Burimet diplomatike bëjnë me dije se në mbledhjen e thirrur në orën 10:00, përfaqësuesit e vendeve anëtare (COELA) do të diskutojnë draftin final. Pas diskutimeve të gjata të nisura që nga fundi i shkurtit dhe nën ndërmjetësimin e Presidencës Qipriote, palët duket se kanë arritur një dakordësi politike, duke rritur pritshmëritë për një vendim pozitiv. Megjithatë, raporti fillestar pozitiv i Komisionit Europian ka pësuar ndryshime të rëndësishme për shkak të kërkesave…

Read More

Tregtia e jashtme e mallrave shënoi përmirësim gjatë muajit prill të këtij viti, me rritje të ndjeshme të eksporteve dhe ngushtim të deficitit tregtar, duke reflektuar ecuri pozitive sidomos në sektorin e mineraleve, energjisë dhe materialeve të ndërtimit. Sipas raportit të Institutit të Statistikave (INSTAT), mbi tregtinë e jashtme, eksportet e mallrave arritën në 34,9 miliardë lekë në prill, me një rritje prej 16,9% krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë dhe 6,8% më shumë se në mars të këtij viti. Importet llogariten 79 miliardë lekë, duke u rritur me 4,4% në krahasim me prillin e vitit…

Read More

Komisioni Parlamentar për Ekonominë, Financat dhe Punësimin miratoi sot rihapjen e procedurës për plotësimin e vakancës së mbetur në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Gjatë mbledhjes, kryetarja e komisionit Milva Ekonomi u shpreh se vendimi vjen në zbatim të ligjit “Për Bankën e Shqipërisë” dhe rregullores së Kuvendit, pasi vakanca vijon të mbetet e paplotësuar. “Komisioni merr vendim për të shpallur vakancën, në mënyrë që të ketë aplikime të reja për pozicionin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”, deklaroi Ekonomi. Rihapja e procedurës vjen pasi në muajin shkurt seanca plenare nuk miratoi kandidaturën e Matilda Shehut,…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri të ditur sot se protesta e ardhshme e opozitës do të zhvillohet në fillim të qershorit. Në një prononcim për mediet pas paraqitjes në SPAK për dosjen “Partizani”, Berisha u shpreh se opozita nuk do të heqë dorë nga protesta. Megjithatë, sipas tij, “fillimisht angazhimi do të jetë te referendumi për votëbesimin e kryetarit dhe te Kuvendi Kombëtar”. “Në mënyrën më të fuqishme, do të vazhdohet me protesta. Por nga sot deri më datën 30 maj kemi dy ngjarje të mëdha: është referendumi për votëbesimin e kryetarit dhe është Kuvendi Kombëtar”, tha Berisha.…

Read More

e-Albania 2.0 është platforma më e re e cila do të mundësojë përdorim më të lehtë për qytetarët, përfshi edhe për personat me aftrësi të kufizuar. Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama i cili e konsideron këtë platform si një hap të ri në transformimin digjital të shërbimeve publike në vend. Me një postim në rrjetin social Facebook., të cilin e shoqëron dhe me videon ilustruese, kryeministri deklaron se kjo platformë është e ndërtuar me një teknologji të avancuar dhe me standard modern të performancës, me qëllim ofrimin e një eksperience më te shpejtë për qytetarët dhe…

Read More

Bizneset dhe hotelet që marrin me qira hapësira në plazhe do t’i lidhin kontratat me shtetin për sezonin turistik të këtij viti, brenda muajit qershor. Ndryshimet i miratoi qeveria në rregulloren për stacionet e plazhit, duke shtyrë afatin për lidhjen e kontratave të qirasë deri në fund të muajit qershor, ndërsa çdo ndryshim në kontratat ekzistuese do të bëhet vetëm me dakordësi të dyanshme. Vendimi i qeverisë përcakton se, në rast se ndryshojnë kapacitetet e strukturave akomoduese, kontratat do të mund të ndryshohen vetëm me dakordësinë e të dyja palëve. Sipas qeverisë ky vendim është marrë për një koordinim më…

Read More

Për vite me radhë, numri prej 10 mijë hapash në ditë ishte vendosur pothuajse si “rregulli i artë” për shëndetin dhe formën fizike. Megjithatë, një studim i ri shkencor po e vë në dyshim këtë bindje, duke sugjeruar se një objektiv më i ulët mund të jetë i mjaftueshëm, të paktën për ata që përpiqen të ruajnë peshën pas një diete. Studimi u prezantua në Kongresin Evropian të Obezitetit që u mbajt këtë vit në Stamboll dhe u publikua gjithashtu në revistën shkencore International Journal of Environmental Research and Public Health. Sipas studiuesve, rreth 8 mijë e 500 hapa në…

Read More

Agjencia për Media dhe Informim bën me dije se Kryeministri Rama, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Republikën e Koresë së Jugut, (17–21 maj), i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, dhe delegacioni. Vizita synon thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, si edhe zgjerimin e partneritetit, në fusha me interes të ndërsjellë për zhvillimin, teknologjinë dhe inovacionin. Në mbërritjen e tij në Seul, Kryeministri Rama do të jetë i ftuar në një darkë mirëseardhjeje të organizuar nga Qendra për Lidershipin Aziatik dhe Klubi Harvard i Koresë, organizata të angazhuara në promovimin e lidershipit, arsimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në…

Read More

Deputetët gjermanë në Bundestag do duhet të marrin më shumë para nga korriku, një rritje dietash që është e lidhur automatikisht me zhvillimin e pagave – por shumica e qytetarëve e refuzojnë këtë hap. Sipas një sondazhi planet refuzohen dukshëm nga popullsia. Në një sondazh të YouGov, të porositur nga Agjencia Gjermane e Shtypit, 85 për qind e të anketuarve u shprehën për heqjen dorë nga rritja e dietave. Vetëm 7 për qind ishin për ruajtjen e saj, ndërsa 8 për qind ishin të pavendosur. “Sinjal i gabuar politik” Mbështetja për një pezullim të ri ishte më e larta te…

Read More

Kontratat ndërkombëtare të naftës së papërpunuar Brent për korrik u rritën me 1.81% duke u tregtuar në 111.27 dollarë për fuçi dhe kontratat e ardhshme të naftës amerikane West Texas Intermediate (WTI) për qershorin fituan 2.15% në 107.69 dollarë për fuçi, ndërsa investitorët peshuan mesazhin e fundit të presidentit amerikan, Donald Trump, për Iranin. Në një postim në platformën e tij Truth Social, ai tha: “Për Iranin, koha po ecën, dhe ata duhet të veprojnë, shpejt, përndryshe nuk do të mbetet asgjë prej tyre. Koha është esenciale”. Uashingtoni është përfshirë në një konflikt me Teheranin që kur forcat amerikane dhe…

Read More