Author: tirana

Ndërsa kërkesa për udhëtime ndërkombëtare po rritet përpara sezonit veror, destinacionet që kombinojnë bukurinë natyrore, sigurinë, çmimet e përballueshme dhe përvojat autentike kulturore po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendje globale, sipas një artikulli të botuar në “Times Kuwait”. Mes pikave turistike në zhvillim në Evropë, Shqipëria po pozicionohet gradualisht, si një destinacion tërheqës për vizitorët nga Lindja e Mesme, përfshirë Kuvajtin, duke ofruar një kombinim të turizmit, aventurës dhe mundësive për investim. Me vijën e saj bregdetare të paprekur në Mesdhe, peizazhet malore, liqenet me ujëra të kristalta, lumenjtë dhe zonat rurale piktoreske, Shqipëria ofron një përvojë turistike të…

Read More

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës së kaluar në zonën e hidrovorit të Akërnisë, në një zonë pyjore ku po kryhen punime me mjete të rënda. Sipas informacioneve paraprake, persona ende të paidentifikuar kanë hedhur benzinë mbi më shumë se 20 mjete të rënda që përdoren për punimet në këtë zonë dhe më pas u kanë vënë flakën. Si pasojë e zjarrit, një mjet tip fadromë është përfshirë plotësisht nga flakët dhe është djegur totalisht. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse të Vlorës, të cilat kanë bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e zjarrit, duke parandaluar përhapjen…

Read More

Komuniteti i muzeve në mbarë botën shënon sot Ditën Ndërkombëtare të Muzeut. Në kuadër të kësaj jave, në vendin tonë hyrja nëpër muze do të jetë falas në datat 18 maj, në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, si dhe më 21 maj, në Ditën Botërore për Diversitetin Kulturor për Dialog dhe Zhvillim. Dita Ndërkombëtare e Muzeut u jep mundësinë profesionistëve të muzeve të takojnë njerëz dhe t’i informojnë ata rreth sfidave me të cilat përballen muzetë. Në Shqipëri, përgjatë gjithë javës, në muze dhe site kulturore në mbarë vendin do të zhvillohen aktivitete që synojnë afrimin e publikut me historinë, identitetin…

Read More

Kulla “Hupi” në fshatin Lepurakë në Fushë Bulqizë, me një histori 230-vjeçare mirëpret qindra vizitorë vendas e të huaj. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje të Kullës Hupi që ndodhet në proces rikualifikimi. Rama tha se kjo kullë tanimë po ngrihet në një nivel të ri me standarde të larta. “Pasi u ringrit nga gërmadhat falë kurajos e pasionit të Lul Hupit e të nuses së tij, që nuk ikën nga toka e të parëve, por një trashëgimi të vdekur e kthyen në një destinacion turistik, duke vendosur në hartë fshatin e tyre në Bashkinë Bulqizë e…

Read More

Shqipëri mirëpret nga sot deri më 22 maj turin e 83-të Çiklistik të Shqipërisë ku do të marrin pjesë 20 skuadra elitare nga Shqipëria, Ballkani dhe Evropa. Etapa e parë e këtij aktiviteti nis nga ora 12:00 ku çiklistët pjesëmarrës do të startojnë nga Tirana dhe do të përfundojnë garën në Lezhë. Policia e Shtetit ka bërë të ditur se sot do të ketë bllokime dhe kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa akse kryesore të Tiranës. Rrugët ku do të ketë kufizim të përkohshëm të qarkullimit të automjeteve do të jenë: Policia si dhe ajo Bashkiake e Tiramës apeln…

Read More

18 maj, ora 16.30 në Shkup, janë vendi dhe koha kur studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut do të mblidhen për të protestuar sërish. Ata do të nisen nga Ura e Gurit për tu vendosur poshtë zyrave të ministrisë së drejtësisë, në tubimin e tyre në dytë, në mbrojtje të Gjuhës Shqipe. Në lajmërimin për protestën, studentët shqiptarë e kanë quajtur aksion një amanet të të parëve të tyre. Për organizimin, studentët janë takuar me njëri tjetrin në Kumanovë, Tetovë, Strugë dhe Shkup. Gjithçka nisi nga kërkesa e studentëve të jurisprudencës, për ta dhënë provimin në gjuhën e tyre amëtare,…

Read More

Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka vijuar me porositë e tij ndaj vartësve, këtë herë me në fokus shkollat. Policia e Shtetit ka shpërndarë një dokument për të gjitha drejtoritë vendore në vend, ku pranon se situata e drogës dhe armëve të ftohta pranë shkollave është kthyer në problem serioz sigurie. Dokumenti, i firmosur nga Hita, ndalet në ngjarje të ndodhura brenda dhe pranë institucioneve arsimore gjatë vitit shkollor 2024-2025. Nxënësit janë kapur me lëndë narkotike, armë të ftohta dhe sende të tjera të ndaluara, teksa ka pasur raste që kanë pasur pasoja. Në dokument raportohet se strukturat…

Read More

Flukset e emigracionit po shndërrohen në pengesë kryesore për rritjen ekonomike afatgjatë në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (ËB6). Banka Botërore, në raportin e rregullt ekonomik rajonal, që u publikua këto ditë, vuri në dukje se edhe në dy vitet e fundit 2024-2025, rajoni vazhdon të vuajë nga hemorragjia e vazhdueshme e forcës punëtore, duke krijuar vështirësi të mëdha në tregut të punës. Të dhënat tregojnë së Shqipëria mbetet në qendër të kësaj problematike, duke regjistruar shifrat më të larta të emigracionit neto (largimet minus kthimet), Ndërsa Serbia njeh shifrat më të ulëta në krahasim me popullsinë e saj. Shqipëria…

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, mori pjesë në ceremoninë e rivarrimit të Dëshmorit të Atdheut, Novruz Cenalia, i vrarë dy vite më parë në Fier. Hita vlerësoi sakrificën e efektivit që ra në krye të detyrës, teksa theksoi se Novruz Cenalia nuk është më thjesht emri i një inspektori, por tashmë rreshtohet në Panteonin e “Nënës Shqipëri”. Drejtori i Policisë e cilësoi këtë moment jo thjesht si një ceremoni shtetërore, por si një betim dhe kujtesë të gjallë për shoqërinë shqiptare, që duhet të respektojë sakrificën e përditshme të mijëra efektivëve të Policisë së Shtetit. Ai…

Read More

Dy persona ende të pa identifikuar, kanë grabitur mesditën e sotme një argjendari në zonë e Kamzës. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se njëri prej tyre me një send në dukje armë zjarri, kanë hyrë në ambientet e argjendarisë në pronësi të shtetasit me iniciale O. L, dhe kanë marrë një sasi bizhuterish. Pasi kanë kryer vjedhjen të dy ata janë arratisur, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë kontrolle të zonës. Grupi hetimor, po punon për fiksimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin e autorëve dhe kapjen…

Read More

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko priti përfaqësues të Bankës Botërore dhe Korporatës Financiare Ndërkombëtare. Në takim Sejko u shpreh se ekonomia shqiptare dhe treguesit kryesorë të stabilitetit ekonomik, monetar dhe financiar janë në një trend pozitiv zhvillimi. Megjithatë Guvernatori u shpreh se ekonomia mbetet e ndikuar nga pasiguria në kontekstin botëror. Rritja e çmimeve të naftës dhe të energjisë në tregjet botërore mund të ndikojë në nivelet e inflacionit dhe ritmit të rritjes ekonomike në vend. Gjithsesi Sejko u shpreh se efektet e goditjes pritet të jenë kalimtare dhe të mos lënë gjurmë afatgjata në trendet e zhvillimit…

Read More