Këtë të hënë kryeministri Edi Rama ka takuar kreun e Shtetit Bajram Begajn. Takimi ka zgjatur rreth 25 minuta në Pallatin e Brigadave, pasi Presidenca është në rikonstruksion. Kreu i qeverisë i ka propozuar Presidentit Bajram Begaj 7 ndryshimet në qeveri. Begaj ka 7 ditë kohë të dekretojë shkarkimin dhe emërimin e emrave të rinj të qeverisë, më pas ndryshimet paraqiten në Kuvend. Të enjten e 26 shkurtit, vetëm 5 muaj pasi mori votëbesimin e kabinetit të katërt qeverisës në shtator të vitit të shkuar, Edi Rama ndryshoi drejtimin e 8 ministrive. Postin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës, të…
Author: tirana
Vetëm pak ditë pas nisjes së konfliktit në lindjen e mesme çmimet e naftës kanë prekur nivele rekord gjatë së hënës. Nafta bruto pësoi një shtrenjtim me gati 8% dhe një fuçi naftë u tregtua me rreth 80 dollarë gjatë së hënës çmimi më i lartë në 14 muaj Por disa analistë kanë paralajmëruar se mund të kalojë 100 dollarë në rast të një konflikti të zgjatur. Një tjetër shkak i shtrenjtimit të naftës është edhe sulmet në ngushticën e Hormuzit ku qarkullon një pjesë e konsdiuershme e tregtisë globale. Çmimet globale të naftës janë rritur pasi të paktën tre anije u…
Gjykata e Strasburgut ka regjistruar për herë të parë padinë kundër Serbisë, lidhur me pasivizimin e adresave të shqiptarëve, që jetojnë në Luginë të Preshevës. Ky zhvillim u konfirmua nga avokati, Drini Grazhdani, i cili ka thënë se padia është dorëzuar për shkeljet e të drejtave të njeriut që kanë ndodhur ndaj shqiptares Teuta Fazliut. Ai pohoi se kjo është një fitore fillestare dhe u zotua se do jetë i përkushtuar për të marrë fitore të plotë. Me një shënim në rrjetin e tij social “Facebook”, avokati shkruan se pasivizimi i adresave po detyron shqiptarët të largohen pasi po humbasin…
Këtë të hënë në orën 11:00, kryeministri Edi Rama pritet të takojë kreun e Shtetit Bajram Begajn në Pallatin e Brigadave. Kreu i qeverisë do t’i propozojë Presidentit Bajram Begaj 7 ndryshimet në qeveri. Begaj ka 7 ditë kohë të dekretojë shkarkimin dhe emërimin e emrave të rinj të qeverisë, më pas ndryshimet paraqiten në Kuvend. Të enjten e 26 shkurtit, vetëm 5 muaj pasi mori votëbesimin e kabinetit të katërt qeverisës në shtator të vitit të shkuar, Edi Rama ndryshoi drejtimin e 8 ministrive. Postin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës, të mbajtur nga Belinda Balluku, Rama ia besoi…
Një tjetër shembje rruge është regjistruar, këtë herë në Qarkun e Elbasanit. Rruga pranë liqenit të Gjinarit, një nga pikat më strategjike për turizmin malor në bashkinë e Elbasanit, po përballet me një degradim të rëndë infrastrukturor. Reshjet e fundit dhe paqëndrueshmëria e terrenit kanë shkaktuar rrëshqitje masive të dherave, duke dëmtuar rëndë shtresën asfalti dhe duke krijuar disnivele të rrezikshme për qarkullimin. Aksi, i cili sipas kontratave në fuqi duhet të mirëmbahet nga kompania “Alko Impex Construction”, aktualisht paraqet një kërcënim serioz për sigurinë rrugore. Ky segment është jetik për banorët e zonës, pasi shërben si arterie kryesore që…
Zyrtarë të administratës së Pentagon-it u kanë thënë në mbledhje me dyer të mbyllura stafit të Kongresit se nuk ka pasur inteligjencë që tregonte se Irani planifikonte të sulmonte i pari forcat amerikane. Lajmi është bërë i ditur nga dy persona në dijeni të diskutimeve, siç raporton Reuters. Deklaratat janë bërë të dielën, një ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën një nga ofensivat më të mëdha kundër Iranit në dekada. Sipas zyrtarëve, nga sulmet është vrarë Udhëheqësi Suprem, Ali Khamenei, janë fundosur anije luftarake iraniane dhe janë goditur mbi 1 mijë objektiva në territorin iranian. Megjithatë, ajo që…
Sali Berisha paraqitet në SPAK për zbatimin e masës ‘detyrim paraqitje’, pritet nga mbështetësit
Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të ditur se, në vijim të punimeve për ndërtimin e segmentit rrugor të rrugëve lidhëse të Tuneli i Llogorasë, sot në orën 11:30 do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me sasi të vogla eksplozivi. Sipas ARRSH-së, shpërthimi do të realizohet rreth 1 kilometër nga dalja e tunelit, në drejtim të zonës së Palasës, në funksion të hapjes së trasesë së rrugës. Procesi do të zhvillohet pa penguar qarkullimin e mjeteve. Punimet janë koordinuar me Policinë e Shtetit, me qëllim menaxhimin dhe garantimin e sigurisë së trafikut gjatë zhvillimit të këtij operacioni. Autoriteti Rrugor Shqiptar siguron se…
Shqipëria do të prezantohet nga 3-5 marsi si destinacion autentik mesdhetar në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit ITB Berlin 2026. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha sot në ITB Berlin, i cili këtë vit shënon edhe 60-vjetorin, Shqipëria do të prezantohet me një axhendë të pasur dhe një stendë të ideuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit”. “Në panair do të sillet një eksperiencë që ndërthur inovacionin, kulturën, bukuritë natyrore dhe përvojat lokale, së bashku me disa bashki, 30 turoperatorë dhe biznese shqiptare”, tha Gonxhja. Me një territor të vogël, por shumë…
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka theksuar rëndësinë historike të Besëlidhja e Lezhës, duke e cilësuar si një moment ku triumfoi bashkimi mbi përçarjen, përgjegjësia mbi ambicien personale dhe interesi i përbashkët mbi interesin individual. Sipas Begajt, Besëlidhja e Lezhës mbetet një standard i sjelljes politike dhe institucionale. Ai shtoi se kjo shërben si kujtesë se forca e kombit shqiptar nuk qëndroi vetëm në trimëri, por edhe në bashkërendim, vizion dhe udhëheqje me përgjegjësi. Presidenti Bajram Begaj: Besëlidhja e Lezhës është një moment i rëndësishëm historik ku triumfoi bashkimi mbi përçarjen, përgjegjësia mbi ambicien personale, interesi i përbashkët mbi interesin individual. Sot,…
Një 19-vjeçare është kapur nga policia e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim nga Gjermania për krime në fushën e narkotikëve. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, si dhe falë shkëmbimit të informacioneve ndërmjet shërbimeve të DFPO-së dhe homologëve gjermanë, në kuadër të fazës së 85-të të operacionit të koduar “Operacionalja”, shërbimet operacionale të DFPO-së lokalizuan dhe kapën në Tiranë shtetasen gjermane, Maryam Assaf, 19 vjeçe. Kjo shtetase kërkohej ndërkombëtarisht, pasi në muajin qershor 2025, Gjykata e Hanoverit e ka dënuar me 10 vjet burgim për veprimtari kriminale në fushën e…
Kryeministri Edi Rama publikoi një video nga Banjat e Bënjës në Përmet, duke ndarë me qytetarët zhvillimet e fundit në këtë destinacion turistik, që sipas tij ka patur një fluks të lartë vizitash në fundjavë. “MIRËMËNGJES, dhe me Banjat e Bënjës në Përmet, tashmë në një fazë transformimi të plotë, ku gjatë kësaj fundjave kishte një fluks të lartë vizitorësh dhe shumë qytetarë zgjodhën të kalojnë kohën mes natyrës dhe burimeve termale, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale. Në video shihet transformimi i infrastrukturës dhe ambientit, si dhe vizitorët që shijojnë burimet termale dhe natyrën e…