Author: tirana

Boksi profesionist shqiptar do të përjetojë një nga momentet më të rëndësishme të historisë së tij më 30 Maj 2026, kur kampioni i botës në versionin IBO, Jurgen Uldedaj, do të ngjitet në ringun legjendar të OVO Arena Wembley në Londër për të mbrojtur titullin e tij ndaj amerikanit të pamposhtur Muhsin Cason. Ky duel pritet të jetë një nga ngjarjet më të mëdha sportive për shqiptarët në arenën ndërkombëtare, ndërsa eventi organizohet nga BOXXER dhe do të transmetohet LIVE në BBC iPlayer. Rrugëtimi i Uldedajt drejt Wembley-t është historia e një sportisti që ndërtoi karrierën e tij me sakrificë,…

Read More

Policia e Shteti ka publikuar planin e masave për mbarëvajtjen e “Turit Çiklistik të Shqipërisë 2026”. Në njoftimin e saj policia ka njoftuar se cilat akse rrugore në Shqipëri do të bllokohen dhe në cilat orare do ndalohet qarkullimi në to Njoftimi i Policisë së Shtetit: Aktiviteti, i ndarë në 5 etapa, do të zhvillohet në territorin e Republikës së Shqipërisë, më datat 18, 19, 20, 21 dhe 22 maj 2026, dhe do të organizohet në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Çiklizmit, Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, si dhe me bashkitë përkatëse. Në aktivitet do…

Read More

Ka dalë në konferencë për mediat, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, bashkë me Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura, Arben Kingji, Kreun e Emergjencave Civile Haki Çako dhe Drejtorin e Kompanisë Shtetërore të Prodhimit të Armëve dhe Municioneve Ushtarake, Ardi Veliu. “Forcat e Armatosura mbetet një nga shtyllat kryesore të sigurisë kombëtare dhe një kontributor i rëndësishëm në atë rajonale dhe ndër. Aktualisht FA-të operojnë me rreth 250 efektivë në misione operacione dhe aktivitete jashtë vendit, në kuadër të partneritetit që ne kemi me NATO-n, Bashkimin Europian apo me OKB-në”, tha ministri në nisje të fjalës së tij. Në…

Read More

Kryeministri në detyrë Albin Kurti kërkoi që aplikimi i Kosovës në Bashkimin Europian të avancojë. Ai tha se nuk duam rrugë të shkurtra e as derë të pasme por vetëm proces meritor. Sipas tij, Kosova ka përparuar shumë në plotësimin e kritereve. “Nuk duam rrugë të shkurtra apo derë të pasme, por vetëm proces meritor”, tha kryeministri. Kurti u ankua për Serbinë duke përmendur sulmet terroriste në Banjskë dhe Iber Lepenc. Ai tha se përkundër kësaj janë përpjekur për bashkëpunim rajonal.

Read More

Në një konferencë për mediat, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, u ndal te bashkëpunimi trepalësh me Kroacinë dhe Kosovën për stërvitjen ushtarake. Ai u ndal edhe te stërvitja e përbashkët mes NATO-s dhe ushtrisë serbe, duke u shprehur se kjo gjë nuk e shqetëson aspak. “Kemi një bashkëpunim me Kroacinë dhe Kosovën. Shtetet bashkëpunojnë në industrinë e mbrojtjes. Në kuadër të marrëveshjes, është që të nxisë bashkëpunimin, meqë Kroacia dhe Shqipëria janë të dyja pjesë e NATO-s. jemi të dyja në kuadrin e strategjisë së aleancës që i përket mbrojtjes. Sa i përket bashkëpunimit me Kosovën, është në prodhimin e…

Read More

Artisti dhe kuratori i njohur, Helidon Haliti e përshkruan drejtimin e Bashkisë së Tiranës nga Erion Veliaj si periudhën më brilante për artin shqiptar. Duke folur në Top Channel, Haliti është shprehur se gjatë drejtimit të Veliajt janë bërë gjëra të jashtëzakonshme për artin dhe janë ndihmuar të gjithë artistët. “Periudha e Erion Veliajt, ka qenë periudha më brilante për artin. Janë bërë gjëra të jashtëzakonshme. U thye një frymë, u pre një filiz gjithsesi, nuk merrem me pjesën tjetër. Ne duhet të jemi të vërtetë në çdo rast; unë kam qenë në Këshill me Bertin, 12 vjet, dhe kemi…

Read More

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kosovë, këtë të premte, 15 maj, ku është pritur në një takim dypalësh nga kryeministri Albin Kurti. Gjatë kësaj vizite, në një deklaratë për mediat Kos konfirmoi gatishmërinë e BE-së për të intensifikuar bashkëpunimin, duke vënë theksin te rëndësia e funksionalitetit të institucioneve dhe vijimi i reformave të nisura. Ajo bëri të ditur se lëvrimi i fondeve europiane, të cilat janë jetike për qeverinë dhe popullin e Kosovës, do të jetë i lidhur ngushtë me progresin e këtyre reformave. “Ne në BE mezi presim që të…

Read More

Kryeministri i Estonisë, Kristen Michal, ka shprehur mbështetjen e vendit të tij për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, gjatë një deklarate të përbashkët për media me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Michal theksoi se siguria e vendeve evropiane është e ndërlidhur dhe se Europa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e saj, veçanërisht në kontekstin e luftës në Ukrainë dhe sfidave të sigurisë nga Rusia. “Objektivat e Rusisë nuk kanë ndryshuar, këtë e tregon çdo ditë me sulmet ndaj popullit ukrainas. Ne punojmë së bashku për një paqe të drejtë. Ukraina i përket familjes europiane dhe e njëjta…

Read More

Në vizitën e tij në Estoni, kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e sovranitetit dhe mbrojtjes së demokracisë nga ndikimet e jashtme. Ai u shpreh se Shqipëria dhe Estonia, përkundër madhësisë së tyre të vogël, qëndrojnë të vendosura për të ruajtur lirinë dhe vlerat demokratike. “Me të drejtë përmendet që Estoninë dhe Shqipërinë i bashkon jo vetëm NATO, por edhe refuzimi i çdo përpjekjeje për të minuar mënyrën tonë demokratike të jetesës. Ne jemi dy kombe që më së fundi jetojnë me dëshirën për të arritur të ardhmen, ashtu si janë mbajtur për shumë gjatë në të shkuarën, jo për zgjedhjen…

Read More

Një person i shpallur në kërkim si pjesëtar i grupit kriminal të trafikut të drogës në venet e Bashkimit Evropian është arrestuar nga Policia e Shtetit. Në pranga ra Marcel Liçaj alias Marcel Grembi, ndërsa operacioni u zhvillua nga sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale. Ndaj Liçajt më herët, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi dyshohet se është pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve,…

Read More

Pas gjetjes së gjuhës së përbashkët lidhur me rezolutën për integrimin e Shqipërisë në BE, socialistët dhe demokratët duket se po shkojnë drejt një marrëveshje edhe sa i takon rregullores se re për bashkëjetesën në Kuvend. Në mbledhje e Këshillit për Rregullore dhe Mandatet, përfaqësuesit e dy forcave kryesore kanë arritur në dakordësi për shumicën e propozimeve të njëra-tjetrës. Por pavarësisht uljes së gjakrave, sërish ka divergjenca mes tyre, ku nuk kanë arritur dakordësi për numrin e anëtarëve në Sekretariatin e Etikës, kohën në dispozicion të deputetëve në seancë dhe për raportimin e institucioneve të pavarura. Mbetet gjithashtu pa marrëveshje…

Read More

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve. Nafta ka rënë sërish nën 200 lekë, konkretisht në 198 lekë/litri nga 201 lekë/litri. Ndërkohë është ulur edhe çmimi i benzinës, e cila do të tregtohet me 185 lekë/litri nga 187 lekë/litri. Ndryshimet e Bordit të Transparencës do të hyjnë në fuqi sot në orën 13:00. Vendimet: Bordi i Transparencës në datë 15 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 198 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 186 lekë/litër.Çmimi…

Read More