Një sulm izraelit ka goditur një shkollë në Iran, dhe si pasojë i ka marrë jetën 40 personave. Zyrtarët vendas raportuan shifrën, duke përditësuar numrin që kishte shkuar në 24, pas raportimit fillestar me 5 vdekje. Zëvendësshefi i sigurisë së provincës Hormozgan njoftoi fillimisht se pesë nxënëse kishin humbur jetën në sulmet e sotme nga Izraeli, sipas agjencisë shtetërore iraniane të lajmeve Fars. “Në sulmet e sotme nga regjimi izraelit në qytetin Minab, një shkollë fillore për vajza u vu në shënjestër dhe deri më tani 5 nxënëse kanë humbur jetën”, tha zyrtari. Kujtojmë se viktima e parë e luftimeve…
Author: tirana
Kryeministri Edri Rama ka reaguar pas operacionit amerikano-izraelit ndaj Teheranit. Kryeministri theksoi se Garda revolucionare e Iranit wshtw njw organizatë kriminale dhe duhet tw trajtohet si e tillë duke shtuar se Shqipëria është përballur drejtpërdrejt me fytyrën barbare të regjimit të Teheranit dhe se “mbështesim plotësisht çdo përpjekje vendimtare për të parandaluar një herë e përgjithmonë vrasësit në Teheran nga përvetësimi i kapacitetit bërthamor” Postimi i plotë: Është koha e duhur për të prerë litarin dhe për të shkuar direkt në temë. Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike është një organizatë terroriste dhe duhet të trajtohet si e tillë. Jo vetëm…
Në segmentin rrugor pranë Dragostunjës në Librazhd vijon ndërhyrja intensive për krijimin e një kalimi të sigurt, pas rrëshqitjes së dheut që solli bllokimin e aksit. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ndoqi nga afër punimet në këtë aks. “Vijon puna masive me shumë makineri të rënda për krijimin e një kalimi të sigurtë rrugor, pas situatës tepër të vështirë të rrëshqitjes që çoi në bllokimin e segmentit rrugor pranë Dragostunjës”, shkruan Balla në një postim në rrjetet sociale. “Shpresoj shumë që kjo situatë e vështirë të zgjidhet sa më shpejt”, thekson ai.
Nga një hapësirë librarie për të rinjtë, me aktivitete kulturore dhe evente publike, pamja e Sheshi Nënë Tereza pritet të ndryshojë sërish. Me vendimin e saj më të fundit, qeveria ka ngarkuar Fondin Shqiptar të Zhvillimit për kryerjen e procedurave të prokurimit publik për realizimin e projektit “Ndërtimi i muzeut arkeologjik nëntokësor, parkimi nëntokësor dhe rehabilitimi i sheshit ‘Nënë Tereza”. Tashmë në këtë shesh do të ketë edhe një parkim nëntokësor, por përveç kësaj edhe një muze arkeologjik duke u shtuar kështu listës së muzeve në Tiranë. Kjo është hera e radhës që sheshi një nga hapësirat më simbolike të…
Një përzierje e rrezikshme kimike është konstatuar së nga ambientalisti Niko Dumani, i cili ka njoftuar menjëherë autoritetet për shkak të rrezikut që paraqiste. Sipas deklaratës së tij, ai kishte kryer një përzierje kimike, por më pas ka kuptuar se bëhej fjalë për një lëndë të rrezikshme. Dumani tregon se substanca ishte një përzierje mes metanit dhe natriumit, e cila fillimisht ishte menduar të përdorej për qëllime laboratorike në shkolla. Ai thekson se lëndën e kishte mbajtur në banesë prej rreth 10 vitesh. Sipas tij, rreziku është shtuar së fundmi pasi përzierja ka rënë në kontakt me ajrin, duke krijuar…
Komisioni Evropian ka propozuar që qytetarët e Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor të mund të përdorin telefonatat, mesazhet dhe internetin në BE pa tarifa shtesë roamingu. Kur negociatat të përfundojnë dhe rregullat të hyjnë në fuqi, udhëtimi dhe komunikimi mes BE-së dhe rajonit do të bëhet më i lehtë dhe më i lirë për të gjithë. “Komisioni Evropian ka propozuar nisjen e negociatave për ta shtrirë rregullin ‘Roam Like At Home’ edhe në Shqipëri dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Kjo do të thotë se, sapo të përfundojnë negociatat dhe të hyjnë në fuqi rregullat e…
Pas një operacioni 10-ditor kërkim-shpëtimi, efektivët e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut kanë bërë të mundur ditën e sotme, 28 shkurt, gjetjen e trupit të qytetarit me inicialet I.K., 42 vjeç. Trupi i të ndjerit u gjet në zonën midis fshatrave Orizaj dhe Buzuq, njofton Ministria e Mbrojtjes. Autoritetet vijojnë procedurat përkatëse dhe janë në kontakt me familjarët. Kujtojmë që Forcat e Armatosura prej ditësh ishin në kërkim për gjetjen e trupit të 42-vjeçarit, i cili dyshohet se i dha fund jetës duke u hedhur në lumë, mbrëmjen e 20 shkurtit, në vendin e quajtur “Ura e Blezënkës”, në afërsi të kanioneve…
Demokratët kanë mbledhur forcat për të protestuar sërish sot poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama.Raportohet se protesta e pestë kombëtare e opozitës nuk do të ketë fjalime, por demokratët do flasin më shumë me akte. Ndryshe nga protestat e mëparshme në Bulevardin Dëshmorët e Kombit qarkullimi i automjeteve vijon normalisht, ndërkohë që organizatorët e protestës së PD nuk kanë vendosur podium.Dyert e Kryeministrisë janë blinduar, ndërkohë është mbuluar dhe stalacioni i dritave. Rreth Kryeministrisë po vendoset gardh metalik. Shënjestra e revoltës do të jetë Kryeministria, por organizatoret nuk mohojnë as zhvendosjen në institucione të tjera. Ndërkohë Policia e Shtetit nuk ka…
Një dyqan i cili tregtonte veshje kontrabandë me logo false është zbuluar në Babrru. Administratorja e dyqanit, 38-vjeçarja me iniciale E. N. është vënë në pranga. Vlera e mallit të sekuestruar në dyqan ka vlerën 40 mijë euro. “Zbulohet një tjetër subjekt ku shiteshin veshje të dyshuara të kontrabanduara, me logo false, dhe nuk lëshoheshin fatura shitjeje. Sekuestrohen nga dyqani, veshje me logo të markave të shtrenjta, me vlerë rreth 40 000 euro. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve, me qëllim konstatimin e subjekteve që zhvillojnë aktivitetin e tyre, në informalitet, duke…
Në të gjithë vendin po vijon puna për lirimin e hapësirave publike të zaptuara nga subjektet private. Kryeministri Edi Rama publikoi sërish sot pamje nga ndërhyrjet në terren. “Vijojmë kudo, pa pushim”, deklaroi Rama. Nisma është pjesë e programit “Rilindja Urbane 2.0” dhe synon rritjen e cilësisë së shërbimeve, funksionalitetit urban dhe respektimin e standardeve të mikpritjes në çdo qytet të Shqipërisë. E nisur në muajin korrik të vitit që lamë pas, kjo nismë është konceptuar si ndërhyrje e përhershme dhe mbetet prioritet i pushtetit vendor dhe qendror. Qeveria ka forcuar kontrollet mbi territorin dhe ka ashpërsuar masat në Kodin…
Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Risku”, duke parandaluar një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike drejt Greqisë. Aksioni u zhvillua nga shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me autoritetet doganore dhe Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër, mbi bazën e informacioneve operative dhe analizës së riskut. Policia njofton se gjatë kontrolleve të detajuara me mjete logjistike bashkëkohore, një kamion në dalje të territorit të Shqipërisë u kalua fillimisht në skaner dhe më pas në vijën e dytë të kontrollit. Nga verifikimet u zbulua një hapësirë e krijuar posaçërisht në dyshemenë e mjetit, ku ishin fshehur…
Kundërpërgjigja iraniane ndaj sulmeve të sotme nuk është kufizuar vetëm në Izrael, pasi mediat e huaja raportojnë se ka patur shpërthime të shumta në Bahrein, Abu Dhabi dhe Katar, vende të cilat kanë baza amerikane. Irani kreu sulme me raketa në një bazë amerikane në Bahrein, raportoi agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Fars e Iranit. Ministria e brendshme e Bahreinit u bëri thirrje qytetarëve të lëvizin menjëherë në vendin më të afërt të sigurt. Bahreini është një aleat kyç i SHBA-së në Gjirin Persik dhe vendi ku ndodhet selia e Flotës së Pestë të Marinës Amerikane në Manama. Ndërkohë një zyrtar…