Author: tirana

Në Nyon të Zvicrës, u hodh këtë të premte, 27 shkurt, shorti për fazën e 1/8-ve në Champions League. Siç edhe pritej, nuk kanë munguar duelet mes pretendentëve. Real Madrid është vendosur sërish përballë Manchester Cityt, skuadër me të cilën është përballur shpesh në vitet e fundit. Kampionët në fuqi, PSG-ja do të përballet me anglezët e Chelsea, ndërsa Bayern Munich do të përballet me Atalantën. Italianët eliminuan me herët në “play off” Borussia Dortmund, ndërsa shorti i vë sërish përballë një skuadre gjermane. Duel delikat për Barcelonën, që do të luajë ndaj Newcastle, ndërsa Liverpool sfidon turqit e Galatasaray.…

Read More

Mediat dhe websitet ndërkombëtare vijojnë ta sugjerojnë Shqipërinë si një destinacion që duhet vizituar për 2026, nga Veriu në Jug, për plazhet, historinë dhe natyrën. E radhës është “The Wom Travel”, në variantin italisht shkruan në kryetitull për vendin tonë: Plazhet dhe deti i Shqipërisë: një udhëzues i vitit 2026 për më të bukurat në veri dhe në jug. Bregdeti shqiptar, i konsideruar shpesh si “Karaibet e Europës”, është destinacioni i shkëlqyer veror, ku mund të shijoni plazhe të mrekullueshme, të pastra, me një atmosferë autentike dhe me çmime të përballueshme. “The Wom Travel”, ndër të tjera, shkruan në artikull se…

Read More

Dy shtetas janë shpallur në kërkim nga policia e Tiranës pasi vidhnin automjete jashtë vendit dhe i trafikonin në Shqipëri. Njoftimi: Gjatë fazës së sotme u sekuestrua 1 automjet me vlerë rreth 50 000 euro, i dyshuar i vjedhur në Sllovaki, ndërsa dje, u sekuestrua 1 automjet me vlerë rreth 40 000 euro, i dyshuar i vjedhur në Itali. Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetasit që dyshohet se kanë trafikuar automjetet, në Shqipëri. Si rezultat i punës hetimore dhe operacionale, kryer në vijim të operacionit “Stolen line”, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit në Shqipëri, të automjeteve të…

Read More

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar i pafajshëm për aktakuzën e dytë që i është ngritur nga Haga për ndërhyrje në drejtësi. “Plotësisht i pafajshëm”, ka deklaruar Thaçi pasi është pyetur nga gjyqtari. Edhe të gjithë të tjerët e akuzuar për këtë rast, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Isni Kilaj dhe Hajredin Kuçi, janë deklaruar të pafajshëm lidhur me akuzat që iu ngarkohen. Më 29 nëntor 2024, Gjykatësja e Procedurës Paraprake e Dhomave të Specializuara të Kosovës konfirmoi aktakuzën kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Hajredin Kuçit, dhe më pas lëshoi katër fletarrestime dhe një fletëthirrje. Në…

Read More

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka nisur sot një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku u prit nga homologia e tij, Gordana Siljanovska-Davkova. Kjo e fundit ka marrë e para fjalën në një konferencë të përbashkët për shtyp dhe tha se integrimi i dy vendeve në BE, ishte pjesë e diskutimeve mes tyre. “Integrimi i dy vendeve në BE ishte gjithashtu pjesë e diskutimeve, ajo është më afër Shqipërisë tani, unë megjithatë shpreh kënaqësinë time për këtë.”, tha Gordana Siljanovska-Davkova. Ajo u shpreh se gjithmonë e takonte me kënaqësi presidentin shqiptar për shkak të temave që diskutojnë, si…

Read More

SPAK ka lexuar sot në 27 shkurt pretencën për të pandehurit e Universitetit Bujqësor të Tiranës, të cilt janë gjykuar me procedurë të shkurtuar. Ata akuzohen për nëntë procedura tenderimi, të bëra fiktive gjatë vitit 2022, me vlerën e 90 milionë lekëve të rinj. Të përfshirët në këtë dosje janë zyrtarë të UBT-së, por edhe biznesmenë. Prokuroria kërkoi 34 vite e 6 muaj burg për 23 të pandehurit. Për 19 prej të pandehurve u kërkua që dënimi me burg të kthehej në shërbim prove. Prokurori Dritan Prençi kërkoi: E.T.- 3 vjet burg, ulje të 1/3 së dënimit, t’i hiqet e…

Read More

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Francë, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi dhe delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë u pritën nga Presidentja e Asamblesë Kombëtare të Francës, Yawl Braun-Pivet. Një takim që konfirmoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, një miqësi e hershme që sot ndodhet në ditët e saj më të mira. Peleshi vlerësoi rolin e diplomacisë parlamentare në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në fushën kulturore, arsimore dhe ekonomike, si dhe për rritjen e rolit të parlamenteve në mbështetje të procesit të integrimit europian. Presidentja Braun-Pivet vlerësoi bashkëpunimin me Kuvendin e Shqipërisë…

Read More

Polonia po përgatitet për një goditje të fortë ndaj gjigantëve të teknologjisë, duke synuar ndalimin e plotë të rrjeteve sociale për të gjithë fëmijët nën 15 vjeç. Ministrja polake e Arsimit, Barbara Nowacka, ka deklaruar për Bloomberg se qeveria do të prezantojë draftin e parë të një ligji që mbron shëndetin mendor të brezit të ri. Sipas projektligjit, përgjegjësia nuk do të bjerë mbi prindërit, por mbi vetë platformat. Meta, TikTok dhe X do të detyrohen të vendosin sisteme strikte të verifikimit të moshës, ose në të kundërtën do të përballen me gjoba marramendëse. “Ne po shohim një rënie të…

Read More

Këtë të premte, më 27 shkurt, Shoqëria Civile ka reaguar përmes një letre të hapur drejtuar institucioneve qendrore lidhur me situatën e krijuar pas bllokimit të aksit kombëtar Librazhd-Prrenjas, ndërsa ka njoftuar edhe zhvillimin e një proteste. Në këtë letër publike, nënshkruesit flasin për pasojat që ka sjellë bllokimi i rrugës, duke përfshirë kufizimin e lëvizjes së lirë, dëmtime të aktivitetit ekonomik dhe turistik, rritje të kostove të transportit dhe shtim të rreziqeve për sigurinë publike për shkak të devijimeve në rrugët alternative. “Kërkesë për ndërhyrje urgjente dhe masa ekonomike mbështetëse për Qarkun Korçë pas bllokimit të aksit kombëtar Librazhd-Prrenjas.…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Loutraki, Greqi, ku një 17-vjeçar humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga thika, ndërsa një 19-vjeçar u dërgua i plagosur në spital. Ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, në një rrugë të qytetit, dhe policia greke po kryen hetime intensive për të zbardhur rrethanat e sakta. Sipas informacioneve, 17-vjeçari u gjet i plagosur rëndë dhe u transportua në spital nga i vëllai i tij, por nuk mundi t’iu mbijetojë plagëve. Mediet lokale greke shkruajnë se ai është shqiptar. Në të njëjtën kohë, një 19-vjeçar u paraqit pranë spitalit…

Read More

Këtë të premte, më 27 shkurt, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka nisur gjyqi, në rastin për pengim të drejtësisë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi. Në këtë seancë, ishte parashikuar se do të shpalosen deklaratat hyrëse në rastin kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, të cilët akuzohen për pengim të drejtësisë. Por REL shkruan se mbrojtja e Thaçit dhe ajo e Fazliut kanë njoftuar se nuk do të bëjnë deklarata hyrëse, por do ta rezervojë të drejtën që të deklarohen më vonë gjatë procesit gjyqësor. Sipas aktakuzës, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dyshohet se…

Read More

Mbi 12 mijë vende pune janë vendosur nën kontroll gjatë muajit janar, në kuadër të masave për formalizimin e tregut të punës dhe garantimin e të drejtave të punëmarrësve. Sipas të dhënave zyrtare Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shtetërore, gjatë kësaj periudhe janë inspektuar 667 subjekte në të gjithë vendin, ndërsa janë vendosur 445 masa administrative për shkelje të konstatuara. Po ashtu, janë trajtuar 90 ankesa të paraqitura nga qytetarë dhe punonjës. Inspektimet në terren gjatë vitit 2025 kanë shënuar një intensifikim të ndjeshëm. Në total, janë inspektuar 9,532 subjekte në rang vendi, nga të cilat 8,086 kontrolle janë…

Read More