Author: tirana

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Loutraki, Greqi, ku një 17-vjeçar humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga thika, ndërsa një 19-vjeçar u dërgua i plagosur në spital. Ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, në një rrugë të qytetit, dhe policia greke po kryen hetime intensive për të zbardhur rrethanat e sakta. Sipas informacioneve, 17-vjeçari u gjet i plagosur rëndë dhe u transportua në spital nga i vëllai i tij, por nuk mundi t’iu mbijetojë plagëve. Mediet lokale greke shkruajnë se ai është shqiptar. Në të njëjtën kohë, një 19-vjeçar u paraqit pranë spitalit…

Read More

Këtë të premte, më 27 shkurt, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka nisur gjyqi, në rastin për pengim të drejtësisë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi. Në këtë seancë, ishte parashikuar se do të shpalosen deklaratat hyrëse në rastin kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, të cilët akuzohen për pengim të drejtësisë. Por REL shkruan se mbrojtja e Thaçit dhe ajo e Fazliut kanë njoftuar se nuk do të bëjnë deklarata hyrëse, por do ta rezervojë të drejtën që të deklarohen më vonë gjatë procesit gjyqësor. Sipas aktakuzës, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dyshohet se…

Read More

Mbi 12 mijë vende pune janë vendosur nën kontroll gjatë muajit janar, në kuadër të masave për formalizimin e tregut të punës dhe garantimin e të drejtave të punëmarrësve. Sipas të dhënave zyrtare Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shtetërore, gjatë kësaj periudhe janë inspektuar 667 subjekte në të gjithë vendin, ndërsa janë vendosur 445 masa administrative për shkelje të konstatuara. Po ashtu, janë trajtuar 90 ankesa të paraqitura nga qytetarë dhe punonjës. Inspektimet në terren gjatë vitit 2025 kanë shënuar një intensifikim të ndjeshëm. Në total, janë inspektuar 9,532 subjekte në rang vendi, nga të cilat 8,086 kontrolle janë…

Read More

Shtetasi T.Sh dhe shtetasja Valentina K janë lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Prokuroria kërkoi vijimin e burgosjes për T.Sh, por gjykata caktoi një masë më të butë. T.Sh tha në gjykatë se ndaloi, për t’i dhënë të miturit disa para. “Ndalova dhe i dhashë disa para. I ranë në tokë, por nuk e kam parë dhe kur u hap semafori thjesht kam ecur”, deklaroi ai. Ndërsa, Valentina K. deklaroi se ndodhej pas fouristradës së T.Sh e se nuk kishte fushë pamje. Të dy deklaruan se ngjarja ishte krejtësisht aksidentale. Ngjarja e rëndë ndodhi në 24 shkurt 2026, ku një fëmijë u përplas…

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka firmosur një sërë ndryshimesh në udhëheqjen e disa komisariateve. Gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj, raporton se sipas vendimit të fundit të Prodës, Luan Sinanaj, i cili deri tani ka shërbyer si shef i komisariatit të Krujës, është emëruar shef i komisariatit të Pogradecit. Në vend të tij në Krujë vjen Santiljano Ndreu, i cili më parë mbante postin e shefit të krimeve në komisariatin nr. 5 në Kamëz. Ndërkohë, Gentian Dedej, i cili ka shërbyer më parë në Pogradec, është emëruar shef i komisariatit të Bulqizës.

Read More

Disa përdorues kanë probleme me WhatsApp Web mëngjesin e së premtes, 27 shkurt, duke theksuar vështirësi kryesisht gjatë procesit të hyrjes dhe sinkronizimit të bisedave. Sipas faqes që monitoron ndërprerjet e shërbimeve online, Downdetector, raportimet për probleme u rritën ndjeshëm rreth orës 09:00. Shumë përdorues iu drejtuan rrjetit social X për të raportuar vështirësi në lidhjen e WhatsApp Web me pajisjet e tyre. Aplikacioni i mesazheve WhatsApp është përballur edhe më herët me probleme të ngjashme teknike. Në prill të vitit të kaluar, përdorues të shumtë raportuan probleme në dërgimin e mesazheve. Po ashtu, më 28 shkurt të vitit të…

Read More

Pas hedhjes së shortit, është caktuar sot treshja e gjyqtarëve të cilët do të gjykojnë dosjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Sipas medieve, kryesuese do të jetë gjyqtarja Ëngjëllushe Tahiri, ndërsa dy gjyqtarët e tjerë do të jenë Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj. Më 9 shkurt, Gjykata e Posaçme vendosi të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, si edhe 28 personave e shoqërive pjesë e së njëjtës dosje. Sipas SPAK, ndaj Veliajt rendojnë 13 akuza, të tilla si korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja…

Read More

Plotësimi i Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale, e njohur si DIVA, një detyrim ligjor, erdhi vitin e kaluar me risinë që përfshin edhe të gjithë influencer-at në vend. Por, deklarimi në DIVA duhet të bëhet edhe për të gjitha fitimet e marra nga kriptovalutat, siç shprehet ekspertja e ekonomisë, Etleva Treska, e ftuar sot, 27 shkurt, në emisionin “Aldo Morning Show”, në Tv Klan. Treska shprehet se ka një numër të konsiderueshëm personash të cilët deklarojnë të ardhurat e tyre nga kriptovalutat dhe se është diçka që njihet në shtet. “Risia e vitit 2025 është se kemi një sektor…

Read More

Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia e Krujës, pasi përmes mashtrimit i mori një shumë të konsiderueshme parash një gruaje të re. Sipas uniformave blu, 41-vjeçari me inicialet F.Xh, banues në Durrës, përveçse i mori përmes mashtrimit një shumë prej 550 mijë lekësh, gjithashtu kishte aplikuar dhe marrë kredi në emër të 24-vjeçares në Krujë, në një institucion financiar më 24 shkurt të këtij viti. “Në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit: -F. Xh., 41 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për mashtrim. Nga hetimet dyshohet se…

Read More

Zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vance siguroi në një intervistë me Washington Post se “nuk ka mundësi” për një konfrontim ushtarak afatgjatë midis SHBA-së dhe Iranit, pa përjashtuar megjithatë sulme të reja ajrore, në një kohë kur raundi i tretë i negociatave indirekte në Gjenevë përfundoi pa një marrëveshje. “Ideja se do të jemi në një luftë në Lindjen e Mesme për vite me radhë, pa fund në horizont, nuk ka asnjë mënyrë që kjo të ndodhë”, tha zoti Vance për Washington Post. Ai gjithashtu vuri në dukje se “mendoj se të gjithë preferojmë opsionin diplomatik”, duke shtuar se zhvillimet do të…

Read More

E ndërtuar më shumë se 60 vite më parë ura e Çengelajt mbi lumin Shkumbin që lidh zonën e Peqinit me atë të Belshit rrezikon shembjen. E ndërtuar në atë vetëm për t’i shërbyer digës, vitet e fundit ura u përdor masivisht për kalimin e mjeteve, përfshirë mjetet e rënda, duke çuar në degradimin e saj. Për të evituar çdo situatë të mundshme rreziku për përdoruesit e rrugës Bashkia e e Peqinit ka vendosur ndalimin e qarkullimit të mjeteve të tonazhit të rëndë mbi 3.5 ton mbi urë. Edhe pse u shërben masivisht lëvizjeve të banorëve të fshatrave të Peqinit…

Read More

Vijojnë luftimet mes Pakistanit dhe talebanëve në Afganistan, duke e kthyer kufirin mes dy vendeve në një zonë të nxehtë konflikti. Pas bombardimeve që kanë vijuar gjithë mbrëmjen e kaluar, të dyja palët raportojnë humbje të rënda, ndërsa ministri pakistanez i mbrojtjes e ka cilësuar situatën si “luftë e hapur”. Pakistani bombardoi objektiva të qeverisë talebane në qytetet kryesore të Afganistanit gjatë natës. Reuters shkruan se burime të sigurisë në Pakistan thanë se sulmet përfshinin goditje ajrore dhe tokësore kundër postave, selive dhe depove të municioneve të talebanëve në disa sektorë përgjatë kufirit. Të dyja palët raportuan humbje të rënda. “Kupa është…

Read More