Author: tirana

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka deklaruar se aktualisht nuk ka shenja për një shpërthim më të gjerë të Hantavirusit pas evakuimit të pasagjerëve nga anija turistike MV Hondius, e cila u përfshi nga një situatë të rëndë shëndetësore. Megjithatë, ai paralajmëroi se “situata mund të ndryshojë” dhe se në javët në vijim mund të konfirmohen raste të tjera, duke theksuar se për shkak të periudhës së gjatë të inkubacionit, rreziku nuk mund të përjashtohet plotësisht. Evakuimi dhe rastet e konfirmuara Anija Hondius u nis nga Tenerife të hënën, 11 maj, dhe po lundron drejt portit të Roterdamit në Holandë. Ndërkohë,…

Read More

Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar të martën, 12 maj, në platformën e tij TruthSocial një grafikë ku Venezuela paraqitet e mbuluar me flamurin e Shteteve të Bashkuara dhe e shënuar si “Shteti i 51-të”. Ky postim provokues u bë ndërsa Trump ishte rrugës për në Kinë, ku pritet të marrë pjesë në një samit të nivelit të lartë. Po ashtu, një ditë para këtij postimi, në një intervistë për Fox News, ai deklaroi se po shqyrton “seriozisht” mundësinë që Venezuela të bëhet pjesë e SHBA-ve si shtet i ri. Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodríguez, e ka refuzuar kategorikisht këtë ide,…

Read More

Lëvizjet e brendshme të popullsisë në Shqipëri po dominohen gjithnjë e më shumë nga gratë, sidomos nga vajzat dhe gratë e reja në moshë studimi dhe pune. Të dhënat e publikuara nga INSTAT në raportin “Gra dhe Burra 2025” tregojnë se gjatë vitit 2024 ndryshuan vendbanimin brenda vendit 16 289 gra, kundrejt vetëm 9 303 burrave. Pesha më e madhe e këtyre lëvizjeve përqendrohet te grupmoshat 20-29 vjeç. Vetëm në grupmoshën 20-24 vjeç, lëvizën 3 080 gra, ndërsa në grupmoshën 25-29 vjeç numri arriti në 3.754. Për burrat, në të njëjtat grupmosha shifrat janë ndjeshëm më të ulëta, përkatësisht 537…

Read More

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut pritet të jenë të pranishme që në orët e para të ditës deri në orët e mëngjesit në veri dhe qendër të vendit, me intensitet të ulët dhe karakter lokal. Nga orët e mesditës deri në mbrëmje, reshjet do të përfshijnë kryesisht zonat qendrore dhe jugore, herë pas here në formën e shtrëngatave lokale.Era do të fryjë me drejtim verilindje – jugperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina…

Read More

Nga Oliverda Allmuҫa Në vetëm 24 orë, mediat online në Shqipëri prodhojnë më shumë se 30 mijë lajme. Ritmi i lartë i publikimeve, konkurrenca për klikime dhe mungesa e filtrave profesionalë kanë krijuar një treg mediatik virtual që është zgjeruar me shpejtësi, por që vijon të mbetet plotësisht jashtë kontrollit institucional. Pavarësisht përpjekjeve të ndërmarra ndër vite për të formalizuar këtë treg, nisma e ndërmarrë nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, e mbështetur publikisht edhe nga qeveria shqiptare, nuk ka arritur të prodhojë një regjistër të plotë dhe funksional të mediave online. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 700 domaine…

Read More

Këtë të martë, 12 maj, u mbajt samiti Shqipëri-Izrael, pasi 40 kompani inovative izraelite kanë ardhur në Tiranë për të garantuar sigurinë kibernetike dhe për të forcuar ekonominë e vendit përmes teknologjisë së fjalës së fundit. “Sa më shumë e njoh Izraelin, aq më shumë e kuptoj. Faleminderit që keni ardhur e keni sjellë dijen tuaj! Shqipëria doli nga Lufta e Dytë Botërore si i vetmi vend në Europë që numëronte më shumë hebrenj se para se të niste lufta. Kjo falë myslimanëve të Shqipërisë të cilët morën çdo hebre si vëlla ose motër dhe rrezikuan jetën për ta. Kjo…

Read More

Ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Vlorës 34-vjeçari që u aksidentua paraditen e sotme në aksin Panaja-Novoselë. I riu nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, pavarësisht ndërhyrjes dhe përpjekjeve të mjekëve për t’i shpëtuar jetën. Ai ishte transportuar me urgjencë në spital pas aksidentit të ndodhur në vendin e quajtur “Shamogjin”, ku humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me murin anësor të një banese. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Read More

Kryeministri Edi Rama tha se në Shqipëri nuk ka antisemitizëm dhe se Shqipëria do të mbetet shtëpi për hebrenjtë. Në fjalën e tij në samitin Shqipëri-Izrael që zhvillohet në Tiranë, Rama falënderoi Izraelin për ndihmën që i dha Shqipërisë në mbrojtjen kundër sulmeve kibernetike të Iranit dhe vlerësoi rritjen e turistëve izraelitë në vendin tonë. “Shijoni ushqimin tonë, shijojeni mikpritjen tonë. Mos harroni kurrë që për hebrenjtë, Shqipëria është shtëpi dhe dëshiron të mbetet e tillë”, tha Rama. “Dhe çfarëdo mund të mendojnë shqiptarët për tema të ndryshme, për politikën, për qeverinë tuaj, ka një gjë që është absolutisht e…

Read More

Është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimin në Kosovë, 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar të cilin Gjykata e Pejës e ka dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Vrasja”. Nga dënimi i kanë mbetur për të kryer 9 vjet e 8 muaj. I arrestuar është shtetasi nga Kosova, A.A., i cili akuzohet se rreth 25 vite më parë ka kryer një vrasje në Kosovë për hakmarrje. Mësohet se në dokumentet që ai përdorte kishte emra të tjerë, N.M. dhe D.D.

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus u takua në Pallatin e Montclo-s me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez për të diskutuar operacionin e kryer pas shpërthimit të hantavirusit në anijen turistike “MV Hondius”. Tedros vlerësoi se OBSH-ja kërkoi ndihmë nga Spanja, sepse situata i tejkaloi kapacitetet e Kepit të Gjelbër, i cili në atë moment ishte më afër vendndodhjes së incidentit, raportoi “El Pais”. Megjithatë Tedros minimizoi rrezikun e një epidemie më të gjerë, duke deklaruar se “aktualisht nuk ka asgjë që të tregojë një përhapje më të madhe” të virusit, por paralajmëroi se situata është…

Read More

Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha gjatë një inteviste për “Euractiv” tha se Shqipëria nuk do ta zgjasë marrëveshjen e saj të migracionit me Italinë përtej vitit 2030, kjo për shkak të përmbushjes së objektvit për anëtarësim në Bashkimin Europian. “Së pari, është për pesë vjet dhe nuk jam i sigurt nëse do të ketë një zgjatje. Së dyti, nuk do të ketë zgjatje sepse do të jemi anëtar të Bashkimit Evropian. Sapo Shqipëria të anëtarësohet, ajo nuk është më vend ekstraterritorial, është territor i Bashkimit Evropian”, tha Hoxha. Hoxha mohoi pengesat nga Italia që të mos e lejojë hyrjen e Shqipërisë ne…

Read More

Nga Eduard Zaloshnja Nga sondazhi im i fundit për ‘Zërin e Shqiptarëve’, rezultoi se vetëm gjysma e gjithë të anketuarve (pavarësisht nëse votuan apo nuk votuan vjet) do të votonin sot për partitë ekzistuese (nqs zhvillohen zgjedhje të parakohëshme parlamentare). Kurse gjysma tjetër nuk do të votonte për asnjë nga to. Dhe meqënëse kampioni i sondazhit i përfaqësonte statistikisht rreth 1.9 milionë banorët e rritur të vendit nga pikpamja demografike, gjeografike, arsimore dhe politike, mund të ekstrapolohet përafërsisht se rreth 950 mijë do të votonin sot në Shqipëri, kurse rreth 950 mijë nuk do të votnin fare. Po kujt ia…

Read More