Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

OBSH: Nuk ka shenja për shpërthim masiv të Hantavirusit

08:52 / May 13, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3062
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka deklaruar se aktualisht nuk ka shenja për një shpërthim më të gjerë të Hantavirusit pas evakuimit të pasagjerëve nga anija turistike MV Hondius, e cila u përfshi nga një situatë të rëndë shëndetësore.

Megjithatë, ai paralajmëroi se “situata mund të ndryshojë” dhe se në javët në vijim mund të konfirmohen raste të tjera, duke theksuar se për shkak të periudhës së gjatë të inkubacionit, rreziku nuk mund të përjashtohet plotësisht.

Evakuimi dhe rastet e konfirmuara

Anija Hondius u nis nga Tenerife të hënën, 11 maj, dhe po lundron drejt portit të Roterdamit në Holandë. Ndërkohë, 28 pasagjerët e fundit u transportuan me dy fluturime drejt Eindhoven-it.

Sipas OBSH-së, deri tani janë konfirmuar nëntë raste me Hantavirus. Tre persona kanë humbur jetën pas udhëtimit me anije, përfshirë një shtetas holandez 70-vjeçar, i cili dyshohet të ketë qenë ndër të infektuarit e parë.

Një shtetase franceze ndodhet në gjendje të rëndë në kujdes intensiv në Paris dhe mjekët e përshkruajnë gjendjen e saj si formën më të rëndë të sëmundjes, duke u trajtuar me aparat të mushkërisë artificiale. Një pacient spanjoll ka simptoma më të lehta respiratore dhe ndodhet në gjendje të qëndrueshme.

Masa izolimi dhe raste të tjera në Evropë

Në Holandë, 12 punonjës spitali janë vendosur në karantinë pas një ekspozimi të mundshëm gjatë trajtimit të mostrave biologjike të një pacienti të evakuuar. Në Spanjë, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi një rast pozitiv mes 14 personave të izoluar në Madrid, të gjithë pasagjerë të evakuuar nga anija.

Në Itali po analizohen mostra biologjike të një personi me simptoma që ka udhëtuar në të njëjtin avion me një grua e cila më vonë ka ndërruar jetë nga virusi. Mostrat po dërgohen në institutin “Spallanzani” në Romë për analiza të mëtejshme.

Në Francë, autoritetet shëndetësore thonë se situata është “nën kontroll”. Një paciente ndodhet në kujdes intensiv, ndërsa katër të tjerë kanë rezultuar negativë pas testimeve. Gjithashtu, 22 kontakte të afërta janë vendosur në izolim për të paktën dy javë.

Në Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut po trajtohen gjithashtu dy shtetas britanikë.

Ekspertët e OBSH-së theksojnë se hantaviruset zakonisht transmetohen nga brejtësit, por varianti Andes mund të transmetohet edhe mes njerëzve në raste të caktuara. Simptomat përfshijnë ethe, lodhje të theksuar, dhimbje muskujsh, probleme gastrointestinale dhe vështirësi në frymëmarrje.

Hantavirusi obsh shenja shpërthim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Truri në laborator, mbijeton për 5 vite

15:38 / September 1, 2026

Epidemia e virusit ‘Ebola’, vazhdon të përkeqësohet/ Sipas OBSH-së shtimi i rasteve ka pësuar rritje të konsiderueshme

18:00 / August 30, 2026

Zbulohet trajtimi që ul kolesterolin e keq me rreth 50% për një vit

12:20 / August 30, 2026

Ja 6 lloje makaronash që mund të ndihmojnë në mbajtjen e sheqerit në gjak nën kontroll

18:21 / August 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.