Author: tirana

Çmimet e naftës u rritën sërish sot, ndërsa investitorët monitoruan tensionet rreth armëpushimit të brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. Kontratat e ardhshme të naftës së papërpunuar Brent për dorëzimin në korrik u rritën me 0,75% në 104,99 dollarë për fuçi (159 litra). Të hënën në mëngjes, çmimi global i referencës ishte rritur me gati 5% në 105,99 dollarë. Nuk pati zhvillime të mëdha në treg gjatë natës, megjithëse presidenti i SHBA-së Donald Trump e mprehu retorikën e tij mbi konfliktin. Trump tha se armëpushimi gati pesëjavor me Iranin varej nga një fije për shkak të asaj që ai…

Read More

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka bërë sot publike vendimet në lidhje me dhunën në stadiumin “Elbasan Arena”. Dy klubet kanë shpëtuar vetëm me gjoba dhe nga dy ndeshje pa tifozë në stadiumin e tyre. “AF Elbasani, për dështim në garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjes, duke lejuar hyrjen e personave të paautorizuar në fushën e lojës, si dhe për sjellje të gabuar të spektatorëve, të shoqëruar me hedhje sendesh në fushën e lojës dhe rrezikim të sigurisë së zyrtarëve të ndeshjes dhe lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 17/1, 17/2/a, 17/2/b dhe…

Read More

Kryeministri Edi Rama sot, 12 maj, në firmosjen e marrëveshjes për linjën e re të financimit ndërmjet Bankës Europiane të Investimeve dhe Intesa Sanpaolo Bank Albania, për të mbështetur bizneset e vogla e të mesme shqiptare në inovacion, digjitalizim, teknologji dhe investime të gjelbra. “Jam vërtet i lumtur që më në fund të mirëpres presidenten, më në fund ja dole pas ca kohësh!”, tha në nisje të fjalës së tij për Nadia Calviño, Presidenten e Bankës Europiane të Investimeve. “Për ne është shumë e rëndësishme mbështetja e njerëzvë që i besojnë sipërmarrjes së lirë. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme…

Read More

Gjykata e lartë ka caktura 28 majin si datën e shqyrtimit të kërkesës se kryebashkiakurt Erion Veliaj për zbutjen e masës së tij të sigurisë. Sipas Anila Hoxhës mes argumenteve sjell edhe vendimin e datës 4 maj 2026 të gjykatës së Lartë, e cila në kolegjet e bashkuara vendosi ndryshimin e praktikës për qasjen që duhet të ketë gjyqësori ndaj masave të sigurimit personal dhe ku thuhet se masa e arrestit në burg duhet të jetë opsioni fundit.

Read More

Zjarret pritet të arrijnë nivele shumë të larta këtë vit në mbarë botën, të nxitura nga ndryshimet klimatike dhe fenomeni El Niño, ndërsa që nga fillimi i vitit kanë arritur tashmë nivele rekord, paralajmërojnë studiuesit. “Ky vit ka nisur shumë fuqishëm për sezonin e zjarreve në botë, me 50% më shumë sipërfaqe të djegura krahasuar me mesataren për këtë periudhë të vitit”,deklaroi Theodor Kipping gjatë një prezantimi për gazetarët. Sipas tij, kjo sipërfaqe është “20% më e madhe se rekordi i mëparshëm që nga fillimi i monitorimit global në vitin 2012”, ndërsa paralajmëroi se pritet një “vit veçanërisht i vështirë”. Sipërfaqja totale…

Read More

Është prezantuar dje, 11 maj, projekt-ideja e re për rivitalizimin e Kalasë së Elbasanit, në një takim ku morën pjesë kryeministri Edi Rama, ministri Blendi Gonxhja, kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja, si dhe bashkëdrejtuesit e AADF Martin Mata dhe Aleksandër Sarapuli. Projekti, i prezantuar nga arkitekti Emre Arolat në bashkëpunim me MVM Architecture, përfaqëson fazën e parë të një ndërhyrjeje të gjerë që synon transformimin e Kalasë në një destinacion të rëndësishëm kulturor dhe turistik. Sipas prezantimit, nisma ka si qëllim rikthimin e identitetit historik të Kalasë, vlerave të saj arkeologjike dhe rolit në jetën e qytetit, duke e shndërruar në…

Read More

Në kinemanë “Babylon” në Berlin, prej datës 7 maj kanë nisur të shfaqen 20 filma shqiptarë, nga klasikët e restauruar të Kinostudios “Shqipëria e Re”, deri te krijimet më të fundit të kinemasë moderne shqiptare, dokumentarë dhe filma të shkurtër. Në zemër të Berlinit, për gjashtë net me radhë, kinemaja shqiptare do të vijë për publikun artdashës, atë shqiptar dhe të huaj. Filmat do të shfaqen në kuadër të Festivalit të Filmit Shqiptar “Fly Like an Eagle”, që sjellë në Berlin shpirtin dhe historinë e kinematografisë shqiptare ndër vite. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale, momente nga ky…

Read More

Kryenegociatorja e vendit për integrimin europian, Majlinda Dhuka, po paraqet sot, 12 maj, një bilanc të këtij procesi për vitin 2025 dhe 4 muajt e parë të 2026-ës. “Do të ndalem kryesisht te kushtet e mbylljes së negociatave. Sa i përket kushteve të ndërmjetme apo progresin që ka bërë Shqipëria për shtetin e së drejtës, në luftën kundër korrupsionit, krimit apo të drejtave të njeriut. Në fazën që kemi hyrë tashmë, përgatitjet teknike intensive sa i përket mbylljes së negociatave duke filluar me 10 fushat e para, por duke punuar paralelisht në të 31 fushat. Së dyti, puna e strukturës…

Read More

Qeveria italiane po përgatit një plan të ri për rikthimin e funksionit fillestar të qendrave të emigrantëve në Shqipëri, duke synuar që aty të strehohen migrantët e shpëtuar në det. Gazeta La Repubblica shkruan se ekzekutivi i drejtuar nga Giorgia Meloni po punon për një dekret të ri që pritet të miratohet në muajin qershor. Projekti lidhet me marrëveshjen e bashkëpunimit strategjik mes Italisë dhe Shqipërisë, të nënshkruar nga Meloni dhe kryeministri Edi Rama. Hapi i parë pritet të ndërmerret që këto ditë. Nesër në Parlamentin italian do të shqyrtohet teksti për ratifikimin e marrëveshjes së re Itali-Shqipëri për “bashkëpunim strategjik”, e…

Read More

Pas 15 vitesh, prokurorët dhe gjyqtarët kanë në dorë një praktike te re, që do të ndryshojë pothuajse rrënjësisht, mënyrën si ata vendosin masën e “arrestit me burg” për personat në hetim. Trupa prej 16 gjyqtarësh të Gjykatës së Lartë ka vendosur ndryshimin e praktikës së 2011, që përcaktonte praktikën e vendosjes së masës së arrestit me burg. Në sondazhin “Zëri i Shqiptarëve” në ABC News, 1372 personave iu bë pyetja: A jeni dakord me vendimin e Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit në Shqipëri? 82 përqind u përgjigjen po, 15 përqind u deklaruan kundër, ndërsa 3…

Read More

Tirana do të jetë në qendër të diplomacisë rajonale në muajin qershor, kur do të mirëpresë një takim ministror të dedikuar për Ukrainën dhe zhvillimet e fundit të sigurisë në Evropë. Kështu bën me dije ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, i cili ka zhvilluar një takim me homologun e tij ukrainas, Andrii Sybiha. Në një postim në rrjetet sociale, ai thekson se biseda u fokusua te situata në Ukrainë, përpjekjet për t’i dhënë fund luftës së agresionit rus dhe çështjet e sigurisë evropiane. Ministri rikonfirmoi mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën “që nga dita e parë e agresionit rus” dhe angazhimin…

Read More

Shqipëria rezulton me normën më të lartë të martesave në Europë! Sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2024 u regjistruan 6.8 martesa për 1 mijë banorë, e njëjta normë si në vitin 2022 dhe dukshëm më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, që është 3.9 martesa për 1 mijë banorë. Në vend të dytë renditet Maqedonia e Veriut, megjithëse të dhënat më të fundit për këtë shtet i përkasin vitit 2021. Për Kosovën mungojnë të dhënat zyrtare, ndonëse ajo ka një popullsi të re dhe tradicionalisht një nivel të lartë martesash. Në rajon, normën më të ulët të…

Read More