Author: tirana

Kryeministri Edi Rama dhe Negociatorja për Kapitullin 5 “Prokurimi Publik”, njëkohësisht Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë së Prokurimit Publik, Reida Kashta (Shahollari), në konferencë për mediat mbi zhvillimet kryesore në fushën e prokurimit publik. Kjo konferencë do të përqendrohet te reformat, progresi i arritur dhe prioritetet në kuadër të modernizimit të sistemit të prokurimit publik, si dhe ecurinë e procesit të negociatave për Kapitullin 5 në rrugën e integrimit europian të Shqipërisë.

Read More

Një shtetas amerikan i evakuuar nga anija turistike MV Hondius ka rezultuar pozitiv me hantavirus, ndërsa një tjetër paraqet simptoma të lehta, njoftuan autoritetet shëndetësore në Shtetet e Bashkuara. Dy pasagjerët ndodheshin në një fluturim riatdhesimi të organizuar nga qeveria amerikane dhe po transportohen në njësi të posaçme izolimi biologjik si masë paraprake. Sipas Departamentit Amerikan të Shëndetësisë, të 17 qytetarët amerikanë që ndodheshin në fluturim do t’i nënshtrohen kontrolleve të mëtejshme mjekësore pas mbërritjes në një strukturë shëndetësore në Nebraska. Pasagjerët janë pjesë e mbi 90 personave që ndodheshin në bordin e anijes turistike, e cila aktualisht është ankoruar…

Read More

Përurohen këtë të hënë, 11 maj, ambientet e reja të Gjykatës së Posaçme AntiKorrupsion. Kryetari i GJKKO-së, Erjon Bani, rreshtoi disa nga ndërhyrjet e bëra duke nënvizuar se ky transformim ishte domosdoshmëri institucionale. “Godina u ndërtua me mbështetjen e Bashkimit Europian, sot shprehim sërish mbështetjen tonë për BE-në. Pas më shumë se 15 vitesh funksionimi intensiv, u bë e nevojshme ndërhyrja infrastrukturore”, tha ai. Sipas tij, ky hap e bën gjykatën më dinjitoze dhe funksionale. “Sallat e gjykimit kishin nevojë për rimodelim të plotë”, theksoi ai, duke shtuar se ato ishin prioritet i këtij transformimi, sepse janë “zemra e gjykatës”.…

Read More

Gjykata e Apelit në Tiranë ka ndryshuar masën e sigurisë për pesë protestuesit e arrestuar pas akteve të dhunës gjatë protestës, ku dyshohet se hodhën molotov në drejtim të godinës së Këshillit të Ministrave. Gjykata e Apelit u mblodh sot me kërkesë të palës mbrojtëse, e cila kërkoi lirimin nga qelia të pesë protestuesve që ndodheshin në masën e sigurisë “Arrest me burg”. Pasi dëgjoi palët, gjyqtari Dritan Hasa vendosi ndryshimin e masës së sigurisë nga “Arrest me burg” në “Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” për Klement Çuçkën, Bujar Tushën, Henri Shapllon, Mirvet Tocillën dhe Semi Biçin. Lidhur me protestën…

Read More

Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe stilit të jetesës nis transmetimin këtë të hënë në Radar.al. “Pjaca në Radar” do të vijë çdo të hënë në orën 18:00, nën moderimin e gazetarit Alfred Peza.Podcasti synon të sjellë një pasqyrë të zhvillimeve më të fundit në sektorin e ndërtimeve dhe investimeve në prona në Shqipëri, duke analizuar trendet që po transformojnë mënyrën e të jetuarit në vend. Nga apartamentet moderne në kryeqytet, te vilat në bregdet dhe investimet rezidenciale nga veriu në jug, “Pjaca në Radar” do të trajtojë temat më të diskutuara…

Read More

Presidenti francez Emmanuel Macron tha sot se nuk është folur kurrë për vendosjen e forcave franceze ose franko-britanike në Ngushticën e Hormuzit, duke theksuar se Franca është gati të veprojë, por se përparësia e saj është liria e lundrimit dhe dhënia fund e bllokadave në rrugët ndërkombëtare detare. Macron deklaroi se disa ditë më parë u vendos që të zhvendoset aeroplanmbajtësja “Charles de Gaulle”, së bashku me fregatat shoqëruese dhe të gjithë grupin aviacion-detar, nga Mesdheu lindor në zonën jashtë ngushticës Bab el-Mandeb, në rajonin më të gjerë pranë zonave të krizës.

Read More

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në aktivitetin e organizuar në Bruksel me rastin e 40-vjetorit të radios “Jehona e Shqipes”, të cilën e vlerësoi si një zë që ka mbajtur gjallë gjuhën, kulturën dhe shpirtin shqiptar në zemër të Evropës. Në një postim në rrjetet sociale, ministri Hoxha shprehu mirënjohje për themeluesin Sakip Skepi dhe bashkëpunëtorët e radios, të cilët, sipas tij, me pasion dhe përkushtim kanë bërë që gjuha shqipe të jehojë larg atdheut, duke forcuar lidhjet e komunitetit shqiptar në Belgjikë dhe më gjerë. “Për 40 vite, ‘Jehona e Shqipes’ ka qenë…

Read More

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, konfirmoi se ciklet e shpeshta zgjedhore në Kosovë janë arsyeja kryesore përse, prej kohësh, nuk ka pasur një rund të ri dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, në nivel liderësh. Ajo u tha gazetarëve se ka gatishmëri si nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ashtu edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për një takim në kuadër të dialogut, por se shpallja e zgjedhjeve të reja të parakohshme në Kosovë e ka shtyrë sërish procesin. “Ne, në fakt, kishim planifikuar dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës dialog politik…

Read More

Një aksident me mjet bujqësor i ka marrë jetën një 70 vjeçari në fshatin Dushk të Lushnjes. Siç raporton gazetarja e Klan News, Anila Sefa, zetori me rimorkio është përmbysur në vendin e quajtur “Rruga e Rezervuarit”. Paraprakisht, dyshohet se drejtuesi i zetorit ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga. Si pasojë e përplasjes së fortë, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Read More

Nga data 13 deri më 15 maj, pritet vizita e Presidentit amerikan, Donald Trump, në Kinë. Në rrjetet sociale, ai është shprehur se udhëheqësi kinez Xi Jinping do t’i “japë një përqafim të madh e të ngrohtë” kur të mbërrijë në Pekin. Megjithatë, lidhjet ekonomike të forta të Kinës me Iranin, të kombinuara me tensionet tregtare që kanë nisur që nga presidenca e parë e Trump, mund të ndikojnë gjatë vizitës së tij. Pavarësisht viteve të tëra që Trump e ka lavdëruar Xi-n, duke e konsideruar rival të fortë dhe të denjë për respekt, realiteti politik dhe ekonomik duket se do ta…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot, 11 maj, fotot e shkrepura nga Bienalja e Venecias 2026, ku Shqipëria ka prezantuar projektin unik “Një vend në diell” të artistit Genti Korini. “MIRËMËNGJES, dhe me krenarinë për Shqipërinë në Bienalen e Venecias 2026, ku vendi ynë përfaqësohet me dinjitet edhe në art e kulturë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan ai. Vepra që u prezantua më 8 maj është i ndërtuar si një “teatër fiktiv” ku ndërthuret videoja me tre kanale, performanca live, teatri kukullave, animacioni dhe një kolonë zanore origjinale. “A Place in The Sun” mbështetet mbi gjuhën eksperimentale Zaum, një gjuhë…

Read More

Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare është rritur sërish, ndërsa po zbehen shpresat për një marrëveshje mes Izraelit dhe SHBA dhe Iran për t’i dhënë fund konfliktit në Lindjen e Mesme. Nafta e papërpunuar Brent, standardi ndërkombëtar i referencës, u rrit me rreth 4%, duke arritur në afro 105 dollarë për fuçi. Ky është niveli më i lartë i regjistruar që nga mesi i javës së kaluar. Gjatë ditëve më të tensionuara të konfliktit, çmimi i naftës kishte arritur deri në 120 dollarë për fuçi, duke shtuar shqetësimet për ekonomi dhe inflacion në shumë vende të botës. Rritja më e…

Read More