Author: tirana

Është rënduar situata nga shembjet e dherave në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, tek vendi i quajtur Arrat e Gurrës. Mësohet se është dëmtuar edhe traseja e rrugës së re, pjesë e Korridorit të VIII. Pritet relacioni i Shërbimit Gjeologjik, me qëllim që të zbulohet arsyeja e situatës së rënduar. ARRSH njoftim për qytetarët: Rrugët alternative që të përdorni për udhëtim ARRSH sqaron se po kryhet rivlerësim gjeologjik në terren. Autoriteti Rrugor Shqiptar udhëzon që, në këto kushte, personat që udhëtojnë me automjete të përdorin rrugët Maliq-Lozhan-Strelc-Gramsh-Elbasan dhe Qafë Thanë-Pogradec-Korçë-Leskovik- Përmet-Tepelenë. Ndërsa për mjetet e tonazhit të rëndë sugjerohet që të përdoren…

Read More

Presidenti rus Vladimir Putin “nuk i arriti qëllimet” e luftës që nisi kundër Ukrainës dhe “nuk e theu moralin e popullit ukrainas”, tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një video të publikuar sot në përvjetorin e katërt të fillimit të pushtimit rus. “Putin nuk i ka arritur qëllimet e tij. Ai nuk e ka thyer moralin e popullit ukrainas. Ai nuk e ka fituar këtë luftë”, tha Zelensky në një mesazh video. “Ne e kemi ruajtur Ukrainën dhe do të bëjmë gjithçka për të arritur paqen dhe që drejtësia të vihet në vend. Ne duam paqe, një paqe të fortë,…

Read More

I është hapur rruga nisjes së procesit të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme me tatim 5% nga 15% që është aktualisht. Në Fletoren Zyrtare është publikuar udhëzimi i përbashkët i Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), që rregullon procesin e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme për individët. Ky udhëzimi përcakton: Udhëzimi përcakton se mënyrat e rivlerësimit do të jenë pranë ASHK-së (me çmimet minimale fiskale) ose nga ekspert i licencuar. Në udhëzim përcaktohet se në rast se individi zgjedh që rivlerësimin e pasurisë ta bëjë ASHK-ja, ai bëhet me çmimet minimale fiskale, që janë në…

Read More

Tarifat e reja globale prej 10% për importet, të vendosura nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, kanë hyrë sot në fuqi, pas vendimit të Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara që bllokoi pjesën më të madhe të taksave të mëparshme gjithëpërfshirëse. Urdhri ekzekutiv u firmos vetëm pak orë pas vendimit të gjykatës, duke aktivizuar menjëherë masën e re doganore. Trump ka paralajmëruar se tarifa mund të rritet deri në 15%, por deri tani nuk ka një vendim zyrtar për ndryshimin e normës. Me shumicë votash 6-3, Gjykata e Lartë vendosi se presidenti kishte tejkaluar kompetencat kur përdori Aktin e…

Read More

Qeveria kineze ka vendosur masa kundër 40 kompanive dhe subjekteve japoneze, kryesisht të lidhura me sektorin e mbrojtjes, në një lëvizje që Pekini e justifikon si kundërpërgjigje ndaj asaj që e cilëson si “rimilitarizim” të Japonisë. Vendimi shënon një përshkallëzim të ri në marrëdhëniet mes dy ekonomive më të mëdha të Azisë. Sipas Ministrisë Kineze të Tregtisë, 20 kompani japoneze janë përfshirë në listën e kontrollit të eksporteve, duke u ndaluar, me disa përjashtime, furnizimin me mallra dhe teknologji me përdorim të dyfishtë, pra me aplikim civil dhe ushtarak. Në këtë listë bën pjesë edhe Mitsubishi Heavy Industries Shipbuilding Co.,…

Read More

Një stuhi e fuqishme bore ka mbuluar pjesë të verilindjes së Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar më shumë se 76 centimetra borë në disa zona, ndërsa trafiku u bllokua për miliona banorë dhe shumë shërbime u pezulluan. Rrugët u mbyllën, transporti hekurudhor ndaloi, ndërsa më shumë se 7 400 fluturime u anuluan. Mijëra shtëpi dhe biznese mbetën pa energji elektrike, dhe autoritetet, përfshirë edhe kryebashkiakun e New York-ut, këshilluan qytetarët të qëndronin jashtë rrugëve për të lehtësuar punën e ekipeve emergjente. Shkollat në New York dhe rajonin përreth u mbyllën, ndërsa teatrot e Broadway gjithashtu pezulluan aktivitetin. Në Central Park të New York-ut…

Read More

Lufta në Ukrainë, e nisur me pushtimin rus më 24 shkurt 2022, po hyn tashmë në vitin e saj të pestë. Pas katër vitesh përleshjesh intensive, bombardimesh dhe përpjekjesh të pasuksesshme diplomatike, konflikti konsiderohet më i përgjakshmi në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Humbjet njerëzore Bilanci i viktimave mbetet i paqartë. Sipas Kombeve të Bashkuara, vetëm në vitin 2025 janë vrarë rreth 15 mijë civilë në Ukrainë dhe 40,600 janë plagosur, por shifrat reale mendohet të jenë shumë më të larta për shkak të mungesës së aksesit në zonat e pushtuara. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka pranuar se…

Read More

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura. Reshjet e shiut me intensitet të ulët të karakterit lokal parashikohen të bëhen prezente në orët e mesditës dhe pasdite kryesisht në qendër dheverilindje të vendit.Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 4m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare pritet të fitoi shpejtësi deri në 7m/sek.Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Read More

Shqipëria ka përfituar rreth 163.8 milionë euro, ose rreth 17.7% të totalit të financimit të parashikuar nga Plani i Rritjes, në total 922 milionë euro. Sipas dokumentit, Shqipëria ka përfituar deri tani si parafinancim 64.5 milionë euro, ndërsa në muajin tetor 2025 u disbursuan edhe 99.3 milionë euro të tjera. Rreth 758 milionë euro mbeten ende për t’u disbursuar, në varësi të ecurisë së reformave dhe përmbushjes së objektivave të vendosura nga Bashkimi Europian. Projekti i parë, me të cilin Shqipëria ka përfituar financim, është “Digjitalizimi i sistemit të transmetimit të energjisë”, i cili përfshin 40 nënstacione të tensionit të…

Read More

Pak minuta përpara se kryetari i Partisë Demokratike të njoftonte diversifikim të protestës së të shtunës nga ana e opozitës, në Kuvend, demokratët u shfaqën me një tjetër sjellje. Komisioni i Jashtëm kishte sot në rend të ditës seancë dëgjimore me dy kandidatë për ambasador, Jeta Kreka në Katar dhe ish-deputeti i PS-së, Bardhyl Kollçaku në NATO. I vetmi deputet i opozitës i pranishëm në këtë mbledhje, Tritan Shehu e vlerësoi kandidaturën e Kollçakut, megjithëse vetëm një javë më parë në Parlament PD-ja akuzoi se emërimet në diplomaci po vijnë gjithmonë e më shumë nga Partia Socialiste. “Keni një CV…

Read More

Policia e Tiranës njofton sot në 23 shkurt se ka arrestuar një 30-vjeçar, pasi lëvizte me pistoletë në brez. Prangosja e të riut është bërë në zonën e Tregut Elektrik. “Në kuadër të operacionit të koduar “Implikimi”, u kap te tregu elektrik, shtetasi S. D., 30 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet në brez, 1 armë zjarri pistoletë me municion, të cilën e mbante pa leje”, njoftojnë uniformat blu. Më tej, në kuadër të këtij operacioni, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. C., 28 vjeç, banues në Tiranë,…

Read More

Një delegacion i nivelit të lartë nga Shqipëria zhvilloi një takim zyrtar me përfaqësues të Ministrisë së Financave të Polonisë, me fokus forcimin e bashkëpunimit ekonomik, rritjen e investimeve dhe finalizimin e marrëveshjeve të rëndësishme dypalëshe. Delegacioni shqiptar, i kryesuar nga Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj dhe Petrit Malaj, Ministër i Financave, zhvilluan një takim zyrtar me Ministrin e financave të Polonisë, Andrzej Domanski, dhe përfaqësues të tjerë të lartë të qeverisë polake. Gjatë këtij takimi u theksua rëndësia strategjike e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Shqipërisë dhe Polonisë, të cilat janë thelluar ndjeshëm vitet e fundit. Në diskutimet dypalëshe…

Read More