Author: tirana

Policia e Tiranës njofton sot në 23 shkurt se ka arrestuar një 30-vjeçar, pasi lëvizte me pistoletë në brez. Prangosja e të riut është bërë në zonën e Tregut Elektrik. “Në kuadër të operacionit të koduar “Implikimi”, u kap te tregu elektrik, shtetasi S. D., 30 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet në brez, 1 armë zjarri pistoletë me municion, të cilën e mbante pa leje”, njoftojnë uniformat blu. Më tej, në kuadër të këtij operacioni, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. C., 28 vjeç, banues në Tiranë,…

Read More

Një delegacion i nivelit të lartë nga Shqipëria zhvilloi një takim zyrtar me përfaqësues të Ministrisë së Financave të Polonisë, me fokus forcimin e bashkëpunimit ekonomik, rritjen e investimeve dhe finalizimin e marrëveshjeve të rëndësishme dypalëshe. Delegacioni shqiptar, i kryesuar nga Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj dhe Petrit Malaj, Ministër i Financave, zhvilluan një takim zyrtar me Ministrin e financave të Polonisë, Andrzej Domanski, dhe përfaqësues të tjerë të lartë të qeverisë polake. Gjatë këtij takimi u theksua rëndësia strategjike e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Shqipërisë dhe Polonisë, të cilat janë thelluar ndjeshëm vitet e fundit. Në diskutimet dypalëshe…

Read More

Policia Rrugore e Tiranës njoftoi sot se, gjatë javës së fundit, ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset kryesore urbane dhe interurbane, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve. Sipas policisë 33 drejtues mjetesh janë arrestuar/proceduar penalisht, për shkelje të rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor. Gjithashtu janë vendosur masat administrative: 34 masa për drejtim mjeti në efektin e alkoolit; 585 masa për shkelje të limiteve të shpejtësisë; 584 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit; 611 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit; 316 masa për parakalime të gabuara; 201 masa për…

Read More

Gjykata ka liruar 18 të arrestuarit gjatë protestës së dhunshme të opozitës më 10 shkurt, mes të cilëve 3 të mitur. Raportohet se prokurorja Antoneta Sevdari ka cilësuar 9 prej arrestimeve si të paligjshme, mes tyre një i mitur. Ndërkaq për të gjithë protestuesit është lënë në fuqi masa e detyrimit me paraqitje, me përjashtim të një prej tyre pasi vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Read More

25 të rinj nga mbarë bota kanë zgjedhur Shqipërinë për një mision që në fakt do të duhej ta udhëhiqnin vetë të rinjtë shqiptarë: Mbrojtjen e ekosistemit të lumit të fundit të egër në Evropë, Vjosa. Të bashkuar nga një qëllim i përbashkët, ruajtja e natyrës dhe biodiversitetit, ata kanë arritur të mbjellin plot 3000 fidanë të llojeve të ndryshme pemësh, duke i dhënë zonës më shumë gjelbërim dhe shpresë për një të ardhme më të qëndrueshme. Çdo fidan i mbjellë është një akt përgjegjësie, një investim për brezat që do të vijnë. Pietro, i ardhur nga Italia, tregon se për…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, për udhëtimin e tij sot në 23 shkurt për në Korçë. Kreu i qeverisë shprehet se “tenxheret politike e mediatike” janë futur në lojë, për faktin që po udhëton drejt Korçës. Ai deklaron se do të shkojë edhe në Vlorë, për të shoqëruar një grup investitorësh me prestigj ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë, e për t’iu prezantuar hapësirat e Polit të Dijes në Korçë dhe të kompleksit të ri në Vlorë, si dy destinacione me potencial për të mikpritur universitete të mirënjohura ndërkombëtare. Në lidhje me bllokokimin…

Read More

Parlamenti Evropian po shqyrton mundësinë e pezullimit të procedurës për miratimin e marrëveshjes tregtare me presidentin amerikan Donald Trump, pas zhvillimeve të fundit në Shtetet e Bashkuara dhe vendimit të Gjykatës Supreme amerikane. Presidenti i Komisionit për Tregtinë Ndërkombëtare në Parlamenti Evropian, Bernd Lange, ka deklaruar se do të propozojë pezullimin e procesit legjislativ për marrëveshjen e njohur si “Turnberry”, duke theksuar se situata është bërë e paqartë dhe e pasigurt për Bashkimin Evropian. Sipas Lange, administrata amerikane ka krijuar “kaos total në çështjen e tarifave doganore”, duke shtuar se askush nuk ka më qartësi mbi drejtimin e politikave tregtare…

Read More

Të gjitha bizneset që disponojnë strukturë akomoduese para ose pranë hapësirës së plazhit nga sot mund të aplikojnë në portalin e-Albania. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha sot se “për herë të parë, kjo mundësi ofrohet edhe për strukturat e shërbimit në plazhet përjashtimore”. Gonxhja i bën apel bizneseve të aplikojnë në portalin e-Albania duke zgjedhur shërbimin kërkesë për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi. Sipas tij, për çdo stacion plazhi kërkohet vetëm 1 aplikim dhe përgjigja merret elektronikisht brenda 30 ditëve. Shërbimi elektronik “Kërkesë për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi” u mundëson subjekteve që disponojnë…

Read More

Pas stuhisë së dëborës të së premtes, kur më shumë se 70 mijë familje në verilindje të Sllovenisë mbetën pa energji elektrike, situata është kthyer disi në normalitet. Më pak se njëqind familje janë ende pa energji elektrike në banesat e tyre në zonën e Mariborit. Krahas energjisë elektrike, në disa pjesë të Mariborit u ndërpre plotësisht furnizimi me ujë. Gjatë fundjavës, ekipet e mbrojtjes civile dhe zjarrfikësit ishin në terren, duke ndërruar gjeneratorët elektrikë dhe duke riparuar dëmet në rrjetin elektrik. Në ditët në vijim mund të ketë ndërprerje të paralajmëruara afatshkurtra herë pas here, për të cilat banorët…

Read More

Ngurrimi fillestar i BE-së për nismën e Donald Trumpit, ia lë vendin pranimit: Diplomatët më të lartë të bllokut takohen sot në Bruksel me Nikolay Mladenov, një ish-politikan bullgar i emëruar nga presidenti amerikan për menaxhimin e këtij organizmi. Takimi do të përfshijë shefen e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, dhe ministrat e jashtëm të 27 shteteve të bllokut. Mes temave të tjera në diskutim pritet të jetë edhe fundi i luftës në Ukrainë, si dhe mundësia e vendosjes së sanksioneve të reja ndaj Moskës. Po ashtu, përtej Detit Mesdhe, BE ka lidhje të thella me Izraelin dhe…

Read More

Një stuhi dimërore ka përfshirë verilindjen e Shteteve të Bashkuara. Janë anuluar mijëra fluturime, ndërsa shumë zona janë pa energji elektrike. 59 milionë banorë janë paralajmëruar nga autoritetet për motin ekstrem. Autoritetet kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në disa shtete, përfshirë Massachusetts, Connecticut, Delaware, New Jersey dhe Rhode Island, ndërsa në New York City është ndaluar plotësisht qarkullimi i automjeteve. Stuhia konsiderohet më e fuqishmja e dekadës së fundit. Pritet të ketë erë të fortë, ndërsa probleme parashikohen të ketë edhe me lundrimin. New York City është vënë nën paralajmërim për stuhi bore për herë të parë pas 9 vitesh.…

Read More

Portali “Hapësira ime publike” vijon të shërbejë si një instrument i rëndësishëm komunikimi mes qytetarëve dhe institucioneve për adresimin e problematikave që cenojnë hapësirat publike në vend. Sipas të dhënave zyrtare, nga 18.921 raste të raportuara nga qytetarët në këtë platformë, 14.669 janë zgjidhur, ndërsa 4.252 raste janë aktualisht në proces trajtimi nga strukturat përgjegjëse. Përmes portalit, qytetarët mund të denoncojnë një gamë të gjerë shqetësimesh që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës në komunitet. Mes tyre përfshihen zënia e trotuarëve, parkimet e paligjshme, ndërtimet pa leje, dëmtimi i pronës publike, ndotja fizike apo akustike e hapësirave publike, si dhe…

Read More