Kryeministri Edi Rama, ka mbërritur në Durrës për ceremoninë zyrtare të prezantimit të fazës II të projektit EU4Municipalities, e cila po zhvillohet në Qendrën Kulturore të Fëmijëve. Projekti EU4Municipalities, i financuar nga Bashkimi Evropian me 10 milionë euro dhe me një kontribut shtesë prej 1 milion euro nga Gjermania, synon të mbështesë drejtpërdrejt nismat e qeverisjes vendore në përmirësimin e shërbimeve dhe infrastrukturës, si edhe në forcimin e kapaciteteve institucionale të bashkive. Në ceremoni merr pjesë edhe ambasadori i BE Silvio Gonzato.
Author: tirana
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, njëherësh dhe nënkryetar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian deklaroi sot se, Shqipëria ndodhet në fazë vendimtare të procesit të integrimit europian dhe më pranë se kurrë anëtarësimit në Bashkimin Europian. Në fjalën e tij, në mbledhjen periodike të KKIE, Balla vlerësoi progresin e arritur në procesin e negociatave me BE-në, duke nënvizuar se hapja e të gjithë grupkapitujve brenda një periudhe të shkurtër kohore përfaqëson një arritje historike për vendin. Ai theksoi se, mbështetja e gjerë e qytetarëve shqiptarë për integrimin europian është një dëshmi e qartë e orientimit strategjik…
Këtë të premte, 8 maj, në Gjykatën Administrative do të shqyrtohet padia e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ndaj prokurorit të SPAK, Ols Dado. Për këtë të fundit, Veliaj thotë se është emëruar në kundërshtim me ligjin. Avokati i kryebashkiakut, Plarent Ndreca, ka kërkuar që seanca të jetë publike. Sipas tij, çështja po tentohet të mbyllet përmes një procesi jo transparent, pengesave procedurale dhe mohimit të legjitimimit aktiv të paditësve. “Publikisht janë artikuluar edhe pretendime për ndikim të paligjshëm dhe tentativa korruptimi me qëllim që kjo çështje të mos arrijë kurrë në shqyrtim në themel. Në çdo shtet serioz të…
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka bërë publik një njoftim drejtuar shtetasve amerikanë, ku u këshillon që të tregohen të kujdesshëm gjatë protestës së sotme të opozitës. “Edhe pse protestat dhe grumbullimet e mëdha shpesh nisin në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë shpejt”, thuhet në deklaratën e ambasadës. Qytetarëve amerikanë u kërkohet të mos marrin pjesë në aktivitet dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në kryeqytet. Po ashtu, bëhet e ditur se stafi i ambasadës është udhëzuar të shmangë zonën ku do të zhvillohet protesta. Në njoftim saktësohet se tubimi është planifikuar të fillojë në…
Këshilli i Integrimit në Bashkimin Europian është mbledhur këtë të premte, më 8 maj, ku në fokus të diskutimit është ecuria e procesit të negociatave të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Në hapje të mbledhjes, kryenegociatorja për integrimin europian, Majlinda Dhuka, deklaroi se pas çeljes së negociatave për anëtarësim, Shqipëria ka hyrë në një fazë të re, më të avancuar dhe më kërkuese të procesit integrues. “Sot Shqipëria ndodhet në një moment kyç”, shtoi Dhuka, duke theksuar se kjo është “faza më e rëndësishme” drejt bërjes së vendit anëtar të Bashkimit Europian dhe pjesë të tregut europian. Gjatë fjalës së saj, Dhuka nënvizoi…
Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard, ka folur këtë të premte në studion e Klan News për një sërë çështjesh, që nga marrëdhëniet mes Parisit dhe Tiranës e deri te procesi i integrimit europian. Fillimisht, vuri theksin te vizita e djeshme e ministrit francez, Gerald Darmanin, duke thënë se erdhi në një moment të rëndësishëm për vendin. “Dy vendet tona po ndërmarrin hapa për bashkëpunime në disa fusha”, u shpreh ajo. “Ekspertiza franceze në këtë fushë është ekspertizë ekselence, sepse shumë pjesë të Kodit aktual shqiptar janë frymëzuar nga kode të ndryshme franceze. Jemi të lumtur të sjellim ekspertizën tonë, duke bashkëpunuar…
Lëvizja Vetëvendosje do të garojë në zgjedhjet e 7 qershorit si koalicion së bashku me partitë Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane, njëjtë siç kishte vepruar më 28 dhjetor. Përpos këtij koalicioni të partive shqiptare, KQZ është njoftuar edhe për formimin e koalicionit mes partive nga minoriteti boshnjak Demokratska Stranka Bošnjaka dhe Demokratska Stranka Vatan, njohur si Koalicija VAKAT dhe koalicioni tjetër nga minoriteti ashkali, mes Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës dhe Lëvizja për Bashkëveprim nën siglën Ashkalitë e Bashkuar. Gjithsej, në zgjedhjet e qershorit do të jenë 3 koalicione me 9 parti politike,…
Pas goditjes së shkurtit nga Gjykata Supreme ndaj Donald Trump-it për tarifat globale, ka ardhur tani edhe vendimi i një komisioni gjyqtarësh federalë që ka shpallur të paligjshme vendosjen e një tarife 10% mbi shumicën e importeve në Shtetet e Bashkuara. Me një vendim jo unanim, Gjykata e Tregtisë Ndërkombëtare vendosi se Trump kishte përdorur në mënyrë të gabuar një ligj të vjetër tregtar kur vendosi këto tarifa duke filluar nga shkurti. Me këtë vendim 2 me 1, gjykata theksoi se përpjekja e presidentit për të vendosur tarifa të përgjithshme nuk përmbushte kriteret e parashikuara nga ligji tregtar për taksat…
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Bjeshkët e Gramës në Dibër, ku natyra zgjohet mes gjelbërimit dhe qetësisë së maleve. Grama është cilësuar perla e Dibrës, e pasur me bjeshkë të sheshta, liqenin e bukur dhe gjelbërim të pafundmë. Me t’u ngjitur në Bjeshkët e Gramës, syri sheh vetëm gjelbërim pafund, burime të shumta uji të kristaltë dhe shumë të ftohtë. Në Gramë ka një sërë monumentesh natyrore, ndaj edhe është ndër vendet më të lakmuara nga vizitorët vendas dhe turistët e huaj. Grama shtrihet në verilindje të Peshkopisë, rreth 12 km larg qytetit dhe shkon deri në 2400…
Shqipëria dhe Serbia e udhëheqin rajonin për sa i përket përfaqësimit të grave në pozicione drejtuese, sipas të dhënave nga Eurofound (Fondacioni Europian për Përmirësimin e Kushteve të Jetesës dhe të Punës). Në këto dy vende, në Shqipëri rreth 33% dhe Serbi35% e punonjësve raportojnë se kanë një grua si eprore, një shifër kjo që i përafrohet mesatares së vendeve të Bashkimit Europian dhe tejkalon ndjeshëm fqinjët e tjerë ballkanikë. Ky nivel i drejtimit nga gratë tregon një pjekuri më të lartë të tregut të punës në drejtim të diversitetit gjinor, duke lënë pas modele më konservatore që dominonin në vitet e para të tranzicionit.…
Partia Demokratike organizon sot në orë 19:00 protestën e saj të radhës kombëtare, ku Policinë e Tiranës e ka njoftuar se do ta organizojë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit”. Për të menaxhuar protestën, Policia bëhet me dije se do të angazhojë më shumë se 1200 efektivë policie, ndërsa i bën apel organizatorëve që të respektojnë vendin e përcaktuar dhe orarin e njoftuar. Për menaxhimin e protestës u hartua një plan i posaçëm masash, ku që prej mesnatës së të enjtes u kufizua qarkullimi në disa segmente rrugore, të cilat deri në përfundim të protestës do të jenë të paaksesueshme për…
Zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjën e rëndë të regjistruar mbërmjen e të enjtes në Sarandë, ku u qëllua për vdekje me plumb në kokë Rexhep Ismaili. Raportohet se zanafilla ka qenë një konflikt pronësie. Njëra nga palët mes të cilëve edhe autori i dyshuar Lulëzim Tabaku ka shkuar në karburantin e vëllezerve “Ismaili” për t’u sqaruar në lidhje me një konflikt pronësie. Gjate debateve, mes palëve ka pasur konflikt fizik dhe nga ana e personave që ndodheshin në lokal është nxjerrë një arme automatike me qëllim goditjen e personave që kishin ardhur. Në këtë moment nga pala…