Author: tirana

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja, është liruar nga burgu. Ai ka shlyer dënimin e tij me dy vite burg. Kujtojmë se një ditë më parë, Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi një kërkesë për liri të tij, në limite të shlyerjes së dënimit. Ai iu drejtua shkallës së dytë, aty ku ndodhet edhe dosja, pasi kishte ankimuar dënimin për të shuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Por treshja e gjyqtarëve konstatoi se dy vitet, duke përllogaritur paraburgimin, mbusheshin sot. Për këtë arsye, në pritje të plotësimit të afatit, kërkesa iu rrëzua. Ish-deputeti socialist u gjet fajtor në nëntor…

Read More

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u nis sot për një vizitë shtetërore në Jordani me ftesë të Madhërisë së Tij, Mbretit Abdullah II. Vizita dyditore, me një agjendë takimesh të rëndësishme me autoritetet e larta të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, synon të ngrejë në një nivel tjetër marrëdhëniet mes dy vendeve. Vizita e Presidentit Begaj në Amman pason atë të Madhërisë së Tij, Mbretit Abdullah II, vitin e shkuar në Tiranë. Takimet dhe vizitat e ndërsjella të nivelit të lartë, deri më tani, kanë dëshmuar vullnet për forcimin e partneritetit dhe avancimin e agjendës së përbashkët të bashkëpunimit. Ndaj dhe…

Read More

Autotiteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar ndalimin e qarkullimit të mjeteve me tonazh të rëndë në aksin Librazhd-Pogradec pas përkeqësimit të situatës nga rrëshqitja e dheut në aks. Njoftimi i ARRSH Në vijim të njoftimit të mëparshëm për aksin Librazhd-Pogradec vendi i quajtur Arrat e Gurrës, ju informojmë se situata në vendin e rrëshqitjes është agravuar ndjeshëm gjatë orëve të fundit. Pas vlerësimit në terren, Autoriteti Rrugor Shqiptar, në koordinim me Policinë e Shtetit, njofton se: Do të ndalohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë dhe i autobusëve në këtë segment, deri në një njoftim të dytë, për arsye sigurie.…

Read More

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare e shpallur nga UNESCO festohet më 21 shkurt të çdo viti. Qëllimi i caktimit të saj është promovimi dhe ndërgjegjësimi për diversitetin gjuhësor dhe kulturor si dhe promovimin e shumëgjuhësisë. Në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, kryeministri Edi Rama ndau momente nga nisja e fazës gjysmëfinale në shkolla të “Konkursit të Gjuhës Shqipe”. Rama e cilësoi këtë konkurs “një fije të artë që lidh fillesat e kombit tonë me të ardhmen e tij”. Në këtë edicion të konkursit morën pjesë 1 mijë e 22 ekipe nga shkolla të ndryshme të gjithë vendit, një tregues i…

Read More

52 persona janë shoqëruar në total pas protestës së opozitës të premten e 20 shkurtit. 17 janë arrestuar, ndërsa 35 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë. Kujtojmë se edhe ky tubim i PD-së u shënua me incidente. Protestuesit hodhën bomba molotov ndërsa nga ana tjetër policia u kundërpërgjigj me ujë me presion dhe gaz lotsjellës. Protesta e katërt kombëtare zgjati pak më shumë se 3 orë. Ndryshe nga herët e shkuara, edhe kryedemokrati Sali Berisha iu bashkua turmës, me maskë anti-gaz e syze mbrojtëse. Ai dënoi “sulmin ndaj selisë blu dhe veprimet e Policisë”.

Read More

Qeveria amerikane mund të detyrohet të kthejë më shumë se 175 miliardë dollarë në rimbursime të taksave të importit, pasi Gjykata Supreme vendosi të premten, me një votim 6-3, se tarifat e vendosura në mënyrë të njëanshme nga Presidenti Donald Trump ishin të paligjshme. Megjithatë, Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi të premten vendosjen e një tarife globale prej 10% mbi importet amerikane, disa orë pasi Gjykata Supreme shpalli të paligjshëm kuadrin ligjor që ai kishte përdorur deri më tani për të vendosur tarifa në tregtinë me vende të ndryshme. Masa e re do të zëvendësojë shumë nga tarifat e…

Read More

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv që vendoste tarifa shtesë prej 10% për importet nga të gjitha vendet, pas vendimit të Gjykatës së Lartë që i shpalli të paligjshme shumë nga tarifat që ai kishte vendosur ndaj partnerëve tregtarë të Uashingtonit.Donald Trump e njoftoi vendimin e tij në një postim në platformën Truth Social, duke deklaruar: “Është nder i madh për mua që sapo kam nënshkruar në Zyrën Ovale një tarifë globale prej 10% për të gjitha vendet, e cila do të hyjë në fuqi pothuajse menjëherë.”Për herë të parë, presidenti amerikan aktivizoi Seksionin 122 të Aktit…

Read More

Ditën e shtunë moti parashikohet relativisht i paqëndrueshëm, me alternime kthjellimesh përgjatë ultësirës perëndimorë në pjesën e parë të ditës e vranësira mesatare deri të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët në jug e pjesërisht në qendër, në orët e pasdites ndërprerje e reshjeve në të gjithë territorin. Në zonën e Alpeve dhe në relievet e larta malore reshje bore me intensitet kryesisht të ulët. Era do të fryjë me drejtim verilindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimor dhe në zonat luginore era me shpejtësi…

Read More

Policia e Krujës ka zbuluar një tjetër arsenal armësh zjarri, armësh shpërthyese dhe municionesh luftarake. Ato dyshohet se i përkasin Ylli Zallës, 49-vjeçarit, i cili u shpall në kërkim pas atentatit të Rinasit po për armëmbajtje pa leje. Ai dyshohej se ka ndihmuar autorët që kryen atentatin ndaj Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit, por mesa duket kishte ngritur një “magazinë” të tërë me armë. Zalla i kishte vendosur armët në tokë afër banesës. Siç duket nga pamjet u desh edhe qeni i policisë për të gjurmuar armët. Në total u sekuestruan: -24 kallëpe tritoli, 11 granata dore sulmuese, sasi lëndësh…

Read More

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, gjatë një konference për mediet, e pyetur nga gazetarët për protestën e opozitës të lajmëruar për sot, u shpreh se Policia ka për detyrë të garantojë sigurinë dhe rendin. Koçiu tha se Policia e Tiranës ka deklaruar se nuk merr përsipër mbarëvajtjen e tubimeve, duke marrë shkas nga dhuna e ushtruar gjatë dy protestave të kaluara të organizuara nga Partia Demokratike. “Kjo është një procedurë që lidhet drejtpërdrejt me protestat e kaluara dhe dhunën që ka pasur gjatë atyre protestave. E drejta për t’u tubuar dhe manifestuar është e kujtdo. Policia e Shtetit…

Read More

Në një konferencë për mediat, ministrja e Brendshme Albana Koçiu ka njoftuar për rritje të pagave për tre kategori të Forcave Policore. “Do doja gjithashtu ta mbyllja këtë prezantim të parë me një lajm të mirë që ka të bëjë pikërisht me faktin që në mbledhjen e radhës të Këshillit të Ministrave, kemi propozuar një rritje të re pagash sa i përket punonjësve të policisë së shtetit.”, tha Koçiu. Kështu siç njoftoi ministrja, “bëhet fjalë për 3 struktura të Policisë së Shtetit. Forcat RENEA, forcat e sigurisë dhe forcat e posaçme operacionale. Është një fond pagash i parashikuar në buxhetin e vitit…

Read More

Avokati i Popullit i Shqipërisë, Endrit Shabani, priti në një takim zyrtar Koordinatoren e Përhershme të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Ingrid Macdonald. Ky takim vjen edhe pas marrjes nga Shabani të mandatit si Presidenti i Organizatës së Avokatëve të Popullit të Mesdheut (AOM). Gjatë bisedës, vëmendja u përqendrua te gjendja aktuale e të drejtave të njeriut në Shqipëri dhe te domosdoshmëria e një angazhimi të koordinuar mes institucioneve vendase dhe aktorëve ndërkombëtar. Shabani dhe Macdonald nënvizuan se mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe konsolidimi i shtetit të së drejtës mbeten shtyllat kryesore mbi të cilat duhet të mbështeten…

Read More