Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin “Neonët 9”, duke e çuar në 14 numrin e rasteve të kultivimit të kanabisit në ambiente të mbyllura, ose siç njihen si “shtëpi bari”. Autoritetet zbuluan në lagjen “10 korriku” një tunel që ishte përshtatur për këtë aktivitet kriminal. Për këtë arsye janë arrestuar në flagrancë dy autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale. Në pranga është vënë edhe një punonjës i OSHEE-së ndërsa janë proceduar penalisht tre të tjerë për shpërdorim detyre. “Nga kontrollet në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 555 fidanë dhe 115 bimë të…
Author: tirana
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se ka urdhëruar agjencitë federale, përfshirë Pentagonin, të nisin procesin e identifikimit dhe publikimit të dokumenteve qeveritare që lidhen me objektet fluturuese të paidentifikuara (UFO) dhe format e mundshme të jetës jashtëtokësore. Trump nuk sqaroi nëse dokumentet e klasifikuara do të bëhen publike, por theksoi se dosjet duhet të përfshijnë “çdo dhe gjithë informacionin e lidhur me këto çështje jashtëzakonisht komplekse, por edhe shumë interesante dhe të rëndësishme”. “Nisur nga interesi i jashtëzakonshëm i treguar, do të udhëzoj Sekretarin e Luftës dhe departamentet e tjera përkatëse që të fillojnë procesin e identifikimit…
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka paralajmëruar ashpër Iranin se duhet të arrijë një marrëveshje për programin e tij bërthamor brenda 10 deri në 15 ditësh, përndryshe, sipas tij, “do të ndodhin gjëra shumë të këqija”. Deklaratat u bënë të enjten në Uashington, gjatë takimit të parë të Bordit të Paqes në një kohë kur SHBA-të kanë intensifikuar ndjeshëm praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, duke rritur frikën për një konflikt më të gjerë rajonal. Trump tha se bisedimet me Iranin po shkojnë “mirë”, por theksoi se Teherani duhet të pranojë një marrëveshje “kuptimplotë”. “Përndryshe, ndodhin gjëra të këqija”, deklaroi ai, duke përsëritur…
Aktori i njohur amerikan Eric Dane, i famshëm për rolet e tij në serialet “Grey’s Anatomy” dhe “Euphoria”, ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare, ka bërë të ditur publicisti i tij.Ai u nda nga jeta pas një beteje të guximshme me sëmundjen e Sklerozës Laterale Amiotrofike (ALS), e cila prek qelizat nervore përgjegjëse për lëvizjen e muskujve dhe njihet gjithashtu si sëmundja e Lou Gehrig. Sipas deklaratës së familjes, Dane kaloi ditët e fundit i rrethuar nga miqtë e ngushtë, bashkëshortja e tij e përkushtuar Rebecca Gayheart dhe dy vajzat e tyre, Billie dhe Georgia. Pas diagnostikimit në vitin 2025,…
Era e fortë që ka përfshirë qytetin e Vlorës mbrëmjen e djeshme dhe gjatë orëve të natës ka shkaktuar dëme. Rreth orës 04:00 te mëngjesit, në zonën e Pyllit të Sodës, një pishë e madhe është rrëzuar si pasojë e erërave të fuqishme, duke bllokuar plotësisht aksin rrugor që të çon drejt fshatit Zvernec. Si pasojë e rrëzimit të pemës, një automjet që po qarkullonte në atë segment rrugor është përplasur me pishën e rënë në rrugë. Nga aksidenti janë regjistruar vetëm dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e zjarrfikëses…
Parlamenti ka votuar me 75 vota pro të maxhorancës ligjin e ri për shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë.Në një seancë maratonë që ka zgjatur plot 18 orë, deputetët e majtë mbështetën draftin e ardhur nga Ministria e Jashtme dhe që ndër të tjera parashikon edhe testimin e diplomatëve brenda 12 muajve të hyrjes së tij në fuqi. “Brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të gjithë diplomatët në shërbim duhet t’i nënshtrohen një testimi të detyrueshëm për të verifikuar aftësitë e tyre. Procedurat dhe kriteret e testimit do të përcaktohen me akt nënligjor. Dispozitat e…
Ditën e premte moti parashikohet i paqëndrueshëm, me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit fillimisht në veri e jug të vendit e gradualisht në të gjithë territorin, me intensitet të ulët e lokalisht mesatar. Gjatë orëve të mëngjesit në ekstremin verior, lokalisht në lindje dhe në jug reshjet priten të jenë me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut parashikohet të vijojnë me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, lokalisht shtrëngata…
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi në Kuvend se nuk ekziston asnjë kërkesë për heqje imuniteti ndaj deputetëve apo ministrave, pasi sipas tij ata nuk gëzojnë imunitet penal. Sipas Ballës, në rastin konkret bëhet fjalë vetëm për një kërkesë për dhënie autorizimi për masë sigurie. “Nuk ka kërkesë për heqje imuniteti. Ka vetëm një kërkesë për dhënie autorizimi për masë sigurie, për të qenë të saktë”, u shpreh ai. Në vijim, Balla kundërshtoi pretendimet për ekzistencën e një vendimi 8 me 0 të Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij, katër anëtarë kanë argumentuar se ndërhyrja në kompetencat e…
Nga Mentor Kikia Kesaj pyetjeje mund ti pergjigjet shumekush menjehere, tani: Ka 300! Sepse e ka lexuar e degjuar me shume se 300 here ne media e konferenca shtypi te opozites.Sot degjova nje raportim te gazetares Klodiana Lala, mbi fillimin e nje hetimi pasuror, apo shtrirjen e hetimeve edhe mbi pasurine, per ministren e pezulluar Belinda Balluku. “Burime pranë SPAK bënë me dije se është kërkuar informacion pranë institucioneve të ndryshme, si Kadastër, ILDKPI apo banka të nivelit të dytë…..”-tha gazetarja.Ndersa lexova kete fakt te ri nga hetimet, mu kujtua se ne e dinim me kohe se “Belinda Balluku ka…
Ministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë interpelancës së kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri mbi projektin e Parkut Teknologjik dhe Shkencor “Durana Tech Park”, dha sqarime të detajuara mbi zhvillimin, funksionimin dhe objektivat e këtij projekti. “Durana Tech Park është një projekt që prek zhvillimin ekonomik dhe lidhet me objektivat që ka Qeveria”, tha ministrja Ibrahimaj. Durana Tech Park është projekt i miratuar me ligjin nr. 58, të vitit 2022 dhe funksionon përmes Albanian Investment Corporation, shoqëri 100% publike, e cila ushtron rolin e zhvilluesit. Durana Tech Park menaxhon funksionimin e përditshëm, shërbimet ndaj rezidentëve…
Eva Dumani është shqiptarja më e fundit që doli gjallë nga Siria, por a do të mundë Shqipëria të tërheqë prej andej të gjitha gratë, fëmijët dhe burrat shqiptarë të identifikuar, disa pjesëmarrës në luftime dhe të tjerë si të strehuar në Alhol?Nga listat që disponon Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Antiterrori raportohet se ende në Siri janë 44 shtetas shqiptarë, nga të cilët 10 burra janë në burg, 10 në territor, 24 janë gra e fëmijë prej tyre 7 gra dhe 17 fëmijë Në Shqipëri janë riatdhesuar deri më tani 39 gra e fëmijë, që kishin ndjekur kryefamiljarët e indoktrinuar…
Anëtarësimi dhe operacionalizimi i SEPA (Zona Unike e Pagesave në Euro) ka sjellë një ulje të konsiderueshme të kostove të transfertave për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, duke e bërë më të lehtë dhe më të lirë kryerjen e pagesave ndërkufitare në euro. Sipas një studimi të Bankës Botërore, për transfertat prej 5 mijë eurosh kostoja mesatare e transaksioneve ka rënë nga 0,76% në 0,08%, duke shënuar një ulje prej rreth 90%, ndërsa për transfertat prej 20 mijë eurosh ulja arrin mbi 95%, nga 0,47% në 0,02%. Kjo përkthehet në një përfitim të drejtpërdrejtë financiar për qytetarët…