Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancën plenare të radhës, ku në fokus pritet të jenë interpelancat me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, të kërkuara nga deputetët e Partisë Demokratike. Seanca, e planifikuar të nisë në orën 10:00, përfshin gjithashtu diskutimin e disa projektligjeve të rëndësishme, mes tyre ndryshimet në Kodin Rrugor, ligjin për shtetësinë dhe mekanizmin e reagimit ndaj krizave të furnizimit me lëndë djegëse. Rendi i Ditës Në mbështetje të urdhrit nr. 30, datë 5.5.2026 të Zëvendëskryetares së Kuvendit, znj. Klodiana Spahiu, rendi i ditës është si më poshtë vijon: 1. Miratimi…
Author: tirana
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet parashikohet me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimesh.Reshjet e shiut me intensitet të ulët të karakterit lokal (pika shiu) në orët e para të mëngjesit në jug të vendit. Në orët e mesditës deri pasdite reshjet e shiut me intensitet të ulët të karakterit lokal parashikohen të jenë prezente në qendër dhe jug të vendit.Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kudrati i jugut me shpejtësi mesatare 7m/s, e cila hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 14m/s.Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i…
Volumet totale të energjisë elektrike të tregtuara në tregjet e ALPEX gjatë muajit mars 2026 arritën 174,315.71 MWh, ndërsa rrjedha ndërkufitare ishte 56,622.97 MWh. Sipas raportit të ALPEX-it, të ardhurat totale të faturuara për këtë periudhë llogariten 15,822,686.61 euro për Zonën e Ofertimit të Shqipërisë dhe 20,360,137.31 euro për Zonën e Ofertimit të Kosovës, duke arritur një vlerë të përbashkët prej 36,182,823.92 euro. Në Tregun e Ditës në Avancë të ALPEX-it, gjatë muajit mars 2026, është tregtuar një volum prej 165,316.69 MWh energji elektrike, me një çmim mesatar klerues prej 96.89 €/MWh. Rrjedhat ndërkufitare në këtë treg janë regjistruar në…
Autoritetet zvicerane kanë konfirmuar një rast të Hantavirusit të zbuluar te një pasagjer në anijen turistike MV Hondius. Pasagjeri i ishte përgjigjur një e-mail nga kompania që menaxhonte anijen, e cila i informonte pasagjerët për incidentin shëndetësor, dhe ishte paraqitur në një spital në Cyrih të Zvicrës, ku po merr trajtim mjekësor. Ndërkohë edhe autoritetet franceze njoftuan se u identifikua një pacient i cili nuk ishte në anijen MV Hondius, e cila është në karantinë, por ishte në të njëjtin fluturim me një nga pasagjerët. Në përputhje me Rregulloret Ndërkombëtare të Shëndetit (RND), Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po punon…
Arben Pëllumbi, djali i ish kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi ka mbajtur një fjalim plot emocion në homazhet në ndër të babait të tij. Mes të pranishëm, ku ishte edhe kryeministri Rama, deputetë e ministria, Arben Pëllumbi deklaroi se “është krenar që është djali i profesor Servet Pëllumbit”. Ai vlerësoi figurën e të atit, ndërsa tha se këshillat dhe fjalët e tij do ta shoqërojnë përgjithmonë. “Na mësoi se jeta duhet jetuar me ndershmëri, me përgjegjësi dhe dashuri për familjen. Na mësoi të qëndrojmë te fortë edhe kur jeta bëhet më e vështirë, të mos ulim kokën përballë padrejtësive dhe…
Kryeministri Edi Rama: U shpreh ngushëllimet e mia gjithë familjes dhe të afërmve të professor Servet Pëllumbit. Falënderoj Namikun që ndau këtë përzemërsi për të folur me profesorin. Unë profesorin e kam njohur pak dhe përgjithësisht e kam njohur nga larg. Marrëdhënia ime me të është një marrëdhënie tipike e një antipatie reciproke në distancë dhe më pas e një simpatie reciproke në afërsi. Profesori përfaqësonte çdo gjë që unë nuk simpantizoja, konservator, markist-leninist, sovjetik, këto etiketime i bëhëshin. Ka qenë një mësim në jetën time përballja me njeriun përtej etiketimeve në sferën publike dhe për surprizën time, kam njohur një…
Biznesmeni Aydin Çavusoglu, vëllai i ish-ministrit të Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu, ndodhet në gjendje kritike për jetën pas një incidenti me të shtëna armësh në Antalia. Ngjarja ndodhi të martën në një stacion karburanti në pronësi të tij, ku sipas dëshmive të punonjësve janë dëgjuar të shtëna brenda zyrës së biznesit. Autoritetet mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe e transportuan të plagosurin në spital. Ai iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale dhe aktualisht ndodhet i shtruar në gjendje të rëndë. Policia turke ka nisur një operacion të gjerë hetimor, duke rrethuar zonën dhe sekuestruar prova nga ambientet e stacionit të karburantit. Deri më…
Ministria e Arsimit dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore. Kjo marrëveshje synon të transformojë institucionin përgjegjës për administrimin e provimeve kombëtare dhe shërbimeve të tjera kyçe arsimore në një institucion modern, autonom dhe të bazuar në standarde ndërkombëtare. Ceremonia e nënshkrimit u mbajt në prani të kryeministrit Edi Rama, Ministrja Mirela Kumbaro, Kryetari i Bordit të AADF-së Michael Granoff, si dhe ekspertë ndërkombëtarë nga Cambridge University Press & Assessment. Në fjalën e saj, ministrja Kumbaro theksoi se kjo nismë përfaqëson një qasje të re që synon të…
Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën, në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore mes Ministrisë së Arsimit dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF). “Hodhëm hapin e parë të digjitalizimit, me provimet e hyrjes në universitete, duke vendosur një sistem rankimi të bazuar në rezultate dhe duke bërë praktikisht të pamundur vazhdimin e rrugës së kaosit ku kush kishte një mbështetje, një lidhje apo një mundësi për të paguar, të kapërcente dhe zinte vendin e dikujt tjetër që nuk kishte mbështetje dhe mundësi për të paguar. Në atë kohë pati shumë reagime…
Pas një serie deklaratash nga Shtetet e Bashkuara lidhur me situatën në Ngushticën e Hormuzit, ka reaguar edhe pala iraniane. Marina e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka paralajmëruar anijet që kalojnë në këtë rrugë detare kyçe të mos devijojnë nga rrugët e përcaktuara nga Teherani. Ajo ka krijuar një organ të ri për të menaxhuar anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit, raportuan mediat shtetërore, shkruan Sky News. Sipas IRIB, anijet që synojnë të kalojnë do të marrin një email nga adresa [email protected]. Në të kundërt, ato mund të përballen me sulme, thuhet në paralajmërim, shkruan skynews. Ky kërcënim i ri vjen…
“Automotive Fair Albania” rikthehet në edicionin e katërt, duke sjellë për publikun një tjetër event të madh të dedikuar pasionit për automjetet dhe teknologjinë, i cili do të zhvillohet në datat 21-24 maj në Tiranë. Panairi do të mbahet në të njëjtin vend, duke premtuar të njëjtën energji dhe atmosferë dinamike që e ka karakterizuar në edicionet e mëparshme, nën moton “Fueled by Passion”. Organizatorët bëjnë të ditur se këtë pranverë, zhurma e motorëve dhe spektakli i automjeteve do të rikthehen në zemër të kryeqytetit, duke ofruar një program të pasur me aktivitete dhe surpriza për të gjithë të apasionuarit…
Industria globale e aviacionit po përballet me një nga sfidat më të mëdha të viteve të fundit, ndërsa rritja e fortë e çmimeve të karburantit të avionëve, e nxitur nga tensionet dhe përplasjet ushtarake mes SHBA-ve, Izraelit dhe Iranit, po detyron linjat ajrore të rishikojnë planet e tyre operacionale. Pasojat po ndihen drejtpërdrejt nga miliona pasagjerë në të gjithë botën, të cilët përballen me çmime më të larta biletash, më pak alternativa fluturimi dhe rrezik më të madh për anulime. Që nga fundi i shkurtit, kur nisi përshkallëzimi i konfliktit, çmimet e karburantit të avionëve janë rritur me mbi 80…