Author: tirana

Parlamenti ka miratuar me votat e socialistëve aktin normativ për uljen me 20% të akcizës për karburantet kur ccmimi i benzinës kalon 220 lekë për litër. Pas një seance maratonë, rreth orës 24 të mbrëmjes së të enjtes, socialistët votuan të gjitha pikat e rendit të ditës, duke rrëzuar edhe tre propozime të demokratëve. Në të njëjtën kohë Genta Tafa, ish komisionerja e KPK-së, u zgjodh me 83 vota pro dhe 25 kundër në postin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Votimet Akt normativ nr. 1, datë 3.4.2026, “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e…

Read More

Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura dhe intervale afatshkurtra me diell përgjatë ultësirës perëndimore në pjesën e parë të ditës. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu fillimisht me intensitet ë ulët në orët e mesditës në jug të vendit, ndërsa pas orëve të mesditës reshjet e shiut do të shtrihen në të gjithë territorin me intensitet të ulët. Në periudha afatshkurtra reshjet në formë shtrëngatash lokale. Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, e cila hera-herës pritet…

Read More

Në intervistën për gazetën “Kathimerini” kryediplomati Hoxha shprehu optimizmin e tij se raporti IBAR do të miratohet në javët në vijim, për të kaluar në fazën tjetër: atë të “mbylljes së kapitujve”. “Jemi në fazën e vlerësimit afatmesëm, e cila përqendrohet në fushat më themelore, përkatësisht sundimin e ligjit, të drejtat e pronës dhe të drejtat e njeriut. Në terminologjinë e Brukselit, këto quhen “pika referimi të përkohshme”. Komisioni Evropian ka përgatitur një raport bazuar në progresin e Shqipërisë dhe ia ka paraqitur Këshillit i cili po e shqyrton atë. Presim që ai të finalizojë së shpejti qëndrimin e përbashkët…

Read More

Në Kuvend sot në 7 maj diskutohet projektligji për taksat dhe akcizën. Ministri i Financave Petrit Malaj, në fjalën e tij ftoi deputetët, që të votojnë projektligjin për uljen e akcizës për karburantet. Malaj deklaroi se në projekt-ligjin në fjalë ka ndryshime në akcizë, për të zbutur krizën globale, pas konfliktit në Lindjen e Mesme. Ministri shtoi se qeveria shqiptare ka vepruar me përgjegjshmëri gjithmonë në kriza botërore, që nga koha e koronavirusit, tek rritja globale e çmimit të karburanteve dhe tek lufta e fundit. Fjala e plotë: Akti Normativ për disa ndryshime në ligjin “Për Akcizat” , që paraqesim…

Read More

Pavarësisht luftës në Lindjen e mesme Shqipëria nuk ka rrezik për tu furnizuar me karburante. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi tha në Kuvend se nuk ka pasur mungesa në furnizim dhe rezerva e hidrokarbureve përdoret vetëm kur ka mungesë të produktit në treg” Për të siguruar furnizimin me karburant në vend autoritetet kanë vendosur në monitorim më të shpeshtë rezervat hidrokarbure që duhet të mbajnë kompanitë e tregtimit me shumicë e pakicë. Sipas ministrit nëse konflikti vijon do të mbështeten kategoritë në nevojë ndërsa aktualisht është duke u diskutuar një paketë për transportin publik.

Read More

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, u shpreh sot se Shqipëria ka siguruar një projekt prej 40 milionë dollarësh për ndryshimet klimatike, në kuadër të programit “Albadap”, që konsiderohet si projekti më i madh i klimës që po zbatohet në Ballkanin Perëndimor. Gjatë një konference për shtyp me gazetarët, Jaupaj tha se asnjë vend tjetër i Bashkimit Evropian apo i Ballkanit Perëndimor nuk ka aktualisht një projekt të tillë të financuar nga Fondi Global i Mjedisit. Duke u ndalur te konferenca treditore e klimës që solli në Shqipëri përfaqësues të institucioneve evropiane dhe organizatave botërore të mjedisit, Jaupaj nënvizoi se “rezultatet…

Read More

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, zhvilloi një takim sot në 7 maj me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ku në fokus ishte siguria dhe roli i Aleancës në situatën aktuale globale. Në një postim në platformën X, ministri theksoi se NATO mbetet më e rëndësishme dhe më e domosdoshme se kurrë përballë sfidave të reja të sigurisë. Gjatë takimit u diskutua për forcimin e mbrojtjes kolektive, rritjen e shpenzimeve ushtarake dhe mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën. Hoxha nënvizoi se Shqipëria vijon të rrisë angazhimin e saj brenda Aleancës përmes modernizimit të Forcave të Armatosura…

Read More

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar për gjykim ish-oficerin e policisë gjyqësore, I.H sot në 7 maj. Ai akuzohet për shpërdorim detyre, nxjerrje të sekretit hetimor dhe korrupsion pasiv në kuadër të një hetimi për trafik ndërkombëtar droge. Sipas SPAK, I.H dyshohet se ka zbuluar informacione sekrete hetimore tek persona të përfshirë në grup kriminal në këmbim të përfitimeve monetare. Hetimet janë zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe zvicerane, në kuadër të një skuadre të përbashkët hetimore. Ish-oficeri ndodhet në masën “arrest në burg” që prej nëntorit 2025, ndërsa çështja pritet të shqyrtohet në…

Read More

Plarent Ndreca, avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, shprehu sot shqetësimin se gjyqtari që po gjykon çështjen e pavlefshmërisë së emërimit të Ols Dados prokuror në Gjykatën Administrative mund të ndodhet nën një presion institucional të jashtëzakonshëm. Sipas tij, qëllimi i këtij presioni është të mos lejohet që një vendim gjyqësor të ekspozojë dështimin e vetë sistemit për të korrigjuar një problem kaq të rëndë ligjor dhe institucional.“Sepse kur një sistem drejtësie, jo vetëm që lejon të mbijetojë brenda vetes një problem kaq të rëndë juridik, por për më tepër angazhohet institucionalisht për ta mbyllur atë pa e…

Read More

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Gjykatës Speciale për shtyrjen me dy muaj të shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Ai tha se Qeveria e Kosovës nuk ka asnjë qasje në zhvillimet e brendshme të kësaj gjykate. “Sa i përket vendimit të Gjykatës Speciale që të shtyhet për dy muaj, nëse s’gaboj, vendimi i tyre, ne e morëm vesh njësoj sikurse të gjithë ju, për shkak se Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka qasje në dinamikat dhe zhvillimet që bëhen në Gjykatën Speciale”, deklaroi Kurti. Ai gjithashtu ngriti kritika për…

Read More

Kryeministri Edi Rama deklaroi se sfida kryesore e Shqipërisë mbetet forcimi i institucioneve dhe ndërtimi i një sistemi drejtësie të pavarur, duke theksuar se problemet nuk lidhen me individët, por me funksionimin e sistemeve shtetërore. Rama u shpreh se vetëm një sistem i bazuar te zbatimi i ligjit mund të shmangë arbitraritetin dhe korrupsionin, ndërsa nënvizoi se procesi i integrimit në Bashkimi Europian është garancia më e madhe për ta bërë të pakthyeshme reformën në drejtësi në vend. Sipas kreut të qeverisë, mbështetja e shqiptarëve për BE-në ka qenë vendimtare në ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë dhe në…

Read More

Në fjalën e tij në Kongresin Botëror të Ligjit, i cili po zhvillon punimet në Tiranë, kryeministri Edi Rama u shpreh se qeveria që ai drejton vendosi të dorëzojë ‘shpatën’ e drejtësisë e cila prej kohësh mbahej në zyrën e të parit të qeverisë. “Në atë anketim për të matur pulsin morëm dy të dhëna shumë domethënëse, 90% e kusur e shqiptarëve mbështesnin vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe të bësh bashkë 90 % të shqiptarëve është dicka jashtëzakonisht e rrallë, edhe për orën e takimit sot do kishim mosdakordësi, dhe tjetra ishte përgjigjja mbi a besoni ju që në…

Read More