Në seancën e sotme plenare po zhvillohet interpelanca e kërkuar me ministren për Ekonominë dhe Inovacionin Delina Ibrahimaj, nga kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj, lidhur me projektin “Durana Park”. Në këtë seancë, Shehaj fillimisht u ankua pse ishte Ibrahimaj në këtë interpelancë dhe jo ministri i Financave Petrit Malaj. Megjithatë vazhdoi të ngrinte akuza lidhur me çështjen e projektit të “Durana Park”, duke thënë se dy të tretat e bizneseve që kanë aplikuar ishin të të njëjtit biznesmen. Fillimisht Ibrahimaj i sqaroi Shehaj se përse ishte ajo në interpelancë dhe jo ministri Malaj: “Dua t’i them z.Shehaj se ky është një projekt…
Author: tirana
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe Prokuroria, operacioni i koduar “Audienca”. Zbulohet se në një magazinë në Tiranë, mbaheshin për llogari të një subjekti me aktivitet ndërkombëtar në fushën e reklamimit dixhital, suplemente të skaduara dhe të kontrabanduara. Sekuestrohen mbi 10 000 suplemente ushqimore dhe bimore. Shpallet në kërkim administratori i subjektit (shtetas nga Bosnja dhe Hercegovina), si dhe procedohen penalisht 2 punonjës. Pas një hetimi me metoda proaktive, kryer në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për të dokumentuar paligjshmëritë që kryheshin në magazinën në kryeqytet, të një subjekti me aktivitet ndërkombëtar në fushën e reklamimit dixhital,…
Kreu i Komisionit të Ligjeve dhe një prej deputetëve propozues për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, konkretisht në nenin 242, Ulsi Manja, ka sqaruar sot nga foltorja e Kuvendit se ndryshimet e propozuara nuk kanë për qëllim krijimin e imunitetit të ri për ministrat apo zyrtarët e tjerë të lartë, por synojnë thjesht një rregullim procedural dhe forcimin e balancimit të pushteteve. “Sipas qëndrimit tjetër, ngjashëm me standardin e interpretimit të pranuar nga Gjykata, në rastin e regjimit të imuniteteve i cili duhet të jetë i ngushtë, i kufizuar, bazuar në vullnetin e kushtetutë bërësit në reformën e 2012…
Arrestohet ish-princi Andrew Mountbatten-Windsor. BBC raporton se ai është arrestuar nën dyshimin për shpërdorim detyre. Ndërkohë policia po vijon kontrolle në disa adresa në Berkshire dhe Norfolk. Andrew Mountbatten-Windsor prej kohësh ka qenë në vëmendje të opinionit publik dhe mediave të huaja, pasi emri i tij përmendet në dosjen famëkeqe “Epstein”.
Erion Braçe foli i revoltuar para Kuvendit për disa kërkesa informacioni kundrejt Drejtorisë së Tatimeve, AKU, ISUV etj, për të cilat afatet janë tejkaluar. Ai tha se në këto kushte do të kalojë në kallëzim penal. “Kam një seri kërkesash për marrje informacioni. Pasi është tejkaluar çdo lloj afati me Drejtorinë e Tatimeve, AKU, ISUV etj, s’më janë dhënë informacione dhe do të kaloj në kallëzim penal. S’kam kërkuar asjgë përveçse një liste me emrat e kompanive që janë kontrolluar në kuadër të sigurisë ushqimore. Konfidenciale!”, tha Braçe.
Ministri i Financave, Petrit Malaj priti në një takim zyrtar ministrin e deleguar për Tregtinë e Jashtme dhe Atraktivitetin Ekonomik të qeverisë së Francës, Nicolas Forissier, dhe delegacionin që e shoqëronte atë. Gjatë këtij takimi, palët diskutuan mbi ecurinë e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe forcimit të mëtejshëm të tij në të ardhmen, me fokus në integrimin evropian, zhvillimin e qëndrueshëm dhe nxitjen e investimeve dypalëshe. Ministri Malaj vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që qeveria franceze ka dhënë për vendin tonë, reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe vuri theksin në potencialin e madh që ekziston për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik…
Balla: Imagjinoni sikur ngjarja e ndodhur një familjareje të PD ti kishte ndodhur një të PS, do kishit ardhur sot këtu do kishit bllokuar foltoren arrestojeni, grup kriminal. Po c’punë ka motra sec bën vëllai. Se flisni me gjuhën e turpit.Nuk do bëjmë ne asnjë deklaratë, as për narkosin në fjalë që e keni brenda shtëpisë tuaj. Kujtojmë se vëllai i deputetes së PD, Elda Hoti, u arrestua një ditë më parë në Itali, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. Markelian Hoti u vu në pranga në Romë për llogari të drejtësisë belge. Sipas hetimeve, 27-vjeçari drejtonte një grup…
Balla: Të paktën për transparencë në Kuvend nuk ka asnjë kërkesë për heqje imuniteti, ka një kërkesë për dhënie autorizimi për masë sigurie. Nuk ka kërkesë për heqje imuniteti, sa i përket një kërkese për dhënie autorizimi, jeni njoftuar ashtu si edhe unë në datë 23, ora 10:00. Të gënjesh është edhe profesion sot ju e ushtroni në mënyrë shembullore. Thatë se ka një vendim 8 me 0 a mund ta kem edhe unë atë vendim? Sa i përket 8 me 0 , po ka një vendim në leximin pa jurisprudencë që thonë se GJKKO ka ndëryrë në kompetencat e kryeministrit.…
Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) ka arritur të kursejë 35,5 milionë euro për buxhetin e shtetit nga procedurat e prokurimit në 21 muaj të funksionimit. Shifrat janë bërë publike nga administratorja e OBP, Arlinda Pogaj, në një postim në rrjetet sociale, ku ajo thekson se brenda një periudhe prej vetëm 21 muajsh, institucioni ka zhvilluar rreth 1000 procedura prokurimi, ka shërbyer për 216 institucione publike dhe ka gjeneruar 35,5 milionë euro kursime reale për buxhetin e shtetit. Sipas saj, këto nuk janë thjesht shifra statistikore, por tregues konkretë të një modeli të ri funksionimi në menaxhimin e fondeve publike.…
Draft raporti vlerëson progresin e shpejtë në negociatat e anëtarësimit dhe hapjen e të gjithë grup-kapitujve brenda 13 muajve. Më tej thekson se objektivi për mbylljen e negociatave deri në vitin 2027 është i arritshëm, por kërkon zbatim të plotë dhe të pakthyeshëm të reformave, veçanërisht në shtetin e së drejtës, luftën kundër korrupsionit, zgjedhjet dhe lirinë e medias. “Duke qenë se forcimi i institucioneve demokratike, pavarësia e gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit, liria e medias dhe të drejtat themelore mbeten thelbësore për rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit“, thekson PE. “Pavarësisht arritjeve Shqipëria akoma përballet me sfida të ndryshme si për…
Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në Vlorë. Një 39-vjeçar është arrestuar pasi është konfliktuar me një person, ndërsa ishte i armatosur me një pistoletë me krehër me fishekë. Në pranga ra shtetasi me iniciale A. Sh., i cili sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka tentuar të fshehë në një lulishte, armën e zjarrit pistoletë që mbante me vete. Njoftimi: Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandaloi një ngjarje të mundshme kriminale. Arrestohet një 39-vjeçar që u konfliktua me një shtetas, për motive të dobëta, dhe mbante me vete 1 armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë. Sekuestrohet pistoleta. Strukturat…
Presidenti amerikan, Donald Trump do të udhëheqë sot në Uashington mbledhjen e parë të një strukture të re ndërkombëtare të quajtur Bordi i Paqes, e krijuar për të zgjidhur situatën në Rripin e Gazës, sipas Reuters. Takimi, që pritet të përfshijë përfaqësues nga mbi 45 vende plus Bashkimi Evropian, mbahet ndërsa mbeten ende pa u zgjidhur çështje kryesore lidhur me paqen dhe stabilitetin në Gaza. Në rendin e ditës janë probleme të rëndësishme si çarmatimi i luftëtarëve të Hamasit, madhësia e fondit për rindërtimin e zonës dhe mënyra e shpërndarjes së ndihmës humanitare për popullsinë e prekur nga lufta. Zyrtarë…