Author: tirana

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë në rrjetin social Facebook një video nga punimet e Samitit të Komunitetit Politik Europian, në Armeni. Në postimin e tij, Rama ka publikuar pamje nga takimet dhe momentet kryesore të samitit, duke theksuar praninë dhe angazhimin e Shqipërisë në këtë forum të rëndësishëm politik. Ai nënvizon se në këtë takim të nivelit të lartë, Shqipëria është dëgjuar me vëmendje dhe respekt, si pjesë e diskutimeve mbi sfidat dhe të ardhmen e përbashkët europiane. https://www.facebook.com/share/r/18U7KDcJKp/?mibextid=wwXIfr

Read More

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës priten deri të dendura.Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kudrati i jugut me shpejtësi mesatare 7m/s, e cila hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 12m/s.Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-3 ballë.

Read More

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, mori pjesë në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, e zhvilluar në Danimarke, ku u mblodhën drejtues të parlamenteve nga vendet anëtare dhe kandidate për të diskutuar sfidat aktuale dhe të ardhshme të sigurisë së kontinentit dhe të zgjerimit të BE-së. Gjatë punimeve të konferencës, Kryetari i Kuvendit mbajti fjalë në sesionin e parë me temë: “Europa në një rend botëror që ndryshon: Siguria, zgjerimi dhe roli i parlamenteve”, duke ndarë në fjalën e tij qëndrimet e Shqipërisë mbi zhvillimet gjeopolitike, zgjerimin e BE-së dhe perspektivën europiane të Shqipërisë dhe…

Read More

Dy vajza të reja janë vënë në pranga këtë të hënë në Tiranë, pasi një ditë më parë ato i vunë flakën apartamentit që kishin marrë me qira, për shkak të pakujdesisë. Si pasojë e zjarrit, nuk është dëmtuar vetëm apartamenti i tyre por edhe disa apartamente ngjitur. Nga ky aksident u rrezikua edhe jeta e fqinjit me inicialet A.K, i cili përfundoi në spital për shkak të asfiksisë. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetaset K. Sh., 25 vjeçe dhe S. Gj., 25 vjeçe, pasi dyshohet se për shkak të pakujdesisë së tyre,…

Read More

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në 70-vjetorin e shugurimit meshtarak të Hirësisë së Tij, Kardinal Ernest Simoni. Gjatë ceremonisë së zhvilluar në katedralen e Firences “Santa Maria del Fiore”, Presidenti Begaj vlerësoi figurën e Kardinal Ernest Simonit si një simbol të qëndresës, besimit dhe sakrificës, një “martir i gjallë”. “Historia Juaj është dëshmi e gjallë se asnjë regjim nuk mund të shfarosë besimin dhe dinjitetin njerëzor. Historia Juaj, Kardinal Ernest Simoni, na mëson se besimi nuk matet në kohë të qeta, por në kohë sprove dhe se dinjiteti i njeriut nuk varet nga rrethanat, por nga qëndrimi që…

Read More

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, në fjalën e tij në Komisionin e Jashtëm sot në 4 maj, ku është i pranishëm dhe ministri Ferit Hoxha tha se Shqipëria është para Serbisë në procesin e integrimit. Balla theksoi se opozita vetëm gënjen dhe thotë fake news. Ai shtoi se reforma në drejtësi është vlerësuar nga partnerët ndërkombëtarë të vendit. Taulant Balla, kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së: Opozita lexon vetëm fake news. Thanë se vendet anëtare të BE-së kanë rrëzuar IBAR-in. Nuk është rrëzuar IBAR-i. Çfarë do thuash zotrote (i drejtohet deputetit Tritan Shehu) kur të miratohet, se ke…

Read More

Menjëherë pas aksidentit tragjik, policia ka larguar nga zona familjen e autorit, Nikolla Rradaçi. Burime nga policia e Durrësit thanë për ABC News se janë marre masa për ndonjë hakmarrje të mundshme. Nikolla Radaçi është autori, i cili aksidentoi për vdekje dy të miturit dhe plagosi rëndë një tjetër, ditën e djeshme, 3 maj, në qytetin e Durrës, në zonën e ish-Kënetës. Sipas banorëve, por edhe policisë, Nikolla Radaçi ishte një person problematik. Ai lëvizte nëpër lagje me shpejtësi të lartë dhe nënë efektin e alkoolit. Banorët dëshmojnë se ai ishte kthyer në makth për sigurinë në lagje. Ndërkohë pas…

Read More

U jepet sot lamtumira e fundit dy fëmijëve që u përplasën për vdekje nga 57-vjeçari Nikoll Radaçi. Në ceremoninë mortore ka marrë pjesë edhe zv.kryeministrja Albana Koçiu e shoqëruar nga kryebashkiakja e Durrësit Emirjona Sako. Në një prononcim të shkurtër për mediat Koçiu paralajmëroi marrjen e masave. “Le të respektojmë dhimbjen. Patjetër që do të merren të gjitha masat”, iu përgjigj ajo gazetarëve. Në familjet e dy fëmijëve që humbën jetën një ditë më parë në zonën e ish-kënetës në Durrës, ka pllakosur zija. Tre të miturit u përplasën për vdekje nga një makinë me shpejtësi skëterre, e drejtuar nga Nikoll…

Read More

Ferit Hoxha, ministri i Jashtëm i vendit sot në 4 maj po raporton në Komisionin e Jashtëm në parlament. U ndal tek fakti se është përfolur për bllokim të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ai tha se kjo nuk është aspak e vërtetë, por se integrimi vijon normalisht. “Nuk ka pasur e nuk ka bllokim. Nuk ka pasur dhe nuk ka veto. Procesi i integrimit vazhdon normalisht. Komisionerja Kos disa herë ka theksuar se integrimi i vendit vijon. Ajo që është thelbësore është puna dhe rezultatet tona. Ne duhet të përmbushim reformat e duhet të bëjmë pjesën…

Read More

Policia, me anë të një deklarate sot në 4 maj, informon se ka vënë në pranga një 45-vjeçar, banues në Rrëshen. Shtetasi S.B akuzohet nga Italia për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik të lëndëve narkotike. Nga dënimi, i kanë mbetur që të vuajë edhe 4 vite e 8 muaj burg. Vijojnë procedurat ligjore për ekstradimin e këtij shtetasi drejt vendit fqinj. Njoftimi i policisë: Policia e Shtetit Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 92”. Kapet në lagjen “Vasil Shanto”…

Read More

Një ditë pas një aksidenti tragjik që i mori jetën dy fëmijëve në Durrës dhe plagosi një të tretë, Policia e Tiranës ka bërë një raportim javor mbi incidentet rrugore dhe monitorimin e trafikut. Kështu, bëhet me dije se gjatë javës është intensifikuar ndjeshëm monitorimi i trafikut, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore, dhe në një analizë javore janë evidentuar dhe trajtuar një numër i konsiderueshëm shkeljesh, ndërsa janë ndjekur 33 ngjarje penale. Në këtë kuadër, 16 drejtues mjetesh janë proceduar në gjendje të lirë për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”. Gjithashtu, 9 drejtues janë…

Read More

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit Arsuel Curaj, Alma Guraj, Gezim Guraj dhe Vladimir Jacaj për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ me pasoja të rënda, parashikuar nga neni 287/3 i Kodit Penal. Nga hetimet mbi procedimin penal nr.1280, të vitit 2021 u arrit të provohet se shtetasit A.C, A.G, G.G dhe V.J, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer kontrata (shkëmbime pronash, dhurime dhe shitje) dhe veprime bankare fiktive me qëllim pastrimin e produkteve penale në shumën prej 500 000 (pesëqind mijë)…

Read More