Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Rrugorja” intensifikon kontrollet, mbi 33 procedime dhe 15 mijë gjoba brenda një jave

11:46 / May 4, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 2471
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ditë pas një aksidenti tragjik që i mori jetën dy fëmijëve në Durrës dhe plagosi një të tretë, Policia e Tiranës ka bërë një raportim javor mbi incidentet rrugore dhe monitorimin e trafikut.

Kështu, bëhet me dije se gjatë javës është intensifikuar ndjeshëm monitorimi i trafikut, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore, dhe në një analizë javore janë evidentuar dhe trajtuar një numër i konsiderueshëm shkeljesh, ndërsa janë ndjekur 33 ngjarje penale.

Në këtë kuadër, 16 drejtues mjetesh janë proceduar në gjendje të lirë për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithashtu, 9 drejtues janë proceduar për “drejtim mjeti në gjendje të dehur”, ku 8 prej tyre janë arrestuar, ndërsa 1 është proceduar në gjendje të lirë.

Në raste të tjera, 7 drejtues janë proceduar për “drejtim mjeti pa leje drejtimi”, ku 3 janë arrestuar dhe 4 ndodhen në gjendje të lirë. Po ashtu, 3 drejtues mjetesh janë proceduar për “largim nga vendi i ngjarjes”, ndërsa 1 person është proceduar për “korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në total janë vendosur 15 mijë e 534 masa administrative, ku përfshihen:

-11 mijë e 164 masa për parkim të gabuar

-347 masa për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të mjetit

-1 mijë e 345 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse

-282 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit

Janë bllokuar gjithsej 33 mjete, konkretisht:

-18 mjete për parkim të gabuar (të tërhequra me karrotrec)

-9 mjete për mungesë dokumentacioni

-1 mjet për gjoba të papaguara

-2 mjete për verifikim me targa të huaja

-3 mjete të bllokuara si prova materiale

Gjoba intensifikon kontrolle rrugorja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.