Author: tirana

Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, sot në 5 maj komentoi aksidentin tragjik në Durrës, ku një shofer i dehur përplasi për vdekje dy fëmijë. Manja deklaroi se ngjarja është shumë e rëndë në rrafshin njerëzor. Ai shtoi se PS do i drejtohet Kuvendit me propozime për ndryshime në Kodin Rrugor dhe atë Penal. Sipas tij, këto ndryshime do të duhet të jenë, për të pasur më shumë siguri në rrugët tona. Ulsi Manja, kryetari i Komisionit të Ligjeve: Është jashtë rendit të ditës, por ai aksident tragjik ka zgjuar shumë ndjeshmëri te çdo prind. Ai njeri do marrë ndëshkimin…

Read More

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, zhvilloi një takim me kryetarin e Parlamentit të Moldavisë, Igor Grosu, në kuadër të angazhimeve të tij në Kopenhagen, Danimarkë. Peleshi theksoi në një postim në rrjetet sociale se, shkëmbimet parlamentare dhe bashkëpunimi mes dy vendeve mbeten thelbësore për avancimin drejt Bashkimit Europian dhe për ndarjen e përvojave në këtë rrugëtim. Në fokus të diskutimeve ishte edhe mbledhja e ardhshme e Komitetit të Ministrave në Kishinau, ku Moldavia, si vend kryesues, do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, theksoi Peleshi.

Read More

Në Tiranë u zhvillua Konferenca Rajonale mbi Klimën me temën “Të bashkuar për klimën”, një aktivitet që vuri theksin te rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit, inovacionit dhe politikave të gjelbra për mbrojtjen e mjedisit dhe të ardhmes së brezave. Ambasadorja e Zvicrës në Tiranë, Ruth Huber, theksoi urgjencën e adresimit të krizës klimatike, duke nënvizuar se ajo nuk është më një kërcënim i largët, por një realitet që ndikon drejtpërdrejt në jetën e përditshme, ekonominë dhe mjedisin. Sipas saj, efektet e ndryshimeve klimatike nuk njohin kufij dhe prekin çdo vend në rajonin e Ballkani Perëndimor. Konferenca synon të…

Read More

“Projekti i zëvendësimit”. Pas njoftimeve të Donald Trump-it për tërheqjen e pjesshme të ushtarëve amerikanë nga Europa, veçanërisht nga Gjermania, Italia dhe Spanja, ka shpërthyer alarmi mes aleatëve europianë. Këta të fundit kanë nisur të studiojnë zgjidhje alternative, pra si të ruhet i pandryshuar sistemi i mbrojtjes së Europës dhe aftësia e saj për të penguar kërcënimet. Dhe indikacionet e para tregojnë pranimin e idesë për të“zëvendësuar” largimet e mundshme amerikane me forca europiane dhe kanadeze. Kontaktet mes 31 partnerëve janë intensifikuar ditët e fundit dhe u thelluan edhe gjatë samitit të Komunitetit Politik Europian në Armeni, ku mori pjesë edhe…

Read More

Bilanci i viktimave në Kinë është rënduar, duke shkuar në 26 të vdekur dhe 61 të plagosur. Shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur në një fabrikë fishekzjarrësh në provincën Hunan të Kinë, duke shkaktuar vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e 61 të tjerëve. Ngjarja ndodhi në fabrikën “Huasheng”, në qytetin Liuyang, ku mbi 1,500 forca shpëtimi, përfshirë ekipe me qen, dronë dhe robotë, u angazhuan në operacionin e kërkim-shpëtimit. Autoritetet urdhëruan gjithashtu evakuimin e banorëve brenda një rrezeje prej 3 kilometrash nga fabrika. Sipas raportimeve, shtatë persona të mbetur nën rrënoja u shpëtuan dhe u dërguan në spital. Të plagosurit…

Read More

Krerët më të lartë të shtetit shqiptar bënë sot homazhe në “Varrezat e Dëshmorëve” me rastin e e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve të Atdheut. Të pranishëm në homazhe ishin Presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu, ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi dhe familjarë të dëshmorëve e veteranë të luftës. Ata vunë kurora me lule në monumentin “Nëna Shqipëri” në nderim të kujtimit të të rënëve për lirinë e vendit. 5 Maji është Dita e Dëshmorëve të Atdheut që kanë dhënë jetën e tyre për liri, demokraci, të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e çdo shqiptari.…

Read More

Shorti elektronik i Gjykatës së Posaçme ka përcaktuar gjyqtaren Elsa Ulliri si kryesuese të trupës gjykuese për çështjen ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Anëtarë të tjerë të trupës janë Flora Hajredini dhe Besmir Stroka, raporton për Top Channel, Dorjana Bezat. Në këtë proces gjyqësor, bashkë me Veliajn janë të bashkëpandehur edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, dhe 17 persona të tjerë.

Read More

Zv.kryeministrja Albana Koçiu po merr pjesë këtë të martë, më 5 maj, në konferencën rajonale mbi klimën që po zhvillohet në Tiranë. “Më lejoni ta nis këtë konferencë me një reflektim shumë të sinqertë. Kur dëgjova për herë të parë titullin e konferencës ‘Të bashkuar për klimën’, mendimi i parë që më kaloi ishte, por kush do të guxonte të dëgjonte një konferencë të ndarë për klimën?! Sigurisht që jemi të bashkuar, duhet të jemi sepse klima nuk na lë asnjë rrugë tjetër.”, tha Koçiu, duke u ndalur më tej tek përmbytjet e fundit në vend, të cilat siç u shpreh…

Read More

Tensionet në Gjirin Persik janë rritur sërish pasi Emiratet e Bashkuara Arabe deklaruan se kanë interceptuar 15 raketa dhe katër dronë të lëshuara nga Irani, duke paralajmëruar se ruajnë të drejtën për t’iu përgjigjur sulmeve që i cilësuan si “tradhtare”. Sulmet e së hënës shënojnë herën e parë që Emiratet janë vënë në shënjestër që nga marrëveshja e armëpushimit mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara më 8 prill. Sipas autoriteteve të Emirateve, një sulm me dron shkaktoi një zjarr “të madh” në Zonën Industriale të Naftës në Fujairah dhe plagosi tre shtetas indianë. Zyrtarët thanë gjithashtu se Irani goditi një…

Read More

Ndërsa sezoni veror po afron dhe destinacionet tradicionale të Evropës Perëndimore përballen me mbingarkesë turistike dhe çmime të larta, Riviera Shqiptare po shfaqet si një alternativë gjithnjë e më tërheqëse për pushuesit ndërkombëtarë, shkruan Betsy Blumenthal në një artikull të botuar në revistën amerikane të udhëtimeve “Chase Travel”. E përfshirë në listën kryesore të udhëtimeve për vitin 2026 nga “Chase Travel”, kjo vijë bregdetare përgjatë detit Jon po fiton vëmendje për bukurinë natyrore, çmimet konkurruese dhe autenticitetin e saj. Një destinacion në zhvillim Riviera Shqiptare shtrihet përgjatë një segmenti spektakolar ku malet takojnë detin me ujërat e kristalta. Zona karakterizohet…

Read More

Një shpërthim në një fabrikë fishekzjarresh në provincën Hunan të Kinës ka vrarë 21 persona dhe ka lënë 61 të plagosur. Shpërthimi ndodhi në fabrikën Huasheng Fireworks rreth orës 16:40 (sipas kohës lokale) të hënën, në qytetin Liuyang, duke detyruar ekipet e shpëtimit të evakuojnë të gjithë banorët brenda një rrezeje prej 3 km nga fabrika. Autoritetet angazhuan rreth 500 persona për operacionet e kërkim-shpëtimit dhe për trajtimin e të plagosurve, ndërsa u përdorën edhe robotë për të ndihmuar në gjetjen e personave të bllokuar brenda ndërtesës. Policia, e cila po heton shkaqet e shpërthimit, ka marrë “masa kontrolli” ndaj personit përgjegjës…

Read More

Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), portofoli i obligacioneve me ofertë private, i llogaritur si vlera e emetuar dhe ende e pashlyer, arriti në 39.1 miliardë lekë ose gati 404 milionë euro. Vetëm për vitin e kaluar, vlera e portofolit të obligacioneve është rritur me 10.7 miliardë lekë ose 38%. Ligjërisht, obligacionet me ofertë private mund të emetohen nga shoqëritë aksionare dhe të ofrohen për shitje te investitorë institucionalë dhe tek një numër prej deri 100 individësh. Në Shqipëri ato kanë nisur të përdoren në fund të vitit 2011 dhe emetuesit kryesorë kanë qenë bankat dhe institucionet financiare. Blerësit e…

Read More