Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëri të ditur se kanë mbetur edhe 27 ditë nga përfundimi i afatit për zbatimin e detyrimit për pranimin e pagesave pa para në dorë (cashless), përmes pajisjeve POS/POI, në një sërë sektorësh të ekonomisë. Sipas njoftimit zyrtar, ky detyrim përfshin strukturat akomoduese, shërbimet e transportit si dhe institucionet dhe shoqëritë publike me kapital shtetëror, të cilat duhet të sigurojnë funksionimin e sistemeve të pagesave elektronike në pikat e tyre të shitjes. Administrata tatimore thekson se ky hap synon rritjen e transparencës në transaksione, përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve dhe forcimin e formalizimit të ekonomisë…
Author: tirana
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur sot mospranimin e ankimit të bërë nga ish-presidenti Ilir Meta. Raportohet se çështja lidhej me kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më të lehtë, si arrest në shtëpi, garanci pasurore, detyrim paraqitjeje apo ndalim daljeje jashtë vendit. “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Saida Dollani, sot më datë 04.05.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 120 akti, datë 22.04.2026 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesit I.M: “Ankim kundër…
Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike, ka mbërritur në SPAK për zbatimin e masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’. Kryetari i selisë blu është pritur nga mbështetësit demokratë.
Të paktën 16 instalime ushtarake amerikane në 8 vende janë dëmtuar nga sulmet iraniane, duke përbërë pjesën më të madhe të pozicioneve amerikane në Lindjen e Mesme , sipas një hetimi të ri të CNN. Humbjet përfshijnë objektiva me vlerë të lartë. Ndër objektivat iraniane ishin avionë me vlerë shumë milionë dollarë, siç është një Boeing E3 Century, prodhimi i të cilit është ndalur dhe i cili ishte “syri” i SHBA-së në Gjirin Persik me vlerën e tij aktuale të vlerësuar në gjysmë miliardi euro. Sipas CNN, u goditën gjithashtu sisteme kritike radarësh dhe objekte telekomunikacioni, të vështira për t’u…
Pas aksidentit tepër të rëndë në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë, sot në 4 maj ka reaguar Policia e Shtetit. Në një njoftim për mediet, policia shprehet se nisur nga rasti tragjik, është pezulluar nga puna drejtori i Policisë Vendore të Durrësit, Afrim Tafa. Po ashtu është pezulluar zëvendësdrejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike të DVP Durrës, kryekomisar Zija Sulaj si dhe shefi i Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Durrës, kryekomisar Kreshnik Skëndo. Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për të vlerësuar nëse ka apo jo…
Kryeministri Rama mbërriti këtë mëngjes në vendin ku do të mbahen punimet Samitit të 8-të të Komunitetit Politik Europian, në Jerevan, Armeni, me pjesëmarrjen e 48 kryetarëve të shteteve dhe qeverive nga i gjithë kontinenti, si dhe për herë të parë me pjesëmarrjen e një vendi jo europian, Kanadasë. Në mbërritje, Kryeministri Rama iu përgjigj interesimit të mediave të pranishme: Pyetje: Cila është përparësia e Europës për negociatat me BE-në? Kryeministri Rama: Është një tjetër samit, Samiti i Komunitetit Politik Europian dhe një tjetër mundësi për të ndarë ambiciet dhe shqetësimet tona të përbashkëta. Ndërkohë, është një tjetër shans i madh…
Në Armeni në nisje të Samitit të 8-të të Komunitetit Politik Europian (EPC), Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka mbajtur një deklaratë përpara fillimit të punimeve, duke u ndalur te nevoja për një Europë më të pavarur dhe më të fortë strategjikisht në tre fusha kryesore, energji, mbrojtje dhe zinxhirët e furnizimit. “Jam shumë e lumtur që jam këtu në Armeni. Ky është takimi i 8-të i EPC dhe do të diskutojmë kryesisht temën e një Europe të pavarur. Ne duhet të reduktojmë varësitë tona të tepërta, konkretisht në tre fusha. E para është energjia. Ne jemi…
Gjykata e Lartë do të shprehet sot për njehsimin e praktikës gjyqësore sa i takon kushteve dhe kritereve për aplikimin e masës së sigurisë “arrest në burg”. Këtë të hënë në mesditë Kolegjet do të shprehen mbi kërkesën e Prokurorisë së Apelit Tiranë për rastin e Bektesh Zenelit, që u bë shkak për mbledhjen e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë nëse do të ndryshojë ose jo vendimi njëhsues i vitit 2011, ku referohen aktualisht organet gjyqësore për caktimin e masës së arrestit. Bashkë me vendimin pritet që në seancën publike të shpallet edhe vendimi mbi vendimmarrjen e Kolegjeve të Bashkuara, por…
Nis punimet Samiti i Komunitetit Politik Europian në Yerevan, ku marrin pjesë 48 krerë shtetesh dhe qeverish nga e gjithë Evropa. Mes tyre është edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili do të jetë pjesë e panelit kryesor të këtij takimi të 8-të, që zhvillohet nën moton “Ndërtimi i së Ardhmes: Uniteti dhe Stabiliteti në Evropë”. Sipas raportimit të gazetares së RTSH, Denada Shkodrani, kreu i qeverisë shqiptare pritet të zhvillojë një sërë takimesh dypalëshe gjatë qëndrimit në Armeni. Mes tyre përfshihen takime me kryeministrin armen Nikol Pashinyan, presidentin francez Emmanuel Macron, si dhe liderë të tjerë europianë. Në samit…
Policia ka publikuar informacionin zyrtar, lidhur me aksidentin tragjik që i mori jetën dy fëmijëve pasditen e së dielës në Durrës, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:10, në rrugën “Ohri”, në lagjen nr. 15 të qytetit bregdetar. Sipas hetimeve paraprake, shtetasi N. R., 57 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Mercedes-Benz ML”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin, duke dalë nga rruga dhe përplasur tre fëmijë të moshave 8, 10 dhe 12 vjeç. Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën shtetasit e mitur E. M., 12 vjeç, dhe K. N., 10 vjeç. Ndërsa…
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale disa momente nga puna e përditshme në Bllokun Operator të Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Digjestive në QSUT, duke vlerësuar punën e stafit mjekësor dhe standardet e ofruara për pacientët. Në një postim në Facebook, Rama thekson se ky bllok operator në QSUT funksionon falë kapaciteteve të nevojshme dhe përkushtimit të strukturave mjekësore, duke garantuar trajtim efikas, të sigurt dhe në përputhje me standardet bashkëkohore për çdo pacient. Ai ka publikuar gjithashtu pamje nga aktiviteti i përditshëm në sallat e operacionit, duke vënë theksin te profesionalizmi i mjekëve dhe puna e…
Një aksident tragjik u regjistrua të dielën në zonën e Ish-Kënetës në Durrës, ku dy fëmijë u përplasën për vdekje nga automjeti i drejtuar nga Nikoll Radaçi, i cili rezultoi se ishte i dehur. Korrespondentja e Top Channel, Vali Qyrfyçi, raporton se sot do përcillen për në banesën e fundit dy të miturit. Nga përplasja u plagos rëndë edhe një fëmijë tjetër, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, ndërsa mësohet se ka dëmtime të shumta.