Author: tirana

Bordi i Transparencës në datë 2 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi: ✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 206 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 194 lekë/litër. ✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 184 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 172 lekë/litër. 🗓️Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 2 ora 16.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e…

Read More

NATO ka njoftuar se mbetet e sigurt në aftësitë e saja të mbrojtjes dhe parandalimit, edhe pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për të tërhequr rreth 5000 trupa nga Gjermania. Ky zhvillim ka ngritur diskutime brenda aleancës për shpërndarjen e barrës së sigurisë mes vendeve anëtare. Një zëdhënës i NATO-s tha se aleanca është në komunikim të vazhdueshëm me Uashingtonin për të kuptuar në detaje arsyet dhe implikimet e këtij vendimi, duke theksuar se koordinimi mes aleatëve mbetet prioritet, shkruan skynews. Sipas NATO-s, ky ndryshim pasqyron nevojën që vendet evropiane të rrisin më tej investimet në mbrojtje dhe të marrin një…

Read More

Përfundojnë intervistat e profesorëve të mjekësisë që duan të drejtojnë 9 shërbime të rëndësishme në QSUT pas vendeve që u liruan pasi drejtuesit e tyre mbushën moshën e pensionit dhe nuk mund të mbanin më këtë pozicion. Pasi dorëzuan dokumentacionin me kriteret që duhej të përmbushnin për të drejtuar shërbimet spitalore përkatëse, kandidatët e përzgjedhur janë intervistuar nga një komision i cili kryesohej nga vetë ministrja e shëndetësisë Evis Sala, drejtues të QSUT, e të Universitetit të Mjekësisë. Kandidatët, një pjesë e të cilëve garojnë për herë të parë për drejtues të shërbimeve, kanë shpalosur idetë dhe vizionin se si…

Read More

Megjithëse sezoni ende nuk ka nisur zyrtarisht në Shëngjin atmosfera I ngjanë asaj të muajve të verës. Ditët me diell të këtij fillim maji e kanë mbushur me vizitorë bregdetin. Në bare dhe restorante gjithashtu janë shtuar vizitorët. Pushues nga qytete të tjera të vendit dhe nga Kosova kanë zgjedhur ta kalojnë fundjavën në këtë plazh. Operatorët turistikë dhe administrator të hoteleve në Shëngjin thonë se prenotimet kanë nisur herët. Kjo prani e shtuar e vizitorëve me fillimin e majit sipas tyre konfirmon tendencën e viteve të fundit ku Shëngjin po shndërrohet në një destinacion gjithnjë e më të pëlqyer …

Read More

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Golds”. Vodhi varëse floriri me vlerë rreth 12 000 euro në një argjendari në një qendër tregtare, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 17-vjeçari. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale varëset e vjedhura. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Golds”, pas njoftimit për një vjedhje në një argjendari në rrugën “Abdi Toptani”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë…

Read More

Një investim i rëndësishëm për banorët e fshatit Vilëz në Zall Bastar është rruga e re që lidh fshatrat përreth. Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për Tiranën, Ogerta Manastirliu, si dhe zv/ministri i Punëve të Brendshme Xhemal Qefalia zhvilluan sot një takim me banorët e zonës në kuadër të turit “Punët për Shqipërinë”. Në takim me banorët ata theksuan se rruga e re do të sjellë më shumë zhvillim, akses dhe mirëqenie për çdo familje. “Kjo rrugë për ju është zhvillim, kjo rrugë për ju është akses, kjo rrugë për ju është edhe më shumë mirëqenie për secilën prej familjeve…

Read More

Për tre ditë Shqipëria do kthehet në qendrën e drejtësisë ndërkombëtare. Nga data 6 deri në 8 tetë maj Kongresi Botëror i ligjit do të bëjë bashkë në Tiranë dhe më pas në Berat gati 600 personalitete të jurisprudencës. Ky aktivitet konsiderohet si sesioni hapës i Kongresit Botëror të Drejtësisë që do të mbahet në Shqipëri në 2027, në të cilin planifikohet të marrin pjesë 5 mijë gjyqtarë e krerë shtetesh dhe ku pritet të jepet edhe çmimi që njihet ndryshe si Nobeli i të drejtësisë. Po çfarë do të ndodhe gjatë tre ditëve në Tiranë që përkojnë edhe me…

Read More

Inspektimet në subjektet private dhe publike u intensifikuan gjatë muajit mars 2026, me qëllim garantimin e respektimit të legjislacionit të punës, sigurisë dhe shëndetit në punë, si dhe mbrojtjes së të drejtave të punëmarrësve. Sipas të dhënave mujore të publikuara nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore gjatë kësaj periudhe janë inspektuar 925 subjekte në të gjithë vendin, me fokus në verifikimin e kushteve të punës, zbatimin e kontratave, respektimin e orarit dhe pagesave, si dhe standardet e sigurisë në ambientet e punës. Nga këto kontrolle janë verifikuar gjithsej 22,162 vende pune, në funksion të evidentimit dhe parandalimit të…

Read More

Himara ka çelur zyrtarisht sezonin turistik veror 2026 me një program treditor aktivitetesh kulturore, sportive dhe argëtuese, të organizuara nga bashkia në zonat kryesore bregdetare të qytetit. Aktivitetet që zhvillohen në datat 1, 2 dhe 3 maj, përfshijnë koncerte, panaire, evente për fëmijë, aktivitete sportive, kinema në natyrë, festivale dritash, si dhe sporte ujore si kajak dhe zhytje. Programi synon të promovojë Himarën si destinacion turistik për të gjitha grupmoshat dhe për vizitorë vendas e të huaj. Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ndau pamje nga Himara, ku sipas saj, sezoni turistik premton të thyejë çdo rekord. “Një udhëtim mes historisë, traditës, kaltërsisë…

Read More

Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, ka deklaruar se vendimi i Shteteve të Bashkuara për të tërhequr një pjesë të trupave nga Evropa ishte i pritshëm dhe i parashikueshëm. Sipas tij, evropianët duhet të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre, duke theksuar nevojën për forcim të kapaciteteve mbrojtëse në kontinent, shkruan skynews. Pistorius bëri të ditur se Gjermania do të bashkëpunojë ngushtë me “Grupin e Pesëve”, ku bëjnë pjesë Mbretëria e Bashkuar, Franca, Italia dhe Polonia, në misionet e ardhshme të sigurisë dhe mbrojtjes. “Ishte e parashikueshme që SHBA do të tërhiqte trupat nga Evropa, përfshirë Gjermaninë”, u…

Read More

Në vetëm një muaj në krye të Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka kryer rreth 70 lëvizje në poste të rëndësishme brenda strukturës me 12 mijë efektivë. Historikisht, emërimi i drejtuesit të ri të policisë është pasuar me ndryshime zinxhir në hierarkinë e uniformave blu. Por që në takimet e para prezantuese në qarqe, Hita ua ka bërë të qartë vartësve, se mungesa e rezultateve nuk do të tolerohet. Urdhrat e ndryshimeve kanë ardhur në disa faza dhe kanë prekur kryesisht zëvendësdrejtorët e qarqeve në Tiranë, Fier, Lezhë, Shkodër, Elbasan. Në qendër lëvizje pati te Antiterrori dhe Operacionalja. Nuk mbetën…

Read More