Author: tirana

SPAK ka zhvilluar sot në mëngjes në 2 maj një operacion antidrogë në Elbasan, Librazhd dhe në Prrenjas. Kontrolle po kryhen në bashkitë kryesore të qarkut Elbasan, si dhe në disa lokacione të tjera. Gjykata ka lëshuar në total 18 urdhër-arreste, raporton gazetari i Klan News Fatos Salliu. Raportohet për disa të shoqëruar. Kontrolle intenstive po bëhen në banesa dhe në lokale.

Read More

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka përshkallëzuar përplasjen e tij me kancelarin gjerman Friedrich Merz, teksa Pentagoni amerikan njoftoi se do të tërheqë rreth 5,000 trupa amerikane nga Gjermania gjatë një viti, ose rreth 15% të forcave që janë aktualisht të pranishme në vend. “Ne parashikojmë që tërheqja të përfundojë në gjashtë deri në 12 muajt e ardhshëm”, tha zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes, Sean Parnell. Më shumë se 36,000 trupa amerikane janë të stacionuara në Gjermani, sipas shifrave zyrtar të të vitit 2025. Njoftimi erdhi pasi Trump tha këtë javë se po shqyrtonte uljen e numrit të trupave amerikane…

Read More

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura përgjatë relieveve malore në orët e mesditës e pasdite. Pas orëve të pasdites mot i kthjellët në të gjithë territorin. Reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët (pika) në orët e mesditës e pasdite përgjatë relieveve malore. Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 9m/s,ndërsa në bregdet, male dhe lugina hera-herës era do të arrijë deri 17m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë. Deti…

Read More

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i cili ndërtoi pa leje duke shfrytëzuar tarracën e pallatit. Policia njoftoi se “bazuar në informacionet e marra se një shtetas kishte ndërtuar, pa leje, në rrugën “Frederik Shiroka”, kanë ushtruar kontroll në zonë”. Sipas policisë, nga kontrollet u konstatua se shtetasi S. S., kishte ndërtuar pa leje, një objekt (banesë) në tarracën e një kompleksi pallati. Në vijim të veprimeve, policia bëri me dije se u arrestua në flagrancë shtetasi S. S., 57 vjeç, banues në Tiranë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Read More

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për ta mbështetur anëtarësimin e Kosovës në NATO, duke argumentuar se prania e saj në aleancë është thelbësore për mbrojtjen e interesave të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara në Evropën Juglindore. Rezoluta, e paraqitur më 30 prill me mbështetje dypartiake, nënvizon se qeverisja demokratike e Kosovës, kontrolli civil mbi forcat e sigurisë dhe bashkëjetesa multietnike përbëjnë argument bindës për anëtarësimin e saj në NATO. “Për më tepër, ndërsa forcat kundërshtare vazhdojnë të destabilizojnë rajonin, përfshirja e Kosovës në aleancën e…

Read More

Një 26-vjeçar dhe një 29-vjeçar me banim në Grabian të Divjakës, janë arrestuar nga policia pasi u kapën me kanabis e kokainë, që ishin ndarë në doza gati për shitje. “Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Operacionale”, në vijim të kontrolleve intensive për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Flagranca”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit T. F., 26 vjeç, dhe A. H., 29 vjeç, të dy banues në fshatin Grabian, Divjakë”, thuhet në…

Read More

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) rikujtoi se vijon që të jetë e hapur thirrja për 10 pozicione të lira në misionin e Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian, në Bruksel. Sipas njoftimit të MEPJ-së, aplikimet janë të hapura për nëpunës të Shërbimit të Jashtëm, punonjës të Administratës Publike, si dhe për çdo qytetar shqiptar profesionist, brenda dhe jashtë vendit, që plotëson kriteret e përcaktuara. Pozicionet e shpallura përfshijnë: zëvendësshef misioni, ministër Fuqiplotë; këshilltar për marrëdhëniet me Këshillin dhe DG ENEST; këshilltar për marrëdhëniet me Parlamentin Evropian; këshilltar për Komunikimin; koordinator i Dimensionit Sektorial me gradë Ministër Këshilltar; këshilltar për…

Read More

Qarku i Fierit po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një nga zonat kryesore të prodhimit të luleshtrydhes në vendin tonë, duke u kthyer në model të zhvillimit bujqësor të orientuar drejt tregut dhe eksportit. Në zonat e Cakranit, Frakullës dhe Kafarajt, sipërfaqet e mbjella me luleshtrydhe janë zgjeruar ndjeshëm vitet e fundit, ku fermerët kanë investuar në sera moderne dhe teknologji të avancuara kultivimi. Ndërsa sezoni i luleshtrydhes ndodhet në pikun e vet duke mbushur tregjet, ekipi i ATSH-së sjell pamje nga fushat e mbjella me frutin e shijshëm që ka krijuar panoramë karakteristike për zonën. Gjithkush që shkon…

Read More

Mbi 3 500 persona janë evakuar nga shtëpitë e tyre në Itali, ndërsa një zjarr pyjor vazhdon të shpërthejë midis qyteteve të Pizës dhe Lukës në rajonin piktoresk të Toskanës. Komuna e San Giuliano Terme pranë malit Monte Faeta është prekur veçanërisht, me situatën që u përkeqësua gjatë natës. Të enjten në mbrëmje, autoritetet lokale urdhëruan të gjithë banorët të largoheshin nga zona, ndërsa palestrat u shndërruan në strehimore. Zona përreth Monte Faeta, pak jashtë Pizës, është e njohur për pushuesit, veçanërisht për alpinistët. Presidenti rajonal Eugenio Giani e përshkroi situatën si “shumë të vështirë”. Ushtarët janë vendosur për të…

Read More

Mjetet inteligjente, si shpejtësimatës dhe dronët, po përdoren gjithnjë e më tepër nga Policia Rrugore për të kapur shoferët që mund të bëhen burim aksidenti në rrugët e vendit. Veçanërisht gjatë fundjavës dhe kryesisht në asket nacionale, në drejtim të zonave turistike dhe bregdetare, janë intensifikuar monitorimet me mjete inteligjente në të gjithë vendin. Gjatë javës së fundit, në të gjithë vendin, janë vendosur 26116 gjoba për shkelje të ndryshme. Shkeljet përfshijnë mospërdorim i kaskës mbrojtëse, mosvendosje e rripit të sigurimit, përdorim i celularit gjatë drejtimit të mjetit, parakalime të gabuara, drejtim i mjetit nën efektin e alkoolit, për zhurma…

Read More

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ritheksoi angazhimin e Gjermanisë ndaj NATO-s dhe partneritetit transatlantik, në një kohë tensionesh me Uashingtonin pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump për reduktimin e pranisë ushtarake amerikane në Evropë. Gjatë një vizite të trupave ushtarake në qytetin e Mynsterit kancelari Merz deklaroi se Gjermania vazhdon koordinimin e ngushtë me aleatët, veçanërisht me SHBA-në, duke theksuar se “busulla” e Berlinit vazhdon të jetë një NATO e fortë dhe një partneritet i besueshëm transatlantik. “Për të gjitha këto çështje, ne mbajmë kontakt të ngushtë dhe të besueshëm me partnerët tanë, duke përfshirë veçanërisht ata në Uashington. Ne e bëjmë këtë për interesin e përbashkët…

Read More