Author: tirana

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ritheksoi angazhimin e Gjermanisë ndaj NATO-s dhe partneritetit transatlantik, në një kohë tensionesh me Uashingtonin pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump për reduktimin e pranisë ushtarake amerikane në Evropë. Gjatë një vizite të trupave ushtarake në qytetin e Mynsterit kancelari Merz deklaroi se Gjermania vazhdon koordinimin e ngushtë me aleatët, veçanërisht me SHBA-në, duke theksuar se “busulla” e Berlinit vazhdon të jetë një NATO e fortë dhe një partneritet i besueshëm transatlantik. “Për të gjitha këto çështje, ne mbajmë kontakt të ngushtë dhe të besueshëm me partnerët tanë, duke përfshirë veçanërisht ata në Uashington. Ne e bëjmë këtë për interesin e përbashkët…

Read More

Kryeministri Edi Rama në një intervistës për agjencinë italiane të lajmeve ANSA, thotë se metoda evropiane e zgjerimit me anëtarë të rinj, mbetet shumë e ngadaltë dhe shumë e mbushur me pengesa. “BE-ja është një bekim për ne. Roli i saj është shumë i dobishëm për ndërtimin e institucioneve dhe ajo di ta bëjë këtë. Është procesi më neurotik i mundshëm, por funksionon. Falë kësaj, ne kemi ndryshuar. Bashkimi Evropian ka ndryshuar qëndrimin e tij themelor, që nga pushtimi i Ukrainës nga Putin. Më parë thoshin fjalët e duhura, por veprimet nuk pasonin. Kur erdhi pushtimi, ata e kuptuan se…

Read More

Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, Unioni i Sindikatave të Shqipërisë zhvilloi një protestë para Ministrisë së Ekonomisë, ku dhjetëra punëtorë u mblodhën me pankarta në duar për të kërkuar më shumë siguri dhe të drejta në punë. “Jeta e punëtorit nuk është kosto e biznesit”, “Paga dinjitoze për punëtorët” dhe “Nuk jemi makineri, jemi punëtorë me dinjitet”, ishin disa nga mesazhet kryesore të protestuesve. Gjatë protestës, punëtor por edhe organizatorë të këtij tubimi u shprehen se kjo ditë duhet të sjellë reflektim për kushtet e punës në vend. “Sot kërkojmë të drejtat tona, të ardhmen që meritojmë. Është thirrje për…

Read More

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, të dhënat më të fundit të ISHP kanë nxjerrë në pah një rritje shqetësuese të aksidenteve në vendin e punës gjatë vitit 2025, krahasuar me vitin 2024. Sipas statistikave, në vitin 2024 u regjistruan gjithsej 177 aksidente në punë, nga të cilat 33 përfunduan me humbje jete. Ndërsa në vitin 2025, numri total i aksidenteve ka arritur në 212, duke shënuar një rritje të ndjeshme. Edhe rastet fatale janë shtuar, duke arritur në 48. Sektorët më të prekur vijojnë të jenë ndërtimi, minierat dhe ndërmarrjet prodhuese. Në vitin 2025, vetëm në sektorin e…

Read More

SPAK ka përfunduar hetimet ndaj shtetasit rus V.U, të akuzuar për kërcënimin e shpërthimit të një bombe në aeroportin e Rinasit, rreth 3 vite më parë. 44-vjeçari, është marrë i pandehur për “kanosje për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”. Sipas SPAK, në shkurt të vitit 2023 rusi ka dërguar një e-mail në adresën e Shefit Operacional të Rinasit, ku kërcënonte me shpërthimin e një bombe nëse qeveria Shqiptare nuk njeh Kosovën si Serbi, si edhe pretendonte të kishte marrë peng 2 shqiptarë. Nga hetimi i rastit rezultoi se e-maili ishte dërguar nga shtetasi, rezident në Selanik. Pas shkëmbimit të…

Read More

UN Women paralajmëron se inteligjenca artificiale, anonimiteti dhe mungesa e ligjeve efektive po rrisin rrezikun e dhunës ndaj grave në hapësirat digjitale. Gratë që kanë rol publik po përballen me forma gjithnjë e më të avancuara të dhunës online, ka paralajmëruar OKB, duke theksuar se teknologjitë e reja po e bëjnë abuzimin më të lehtë dhe më të dëmshëm. Sipas një raporti të UN Women, kombinimi i inteligjencës artificiale, anonimitetit në internet dhe mungesës së mekanizmave të fortë ligjorë po krijon një mjedis gjithnjë e më të rrezikshëm për gazetaret, aktivistet dhe gratë në jetën publike. Nga mbi 1 mijë…

Read More

Bashkimi Evropian shprehu keqardhje që partitë politike në Kosovë nuk identifikuan një figurë unifikuese për kandidat për president të vendit, duke bërë që shteti të organizojë zgjedhjet e treta në më pak se një vit e gjysmë. Një zëdhënës i BE-së tha se blloku evropian shpreh keqardhje që partitë politike nuk arritën të identifikojnë një figurë unifikuese për presidentin e vendit, duke çuar në organizimin e zgjedhjeve të treta brenda një periudhe më pak se një vit e gjysmë. “Është urgjente për Kosovën që të forcojë dialogun ndërpartiak për të siguruar funksionimin efikas të institucioneve dhe për të mos humbur…

Read More

Bllokada e Ngushticës së Hormuzit po riformëson ndjeshëm rrugët ndërkombëtare të tregtisë, ndërsa trafiku i anijeve me kontejnerë po devijohet drejt transportit tokësor për të arritur destinacionet e tyre. Mbyllja e ngushticës ka detyruar kompanitë e transportit detar të kërkojnë korridore alternative tokësore për furnizimin me ushqime dhe mallra të ndryshme, pasi anijet nuk mund të aksesojnë më portet e vendeve të Gjirit përmes detit, sipas burimeve të sektorit të logjistikës dhe transportit detar. Sipas AFP, porti saudit i Xhedahut në Detin e Kuq po shndërrohet në një qendër të re rajonale të tranzitit, ku mbërrijnë anije të kompanive të…

Read More

Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi rezulton autori i 6 vjedhjeve të kryera të kryeqytet përgjatë 2 muajve të fundit. Sipas njoftimit të policisë 33-vjeçari vidhte motomjete, i çmontonte në pjesë dhe i shiste ato. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën pjesë të motomjeteve të vjedhura. Gjithashtu është proceduar penalisht një 39-vjeçar, pasi dyshohet se ka përvetësuar nga i arrestuari, motomjet dhe pjesë motomjetesh, të vjedhura. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, si rezultat i hetimeve të kryera pas kallëzimeve për vjedhjen e disa motomjeteve, kanë finalizuar operacionin policor “Remove”, si rezultat i të…

Read More

Ka hyrë këtë të premte në fuqi sërish marrëveshja për lëvizjen e lirë kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo marrëveshje do të jetë aktive deri në muajin tetor, ndërsa pritet të ripërtërihet edhe në muajt dhjetor dhe janar, si dhe gjatë fundjavave. Ajo parashikon shmangien e qëndrimit të automjeteve në radhë në kufi, si dhe lehtësimin e procedurave, ku kalimi bëhet pa kontroll të detajuar të letërnjoftimeve apo pasaportave, përveç rasteve të dyshuara. Zbatimi i saj ka shmangur pritjet e gjata në kufi. Sipas të dhënave zyrtare, vetëm gjatë mëngjesit të sotëm kanë hyrë në territorin e Shqipërisë rreth 15…

Read More

Rritja e kostove të energjisë dhe pasiguria e re që po shkakton lufta me Iranin mund t’i shtyjë sërish kompanitë europiane drejt modeleve të punës nga shtëpia, ndërsa paralelisht pritet të zgjerohet kërkimi për punonjës jashtë Bashkimit Europian, atje ku kostot e punës dhe taksimit janë më të ulëta. Kjo prirje nuk po mbetet vetëm në nivel parashikimesh. Në Bruksel, debati mbi punën në distancë është rikthyer si pjesë e paketave për menaxhimin e krizës energjetike. Komisioni Europian po inkurajon shtetet anëtare që të përdorin modele hibride dhe punë nga shtëpia si një mjet për të ulur konsumin e energjisë,…

Read More